“Liria nuk është e lirë”: Obama po na përgatit për përplasje të gjatë me Rusinë

Nga Gavin Hewitt, BBC Në një fjalim të rëndësishëm përpara 2 mijë njerëzve në një sallë koncertesh në Bruksel, Presidenti Obama përcaktoi st...

Nga Gavin Hewitt,BBC


Në një fjalim të rëndësishëm përpara 2 mijë njerëzve në një sallë koncertesh në Bruksel, Presidenti Obama përcaktoi strategjinë e tij për mënyrën se si do sillen me Rusinë për çështjen e Ukrainës.
Ai e karakterizoi krizën si një kontrast të ideve dhe besimeve mes Perëndimit dhe Rusisë. Ai tha se aneksimi i Krimesë ka shkelur besimin se e drejta ndërkombëtare ka rëndësi, ndërkohë që kufijtë nuk mund të rishkruhen.
Edhe njëherë tjetër, tha ai, Europa po përballet me ata që mendojnë se kombet e mëdha mund të detyrojnë ato më të vogla, se fuqia është e drejtë.
Presidenti tha, megjithatë, se kjo nuk është një tjetër Luftë e Ftohtë. Perëndimi do të mbizotërojë, jo duke përdorur veprimet ushtarake, por me fuqinë e vlerave të tij.
Me kalimin e kohës, Rusia do e kuptojë se forca brutale nuk mund të fitojë. Ai e lidhi me qëllim këtë krizë si një përplasje ideologjish. Por Presidenti tha se nëse lidershipi rus do të vazhdojë në këtë rrugë, atëherë izolimi do thellohet, sanksionet do zgjerohen dhe ekonomia ruse do dëmtohet.
Është e paqartë megjithatë nëse zyrtarët europianë do bien dakord për zgjerimin e sanksioneve nëse Rusia nuk ndërmerr të tjera hapa ushtarakë.
Kjo vizitë synonte fillimisht të tregonte se Shtetet e Bashkuara dhe Europa janë të bashkuara, por Presidenti bëri edhe disa bisedime direkte.
Ai tha se të gjithë duhet të kontribuojnë për mbrojtjen kolektive.
Obama nuk e fshehu zhgënjimin e tij me europianët, që kanë shkurtuar shpenzimet për aftësitë mbrojtëse. Në një konferencë për shtyp, ai tha se ‘liria nuk është e lirë’.
Kur ai u takua me zyrtarët europianë, u tha atyre: “Ju nuk mundeni thjesht të mbështeteni tek energjia e njerëzve të tjerë, edhe nëse ajo ka disa kosto, disa dobësi”.
Ishte një referencë e qartë se Europa duhet të bëjë disa kompromise në fusha të tilla si shfrytëzimi i gazit argjilor, për të reduktuar varësinë nga nafta dhe gazi rus.
Përpara se të largohej nga kryeqyteti belg, ai u takua edhe me zyrtarë të NATO-s. Ata ranë dakord për të rritur praninë e NATO-s në Europën Lindore mes shteteve që ndjehen të pambrojtura nga presioni rus. Do ketë më shumë stërvitje të NATO-s në këto vende.
Presidenti i SHBA duket se po e përgatit audiencën e tij për një luftë të gjatë me Rusinë.

Related

Shtypi i huaj 8903993373180073952

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item