ITALI – Papunësia në nivelin rekord prej 12,9 për qind

ROMË, 28 shkurt /ATSH-AFP/ – Papunësia është rritur në janar në Itali, duke arritur një nivel rekord prej 12,9 për qind të popullsisë aktive...


ROMË, 28 shkurt /ATSH-AFP/ – Papunësia është rritur në janar në Itali, duke arritur një nivel rekord prej 12,9 për qind të popullsisë aktive, njoftoi Instituti kombëtar i statistikave, Istat, në vlerësimet e përkohshme të publikuara sot.
     Në bazë vjetore, papunësia është në rritje prej 1,1 për qind. Kuota prej 12,9 për qind është më e larta që prej vitit 1977, njoftojnë mediat italiane.
     Sipas të dhënave të korrigjuara të luhatjeve të stinës, numri i personave në kërkim të një vendi pune është rritur në 3,293 milionë në janar në vend, një rritje prej 1,9 për qind në dhjetor dhe 260 000 persona për një vit.
     Tek të rinjtë aktivë për punë 15-24 vjeç, papunësia ka arritur gjithashtu në një nivel rekord, në 42,4 për qind, në rritje prej 0,7 për qind për një muaj dhe 4 për qind për një vit.
     Numri i të rinjve të papunë arrin në 690 000 persona, ose më tepër se një në dhjetë të rinj ose 11,5 për qind.
     Italia doli e dobët nga një periudhë dyvjeçare recesioni në tremujorin e fundit të 2013, por shifrat e papunësisë nuk po përmirësohen.

     Komisioni Evropian parashikon një rritje mesatare prej 12,6 për qind të papunësisë në Itali për vitin 2014 dhe 12,4 për qind vitin e ardhshëm, një sfidë e madhe për kryetarin e ri të qeverisë Matteo Renzi i cili e ka bërë krijimin e vendeve të reja të punës një ndër prioritetet e politikës së tij./   /irmapu/   A.JOR.

Related

Ekonomi 8232095785525790547

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item