Ukrainë, pesë civilë vriten nga dhuna në Kiev

Pesë civilë u vranë sot në aktet e dhunës që shpërthyen në Kiev gjatë përleshjeve mes policëve dhe manifestuesve kundër presidentit Viktor J...


Pesë civilë u vranë sot në aktet e dhunës që shpërthyen në Kiev gjatë përleshjeve mes policëve dhe manifestuesve kundër presidentit Viktor Janukoviç, njoftoi policia. “Pesë civilë u vranë në aktet e dhunës masive në Kiev”, deklaroi zëdhënësja e policisë, Olga Bilijk, pa dhënë hollësi të tjera.
Trafiku u ndërpre sot në të gjitha linjat e metrosë në Kiev dhe policët e ndërhyrjes së shpejtë iu afruan sheshit “Maïdan”, në qendër të Kievit dhe zemra e lëvizjes kontestuese e cila është vendosur atje që prej afro tre muajve. Forcat Berkut, të ndërhyrjes së shpejtë, u shfaqën në rrugët që të çojnë në sheshin “Maïdan”, ku manifestuesit po forconin menjëherë barrikadat. “Të gjitha stacionet e metrosë janë mbyllur, bëri të ditur zëdhënësja e metrosë, Natalia Kirnicka.

Related

Botë 5657366118802917761

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item