10 filmat më të famshëm që janë bazuar tek CIA
Rastet kur Hollivudi ka ngritur në piedestal ose njollosur organizatën sekrete Shpeshherë mund të keni vënë re që shumë filma kanë në qend...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/03/10-filmat-me-te-famshem-qe-jane-bazuar.html
Rastet kur Hollivudi ka ngritur në piedestal ose njollosur organizatën sekrete
Shpeshherë mund të keni vënë re që shumë filma kanë në qendër të tyre institucione investigative amerikane si CIA apo FBI. Central Intelligence Agency (CIA) (Agjencia Qendrore e Inteligjencës) është një agjenci zbulimi e qeverisë së Shteteve të Bashkuara Amerikane, përgjegjëse për përftimin dhe shqyrtimin e njoftimeve (informacioneve) mbi qeveritë e huaja, ndërmarrjeve, dhe personave, dhe raportimin (ridërgimin) e këtyre informacioneve nëpër degëzime të ndryshme qeveritare. Funksion tjetër i CIA është të veprojë si “dorë e fshehtë” e qeverisë në angazhimin e operacioneve të fshehta, disa prej tyre mbi ligjshmërinë e pasigurt ne drejtim te presidentit. Ky funksion ka shkaktuar kundërthëniet më të shumta në lidhje me CIA në jetën e saj. Pikërisht këto detyra të CIA-s dhe operacionet e saj të shumta kanë qenë ushqim për skenaritstët e filmave. Në këtë listë renditen dhjetë filmat më të realizuar që imitojnë operacionet e organizatës sekrete.
1 – Three days of the Condor
“Unë nuk jam agjent terreni, thjesht lexoj libra!” Një film i drejtuar nga Sidnej Polak dhe me aktor kryesor bashkëpunëtorin e tij të hershëm Robert Redford (ata kanë realizuar sëbashku shtatë filma), Condor është një film i shkëlqyer i paranojës së mesit të viteve ’70. Si një oficer i CIAs, puna e Xhoe Tërner është të lexojë shumë libra dhe të krijojë lidhjet e agjencisë. Ai del jashtë për të blerë sanduiçë për kolegët e tij, dhe kur kthehet sheh që të gjithë kanë vdekur. Maks von Sidou përpiqet ta vrasë atë, por nuk ja arrin qëllimit. I gjithë filmi reflekton vitet ’70, gjë që tregohet nga stili i xhazit dhe sekuencat e ngjarjes. Ajo dekadë reflektoi pothuajse në mënyrë perfekte zhanerin e thrllerit paranoik.

2 – The good shepherd
Mat Demon, në këtë histori ku detajohet themelimi i CIA-s, është në rolin e tij më “dyshues”. Literalisht ai është një cip. Gruaja e tij nuk e njeh atë, ai nuk njeh më veten dhe ne nuk e njohim atë. Demon nuk shfaq asgjë – fytyra e tij e ftohtë dhe e palëvizshme, që nuk tregon asnjë lloj emocioni, bën që ai të jetë perfekt për rolin që luan. Ky film i drejtuar nga Robert de Niro, ka një kastë aktorësh të famshëm, dyshues dhe të pashëm: Alek Balduin, Xhoe Peski, Uilliam Hërt, Xhon Turturro dhe vetë De Niro. Filmi përshkohet nga tone të forta të tregimit të historive sekrete, dhe fytyra e të gjithëve duket e tërhequr fort me përpjekjen e dukshme për të qëndruar në heshtje. Ky film është komentuar për “ashpërsinë” që mbart.

3 – The hunt for red October
Ky film është një film thriller i vitit 1990, bazuar në novelën me të njëjtin emër të autorit Tom Klansi. Red Hunt është një nga filmat më të fundit të kinemasë që pasqyron Luftën e Ftohtë. Filmi drejtohet nga Xhon Mektirnan dhe aktori kryesor është Sean Koneri, në rolin e kapitenit Marko Ramius të një nëndetëseje sovjetike, dhe Alek Baldvin në rolin e Xhek Rajan, një analist i nivelit të ulët të CIA-s, i shërbimeve të inteligjencës sekrete. Skenat e filmit paraqesin një seri ngjarjesh që reflektojnë “idetë konspirative” që mund të lindin në kohë lufte. Filmi është shfaqur pak më pak se një vit pas rënies së murit të Berlinit. Një ndër mesazhet që filmi përcjell është se Sovjetët mund të mos ishin ashtu siç dukeshin.

4 – Spies like us
Cevi Cejs dhe Dan Ajkrojd, në kulmin e popullaritetit të tyre, luajnë rolin e dy punonjësve të paaftë qeveritarë, që pa e ditur janë dërguar në Bashkimin Sovjetik për të shërbyer si karrem për spiunët realë. Në film paraqiten aventurat komike të këtyre dy agjentëve, që çdo ditë ata luftojnë luftën ndaj komunizmit. Dhe thjesht sepse ata të dy janë tërësisht të paaftë, kjo nuk do të thotë se ata nuk e realizojnë pjesën e tyre. Ky është konsideruar një film frymëzues – çdokush mund të bëhet një oficer i shërbimeve të inteligjencës sekrete, edhe pse meritokracia mund të vihet në dyshim. Filmi është homazh i serialit “Road to…” ku luan Bob Hope dhe Bing Krosbi.

5 – The Bourne supremacy
Dalja e parë e kësaj triologjie spiunimi, The Bourne Identity u shfaq në të njëjtin vit me Die Another Day, një film i James Bond, në të cilin Pierce Brosnan sërfoi në një ajsberg të shkrirë. Jason Bourne (Mat Demon) ishte një kundërshtar i fuqishëm i kësaj marrëzie, brutaliteti dhe ngjarjeje aspak “paqësore”. Personazhi kryesor nuk vishet asnjëherë me veshje klasike dhe kostum, pasi kjo do të ngadalësonte shpejtësinë me të cilën ai do të godiste të tjerët. Supremacia e çoi këtë film në një tjetër nivel. I drejtuar nga Paul Gringras, ky film është kritikuar nga audienca e ndjeshme ndaj skenave të luftimeve. Është konsideruar se realizmi i filmave të Daniel Krajg janë një rezultat i drejtpërdrejt i influencës së Bourne.

6 – JFK
I fuqishëm, dhe për disa i vrullshëm, kombinim i fakteve, trillimit, hamendësimeve dhe paranojës, filmi JFK i Oliver Stone nuk është një film spiunimi, por CIA ka një prezencë të vazhdueshme gjatë zhvillimit të ngjarjeve. Filmi tregon historinë e përpjekjeve të Xhim Garrison për të dënuar vrasjen e presidentit Kenedi, dhe praktikisht ai fajëson CIA-n, Pentagonin dhe presidentin Lindon Xhonson. Është e frikshme të shohësh që njerëzit nuk duan t’ia dinë për të vërtetën – Stone ka përfshirë në filmin e tij skena, dokumentarë dhe foto të skenës reale të krimit. Përdorimi i tij i skenave të filmuara nga Abraham Zapruder mbetet tronditës edhe në ditët e sotme. Ka qenë e habitshme se si CIA nuk ka gjykuar Stone pas shfaqjes së këtij filmi.

7– The quite American
Bazuar në novelën e Graham Grin, The Quite American është historia e një gazetari (Majkëll Kein) që përballet me një amerikan idealist (Brendan Fraser) që rezulton të jetë një agjent i CIA-s që ndihmon në fillimin e luftës së Vietnamit. Filmi ishte menduar të shfaqej pas 11 Shtatorit, por shfaqja e tij u shty për në 2002, pasi u deklarua se ai implikonte amerikanët në sulme terroriste. Filmi parashtron një pyetje të madhe: “Sa është numri i vdekjeve dhe shkatërrimeve që duhet të shkaktojë Amerika me qëllim që të mbrojë një komb?”. Alden Pyle, amerikani i heshtur, i luajtur nga Fraser, ka shumë mundësi që të mendojë shumë ndryshe nga pjesa më e madhe e popullsisë. Të gjithë e dinë rezultatin e luftës së Vietnamit.

8 – Syriana
Zhvillimi i ngjarjeve të filmit Syriana është në thelb “trafikimi i naftës” në vend të drogës. Filmi tregon respekt për audiencën që ka të bëjë me kompleksitetin e historisë: ai nuk mbi shpjegohet gjatë skenave të filmit dhe në të njëjtën kohë “ruan hapin” e zhvillimit të ngjarjeve. Kasta e filmit përbëhet nga aktorë të mirënjohur, Xhorxh Kluni në rolin e një agjenti të CIA-s dhe Mat Demon në rolin e një biznesmeni të pagabueshëm, të cilët i japin filmit një nivel të lartë performance. Gjithashtu, personazh tjetër në film është Aleksandër Sidig, në rolin e një princi të një prej emirateve të Lindjes së Mesme, që reflekton dinjitet dhe vetëpërmbajtje.

9 – Mission: Impossible
Një nga filmat më të mirë që Brian de Palma ka drejtuar ndonjëherë. Ethan Hunt (Tom Kruis) dhe ekipi i tij, infiltrohen në njësitë e CIA-s në komunitetin Langlej, që ende nuk është i konsoliduar, me qëllim që të vjedhin listën NOC, një listë agjentësh që shërbejnë si Mekgafin (një mjet filmi në formën e disa qëllimeve, objekteve të dëshiruara ose motivues të tjerë për të cilat protagonist është i gatshëm që të sakrifikojë gjithcka) i filmit. Që në momentin që arrijnë të futen brenda, Hunt duhet të hyjë brenda një dhome që ka një dysheme sensitive ndaj prekjeve. Kruis është i veshur në të zeza që bie në contrast me dysheme e bardhë.

10 – Charlie Wilson’s War
Charlie Wilson’s War është një film dramë bibliorafik amerikan i 2007, që tregon historinë e vërtetë të kongresmenit amerikan Carli Uillson (1980), i cili bashkëpunon me një agjent të CIAs, Gust Avrakotos, për të zbatuar operacionin Cikloni, një program për të organizuar dhe mbështetur mujahidenët e Afganistanit (rebelët vendas) gjatë luftës së Sovjetëve në Afganistan. Filmi përfundon me nderimin e Çarlit për përkrahjen e dhënë, por e gjithë kjo përzihet me frikën e tij se cilat do të jenë pasojat e paparashikueshme të përpjekjeve të tij sekrete në të ardhmen e Amerikës. Drejtor filmi është Majk Nikols. Filmi është nominuar pesë herë për çmimin Golden Globe, por nuk ka fituar në asnjë kategori./to