10 tradhtarët më të njohur në historinë e SHBA

Arsyet pse tradhtuan kombin e tyre, dëmet që i sollën Amerikës “Tradhtia” përkufizohet si “një përpjekje për të rrëzuar qeverinë e një shtet...

Arsyet pse tradhtuan kombin e tyre, dëmet që i sollën Amerikës
“Tradhtia” përkufizohet si “një përpjekje për të rrëzuar qeverinë e një shteti, së cilës njerëzit duhet t’i jenë besnik, ose duke i shpallur luftë shtetit ose duke mbështetur materialisht kundërshtarët e tij”. Tradhtia është ndryshe edhe sinonim i pabesisë. Më poshtë renditen dhjetë personat që bënë “më të mirën” e tyre që Amerika të mos ishte sot ajo çfarë është. Në këtë listë më shumë ka agjentë të CIA-s dhe të FBI-së që më shumë për para vendosën të shesin sekret e vendit të tyre drejt Bashkimit Sovjetik. Ata i sollën shumë dëme vendit të vet, kur për shkak të tradhtisë së tyre, edhe shumë agjentë të tjerë amerikanë humbën jetën. Por në këtë listë ka edhe amerikanë që të transformuar në islamikë, u kthyen në mbështetës të Al Kaedës, duke marrë shumë jetë amerikanësh të pafajshëm. I tillë është rasti i Nidal Malik Hasan që ishte Major i Ushtrisë Amerikane, dhe i dyshuari i vetëm i sulmit ndaj bazës ushtarake në Fort Hood. Gjatë këtij sulmi ai vrau 13 marinsa marikanë dhe plagosi me qindra të tjerë.

 10. Xhejn Fonda

Fonda ishte një aktiviste e shumë çështjeve politike – veçanërisht kundërshtuese e luftës; ajo protestoi dhe kundërshtoi luftën ndaj Vietnamit dhe aktivitetet e lidhura me këtë ishin mjaft të debatueshme. Gjatë luftës së Vietnamit në 1972, ylli i kinemasë Xhejn Fonda vizitoi Vietnamin Verior dhe bashkëpunoi me qeverinë e Vietnamit Verior. Ajo besonte fuqishëm se të burgosurit e luftës amerikanë po trajtoheshin njerëzisht. Më pas ajo dënoi të gjithë ushtarët amerikanë si “kriminelë lufte”. Pas kësaj, shumë të burgosur të luftës pretenduan se ishin torturuar; ndërkohë që Fonda i cilësoi ata “gënjeshtarë”. Pas kthimit të saj në Amerikë, ajo nuk u përball me akuza ligjore apo profesionale, por shprehet se tashmë është penduar thellë për veprimet e saj, pasi e vërteta doli që amerikanët ishin torturuar.


9. Adam Jahije Gadan

Një amerikan i konvertuar në islamik, Adam Jahije Gadan (Azzami Amerikan), në 2005, kërcënoi për një sulm terrorist në Los Anxhelos në një video të Al Kaedës. Si një anëtar i plotë i “komitetit mediatik” të Al Kaedës, Gadan i shërbeu organizatës terroriste si përkthyes, prodhues videosh, interpretues kulturor dhe zëdhënës. Përkushtimi i Gadanit në propagandën e talebanëve ishte animues në intensitet, por gjithçka shumë reale. Pasi lideri i Al Kaedës miratoi videot – disa prej të cilave i referoheshin ShBA si “tokë armike” – Departamenti i Drejtësisë paditi Gadanin. Ky i fundit ishte amerikani i parë i akuzuar për tradhti që nga Lufta II Botërore. Besohet gjerësisht se “Azzami Amerikan” tashmë është “Azzami i vdekur amerikan”; sipas raportimeve ai u vra në janar të 2008-ës.


88. Aldrik Ejms  

Aldrik Ejms filloi të punonte për CIA-n gjatë shkollës së mesme, dhe vazhdoi të punonte atje deri sa u zbulua se ishte një agjent sovjetik në 1994. Ai ishte i specializuar në shitjen e identiteteve të agjentëve të CIA-s, në Komitetin e Mbrojtjes së Shtetit në Republikën e Bashkimit Sovjetik. Në mënyrë shumë të fshehtë, Ejms shenjonte me shkumës kutitë postare sa herë i nevojitej të kontaktonte me anëtarët e Komitetit. Dëmi që ai i shkaktoi Inteligjencës Amerikane nuk është përcaktuar, por vlerësimet tregojnë se ai ekspozoi më shumë se 100 agjentë, dhe ishte përgjegjës i drejtpërdrejtë i të paktën dhjetë vdekjeve. Një audit financiar zbuloi se ai dhe gruaja e tij kishin fituar më shumë se 4.6 milion dollarë gjatë karrierës së tyre të spiunimit. Ai shpjegoi gjithë gamën e aktiviteteve të kryera si pjesë e procesit të negocimit.



7. Tokio Roz

“Tokio Roz” është një etiketim i përbashkët që u bëhet jo një, por shumë grave që punonin për Radio Tokion gjatë Luftës II Botërore. Gjatë transmetimit të këngëve popullore, këto “zëra” citonin propagandën japoneze të destinuar për të ndikuar nostalgjinë e ushtarëve amerikanë dhe t’i bënin ata të përmalluar për atdheun e tyre. Iva D’akuino ishte më famëkeqja e tyre. Një qytetare amerikane me prejardhje japoneze, ajo punoi si folëse e Radio Tokios nga 1943–1945. Menjëherë pas luftës, ajo u arrestua, por më vonë u lirua pa qenë e akuzuar. Autoritetet rihapën çështjen e saj në 1948, në shenjë hakmarrje, dhe ajo u dënua për tradhti në 1949. D’akuino kaloi gjatë vjet në burg. Gjatë kohës së dënimit, ajo mohoi të kishte qenë e pabesë nga ShBA. Në 1977 ajo u fal dhe u lirua nga Presidenti Gerald Ford.

66. Aron Burr

Aron Burr, pasi kuptoi se karriera e tij politike kishte përfunduar, u përqendrua në territorin e Luizianës, që kishte probleme. Burr besonte se një ushtri e vogël mund ta merrte lehtësisht Luizianën, kështu që ai kontaktoi ambasadorin britanik, duke i ofruar ndihmën e tij për të marrë territorin. Në këmbim, ai kërkoi anije dhe para. Por atij i nevojitej dhe një gjeneral, kështu që i dërgoi një letër të koduar gjeneralit Xhejms Uilkinson, komandant i ushtrisë amerikane, ku i shpjegonte komplotin dhe i kërkonte shërbimet e tij. Uilkinson besonte se plani do të dështonte, dhe i tregoi gjithçka Presidentit Thomas Xheferson. Burr u nxorr para gjykatës. Ai nuk u deklarua fajtor, për shkak të specifikimeve të asaj që konsiderohej tradhti në Kushtetutën Amerikane.



5. Julius dhe Ethel Rozenberg

Në 1953, Julius dhe Ethel Rozenberg ishin civilët e parë amerikanë të ekzekutuar në bazë të Seksionit 2 të Aktit të Spiunazhit. Akuzat lidheshin me kalimin dhe dhënien e bombave atomike agjentëve rus (informacioni u dha nga vëllai i Ethelit, i cili punonte në Projektin e Manhatanit në Los Alamos). Ekzekutimi i tyre ligjor ishte “Dënimi i Shekullit ”dhe ishin të shumtë ata që besuan se dënimi i tyre ishte i padrejtë. Megjithatë, së fundmi, të dhëna zyrtare nga projekti VENONA i Bashkimit Sovjetik, kanë dëshmuar se Juliusi ishte realisht spiun i Republikës së Bashkimit Sovjetik. Në fakt, Morton Sobell, që u gjykua bashkë me Rozenbergun, pranoi në 2008 se, ai ishte spiun dhe se Julius Rozenberg i kalonte informacion të fshehtë mbi bombat atomike Sovjetikëve.

44. Robert Hansen

Robert Hansen ishte një agjent i FBI–së që spiunoi për shërbimet e Inteligjencës Sovjetike kundër ShBA për 22 vjet. Gjatë karrierës së tij të spiunazhit, ai vuri në rrezik hetime dhe operacione të shumta. Në të njëjtën kohë, ai u bë përgjegjës për arrestimin e vetvetes. Akoma më i rëndë ishte informacioni që ai i jepte Bashkimit Sovjetik lidhur me agjentët e Komitetit të kontaktuar nga FBI, duke identifikuar agjentët e dyzuar të zbuluar. FBI e kishte shumë të vështirë gjetjen e Hansenit, aq sa u detyruan të blinin informacion që ta mbyllnin brenda. Pakujdesia e tij çoi në kapjen e tij dhe në 2001 ai u shpall fajtor për 13 akuza spiunimi. Më pas ai u dënua me burgim të përjetshëm, pa mundësi lirimi. Të shumtë kanë qenë ata që i kanë cilësuar aktivitetet e tij si “inteligjenca më e keqe e mundshme në historinë e Amerikës.”

33. Nidal Malik Hasan

Nidal Malik Hasan ishte Major i Ushtrisë Amerikane, dhe i dyshuari i vetëm i sulmit ndaj bazës ushtarake në Fort Hood. Përpara sulmit, Hasani kishte shprehur vazhdimisht pikëpamje ekstremiste, të cilat i ishin komunikuar eprorëve të tij të FBI. Federalët monitoruan dhe e–mailet e tij të dërguara Imam Aulakit, i njohur dhe si Bin Ladeni i internetit. Fatkeqësisht, korrektësia politike dhe investigimi i ngadaltë, ndaloi ushtrinë që të vepronte për të parandaluar që Hasani të vriste 13 njerëz dhe të plagoste 30 të tjerë. Çuditërisht, Pentagoni asnjëherë nuk përmendi Islamizmin e Hasanit në raportin 86 faqësh të shkruar për të, edhe pse gjatë sulmit ai nuk ishte i veshur me uniformë, por me veshje tradicionale muslimane, dhe qëlloi viktima të paarmatosura ndërkohë që bërtiste “I madh është Allahu”.
22. Xhon Uoker

Në 1967, oficeri i marinës ushtarake Xhon Uoker, shkoi në Ambasadën Sovjetike në Uashington DC dhe u ofroi shitjen e sekreteve, ndër të cilat informacione lidhur me marinën ushtarake të ShBA. Motivimi i tij ishte vetëm financiar, dhe u vërtetua se ishte një marrëveshje ekstreme: për 17 vite, Uokeri i kishte dhënë Komitetit Sovjetik vendndodhjen e nëndetëseve nukleare amerikane, ashtu dhe procedurat që ShBA ndiqnin për hedhjen e raketave nukleare në rast lufte. Sovjetët mësuan gjithashtu vendndodhjen e përgjuesve nënujorë që gjurmonin nëndetëset nukleare sovjetike. Për më tepër, agjentët sovjetikë mësuan çdo lëvizje të trupave amerikane në Vietnam dhe i dhanë këtë informacion aleatëve të tyre, përfshi dhe afatet kohore të sulmeve ajrore ndaj Vietnamit Verior.
11. Benedikt Arnold

Emri i tij është sinonim i pabesisë. Gjatë Luftës Revolucionare Amerikane, Arnoldi e filloi luftën në Ushtrinë Amerikane, por më vonë dezertoi në Ushtrinë Britanike. Ndërkohë që ishte gjeneral në kahun amerikan, ai u bë komandant në pikës perëndimore Fort Klinton në Neë York, dhe i ofroi Britanisë një marrëveshje për dorëzimin e saj. Pasi komploti u zbulua, në Shtator të 1780, Arnoldi u bashkua me Ushtrinë Britanike si gjeneral brigade, ku ju caktua një pension i majmë dhe 6 mijë paund bonus. Shumë besojnë se ai ishte frustruar pasi nuk po ngrihej në detyrë, të tjerët i merrnin meritat e arritjeve të tij dhe ishte i lodhur nga akuzat se ai përfitonte nga ushtria. Në fakt, hetimet e Kongresit zbuluan se Arnoldi kishte shpenzuar nga paratë e tij për luftën Amerikane. Plani i tij u zbulua nga dokumentat e gjetura në letrat e Majorit britanik Xhon Andre.

Related

Suplement 8936654004749626299

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item