Tre vjet pas konfliktit, gratë siriane rrëfejnë
Një vullnetare e shoqatës Ai.Bi, viziton një kamp refugjatësh sirianë në Turqi dhe bisedon me disa nga gratë që i shpëtuan luftës. Ndiqni dë...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/03/tre-vjet-pas-konfliktit-grate-siriane.html
Një vullnetare e shoqatës Ai.Bi, viziton një kamp refugjatësh sirianë në Turqi dhe bisedon me disa nga gratë që i shpëtuan luftës. Ndiqni dëshmitë rrënqethëse të dy prej tyre dhënë për “La Repubblica”
Gjithçka nis në mars të 2011-s me një shaka të 15 adoleshentëve që vizatojnë në muret e qytetit Daraa grafite kundër regjimit. Torturohen dhe vriten. Populli rebelohet dhe protesta shndërrohet në luftë civile. Sot, pas tre vitesh bota shpreh solidaritetin ndaj vendit që në pak më shumë se 1000 ditë ka shkaktuar miliona viktima dhe nuk është fjala vetëm për të vdekurit. Mbi 5 milionë gjysmë të mitur janë prekur nga pasojat e luftës: 11.400 janë vrarë, 3 milionë strehohen në kampet e refugjatëve dhe 740 mijë ia kanë mbathur në vendet fqinjë. Këto janë të dhënat e “Ai. Bi.”, shoqatës që iu vjen në ndihmë fëmijëve e cila bashkë me shoqatën “Syrian Children Relief” ofron ndihmë ekonomike e mjekësore në fshatrat e provincës Idlib, si Binnish, Taftanaz, e Sarmin. Falë një bashkëpunëtoreje të tyre e përditshmja italiane “La Repubblica” ka intervistuar gratë që mundën të shpëtojnë fëmijët e tyre nga lufta dhe tani ndodhen në kampin e refugjatëve në Rayhanli, qytezë turke në kufij me Sirinë.
UMM: “Ia mbatha për të shpëtuar vajzat”
Umm Omar, hap dyert e shtëpisë së saj në Rayhanli, ku jeton bashkë me të shoqin, dy vajzat e saj, bashkëshorten e të birit dhe dy nipërit. I pret miqtë me mikpritjen tipike të grave siriane, duke i ftuar që të pinë një kafe. Është rreth të 40-ave dhe e veshur në të zi. Vijnë nga Homs, një nga qytetet më të goditura nga lufta, fillimisht e marrë nën kontroll nga rebelët dhe tani e rrethuar nga trupat e presidentit Bashar al Asad.
Si ishte situata në Homs para se të arratiseshit?
“E tmerrshme, nuk kishte asgjë. Forcat e opozitës sillnin nga një kuti me ushqime për familje çdo dy muaj, por nuk ishte e mjaftueshme, nuk arrinte deri në fund të javës”.
Si mbërritët në Turqi?
“Qyteti ishte i rrethuar nga ushtria, u arratisa natën, duke kaluar përmes lumit. Ishte ftohtë, shumë ftohtë. Me mua ishin vajzat, bashkëshorti dhe persona të tjerë, dikush u ndalua nga regjimi, jo të gjithë ia dolën mbanë”. Njëri prej tyre është edhe djali i saj, Omar.
Cilat janë problemet dhe frikërat më të mëdha për gratë në Siri?
“Dhuna e ushtarëve. U larguam mbi të gjitha sepse nuk donim që t’u ndodhte gjë dy vajzave tona”. Njëra prej tyre ulet para Umm-it, duhet të jetë nja 15-vjeçe dhe thotë se një ditë në shkollë një shoqe e saj u mor me forcë nga ushtarët e regjimit.
Suad: Fëmijët e mi të sëmurë nga frika
Suad është një grua rreth të 30-ave, ashtu si Umm jeton në Ryhanly prej katër muajsh me 4 fëmijët e saj, të shoqin dhe familjen e të vëllait. Vjen nga periferia e Idlib, nga ku u arratis për shkak të bombardimeve.
Suad është një grua rreth të 30-ave, ashtu si Umm jeton në Ryhanly prej katër muajsh me 4 fëmijët e saj, të shoqin dhe familjen e të vëllait. Vjen nga periferia e Idlib, nga ku u arratis për shkak të bombardimeve.
Në ç’gjendje ishte Siria kur e latë?
“Kishte avionë, bomba, shtëpi të shkatërruara, mungonte ushqimi dhe qumështi për fëmijët”
Si ia dilnit me fëmijët?
“Qanin gjatë gjithë kohës, nuk flinin, kishin frikë, ishin të sëmurë. Ishin të sëmurë nga frika”. Trishtimi përshin Suad-ën. Duke ndryshuar tonin e bisedës, aktivistja e pyet:
Si ishte jeta në Siri para konfliktit?
Kishim ato që na duheshin, nuk vuanim urinë dhe qëndronim gjithnjë bashkë. Vizitoja shpesh të afërmit e mi, e dija se ku ndodheshin dhe çfarë bënin, tani nuk di më asgjë për ta”. Bie heshtja. Djali më i madh i Suad-ës u arrestua një vit më parë nga ushtria e Asadit dhe prej atëherë ajo nuk ka marrë asnjë lajm prej tij. Ishte 18 vjeç./Dorina Gjuzi