Vajza e Timoshenkos: Nëna ime ka vuajtur si shqiptarët në burgjet e Serbisë
Eugenia Timoshenko Eugenia Timoshenko, vajza e ish- kryeministres së Ukrainës, Yulia Timoshenko, ka falënderuar rininë, studentët dhe të gji...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/02/vajza-e-timoshenkos-nena-ime-ka-vuajtur.html
Eugenia Timoshenko |
Eugenia Timoshenko, vajza e ish- kryeministres së Ukrainës, Yulia Timoshenko, ka falënderuar rininë, studentët dhe të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen në protestat masive në Kiev kudër diktatorit pro-rus Yaunkovich. Në protestat të cilat filluan që nga nëntori i vitit të kaluar morën pjesë edhe shqiptarë të Ukrainës.
Eugenia Timoshenko në një intervistë për agjencinë informative “Presheva Jonë”, ka falënderuar shqiptarët për angazhimin që kanë dhënë për lirimin e nënës së saj.
“Nëna ime ishte viktimë e hakmarrjes politike e regjimit të ish- presidentit Yaunkovich. Ajo ka vuajtur si shqiptarët në burgjet e Serbisë“, ka theksuar Eugenia, e cila ka i bëri apel komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë për të marrë masa ndaj diktatorit të fundit të Evropës në Ukrainë, të cilin e bën përgjegjës për dhjetra viktima në protestat e ditëve të fundit në Kiev.
Gjykata Supreme e Ukrainës kishte refuzuar apelin e ish- kryeministres Julia Timoshenko kundër dënimit shtatëvjeçar nën akuzat për shpërdorim të detyrës zyrtare. Timoshenko është burgosur që në muajn tetor të vitit 2011.
Eugenia Timoshenko |