WhatsApp së shpejti edhe me thirrje
Drejtori ekzekutiv i WhatsApp, Jan Koum i cili javën e kaluar e shiti biznesin e tij tek Facebook për një shifër marramendëse prej 19 miliar...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/whatsapp-se-shpejti-edhe-me-thirrje.html
Drejtori ekzekutiv i WhatsApp, Jan Koum i cili javën e kaluar e shiti biznesin e tij tek Facebook për një shifër marramendëse prej 19 miliardë dollarësh, ka thënë se gjiganti i mesazheve mobile së shpejti do ta plotësojë shërbimin e saj edhe me zë.
Me shtimin e opsionit me zë, WhatsApp do të konkurrojë me rivalët tashmë të konsoliduar sikurse KakaoTalk, Line, BBM, Viber dhe të tjerat që e ofrojnë funksionin e njëjtë.
Koum sot tha se WhatsApp deri më sot ka arritur në 465 milionë përdorues aktiv mujor dhe 330 milionë përdorues ditor - një rritje prej 15 milionë përdoruesve që nga java e kaluar, kur shërbimi u shit tek rrjeti social Facebook.
Themeluesi i WhatsApp edhe një herë e konfirmoi mënyrën e funksionimit të shërbimit, edhe pas blerjes nga Facebook: "Nuk ka ndryshime të planifikuara dhe do të vazhdojmë të bëjmë atë që ne jemi përcaktuar ta bëjmë, edhe pas blerjes" tha Koum. "WhatsApp do të vazhdojë të punojë pa reklama." / Telegrafi /