Gafa e kompanisë, 61 mijë veta për 1 vend pune
Një gabim që mbetet për t’u përcaktuar nëse ishte teknik apo njerëzor për një vend pune shkaktoi kaos në Stokholm, Suedi. Gabimisht, zyra e...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/gafa-e-kompanise-61-mije-veta-per-1.html
Një gabim që mbetet për t’u përcaktuar nëse ishte teknik apo njerëzor për një vend pune shkaktoi kaos në Stokholm, Suedi.
Gabimisht, zyra e punës së një kompanie u kishte dërguar ftesën me anë të postës elektronike për një vend pune plot 61 mijë të papunëve, aq sa është edhe numri total i të regjistruarve si të papunë në kryeqytetin suedez.
Në intervistë ishin parashikuar të merreshin 1 mijë persona, por numri ishte shumë herë më i lartë.
Kaq mjaftoi dhe zyrat e kompanisë u mbytën nga njerëzit, aq sa me kalimin e minutave nisën të tensionet. Kompania u detyrua të kërkojë ndërhyrjen e policisë për të qetësuar gjakrat.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe shpërndau turmën e stërmadhe të të papunëve.
“Dicka nuk shkoi ashtu sic duhej me listën e adresave elektronike ku do dërgohej njoftimi për intervistë pune. Kjo na vendosi në një situatë të sikletëshme”, deklaroi zyrtari i kompanisë që kërkonte rekrutimin e një punonjësi.