Yanukovych bëhet i gjallë, i shkruan medieve ruse

Në një porosi me shkrim drejtuar popullit të Ukrainës, presidenti i përmbysur Viktor Yanukovych thotë se ai e konsideron veten ende si kreun...


Në një porosi me shkrim drejtuar popullit të Ukrainës, presidenti i përmbysur Viktor Yanukovych thotë se ai e konsideron veten ende si kreun legjitim të zgjedhur të shtetit. Ai njofton se se i është kërkuar nga autoritetet ruse që të sigurojë veten nga veprimet e “ekstremistëve”. Në porosinë, të cilën ia dërgoi agjencive ruse të lajmeve, Yanukovych thotë se vendimet e marra nga parlamenti i Ukrainës janë të jashtëligjshme. Sipas tij, rajonet jugore dhe jug-perëndimore nuk do të pranojnë mungesën e ligjit në vend, “ku ministrat zgjidhen nga turma e mbledhur në një shesh”. Yanukovych është përmbysur nga parlamenti i Ukrainës të shtunën e kaluar, pas tre muajsh protesta anti-qeveritare dhe trazirave të përgjakshme, që lanë të paktën 80 të vdekur. Mediet ruse citojnë burimet e tyre se Moska është duke siguruar mirëqenien e Yanukovych-it brenda territorit rus. Një portal rus raporton madje se Yanukovych gjendet në një sanatorium, në një paralagje të Moskës, mirëpo ky raport është hedhur poshtë nga zyrtarët në Kremlin./rel

Related

Botë 6177474798832445183

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item