Arabi Saudite: 12-vjeçarja tërheq divorcin nga 80-vjeçari

Një vajzë 12-vjeçare nga Arabia Saudite ka tërhequr kërkesën e saj për divorc nga bashkëshorti 80-vjeçar. Vajza, nga provinca Qasem në lindj...

Një vajzë 12-vjeçare nga Arabia Saudite ka tërhequr kërkesën e saj për divorc nga bashkëshorti 80-vjeçar. Vajza, nga provinca Qasem në lindje të Riadit, ishte martuar në shtator në këmbim të një shume prej 22600 dollarësh që i ishte paguar babait të saj. Ajo dhe e ëma bënë një kërkesë në gjykatë për ta anuluar martesën, me argumentin se vajza ishte përdhunuar. Por, tani 12-vjeçarja ka vendosur ta tërheqë kërkesën për divorc duke u shprehur se dëshiron të përmbushë dëshirën e babait të saj. “Jam dakord me martesën. Nuk kam kundërshtime. Kjo është për respekt ndaj babait tim dhe bindje ndaj urdhrave të tij”, ka thënë ajo në gjykatë, sipas gazetës lokale “Okaz”. Situata e vajzës u bë publike në janar kur ajo takoi një gazetare dhe iu lut ta shpëtonte. Në Arabinë Saudite nuk ka asnjë ligj kundër martesave të fëmijëve.

Related

Lajme te rralla 1755584366652065746

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item