Profesori francez: Ja pse Kadare nuk e merr çmimin “Nobel”

Profesori nga Universiteti i Parisit, Jean Paul Champseix, ka thënë se shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, ka njohur një sukses të lartë në ...


Profesori nga Universiteti i Parisit, Jean Paul Champseix, ka thënë se shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, ka njohur një sukses të lartë në shtetin e djepit të kulturës, por kritika letrare franceze ka mbetur gjithnjë e hamendësuar se si të besohet se shkrimtari shqiptar nuk kishte bashkëpunuar me regjimin e asaj kohe në Shqipërinë komuniste. Sipas tij, kjo ka qenë ndër shkaqet pse Kadare nuk është shpërblyer deri më tani me çmimin më prestigjioz për letërsi “Nobel”. Jean Paul Champseix, profesor në Universitetin e Parisit, ka treguar në një ligjëratë të mbajtur në Institutin Albanologjik, mënyrat e tij se si ka bërë përpjekje t`i analizojë veprat letrare të shkrimtarit shqiptar Ismail Kadaresë, që është tejet joshës edhe për lexuesit francez. Në këtë ligjëratë të titulluar “Arsyet e suksesit të veprës së Ismail Kadaresë në Francë”, që është organizuar nga Ambasada dhe Aleanca franceze në Kosovë në kuadër të Javës Frankofone në vend, profesori Champseix e ka cilësuar Kadarenë si një shkrimtar të jashtëzakonshëm dhe i cili ka një statut tejet të veçantë, ku stili i tij i të shkruarit është disi vështirë të kuptohet, jo vetëm në Shqipëri, por edhe Francë.
Jean Paul Champseix, ligjëratën e tij para studentëve të Universitetit të Prishtinës, veprat letrare të Ismail Kadaresë i ka shpjeguar në katër pika përgjithësuese: “Një statut i çuditshëm”, “Literatura e një pune të papritur”, “Strategjitë e punës së një opozitari” si dhe “Kadare dhe Franca: I lexuari në mërgim”.
“Vepra letrare e Kadaresë është tejet paradoksale. Ka lindur në vendin që ka pasur një periudhë totalitare në planet. Shumica e romaneve të tij janë përkthyer nga regjimi i atëhershëm, përveç disa romaneve si “Përbindëshi” apo “Koncert në fund të dimrit”. Nga fakti që Kadare jetonte në këtë situatë, veprat e tij letrare kanë qenë pre e disa gjykimeve të kundërta”, ka thënë Champseix, i cili është autori i librit që bëri bujë në shtetin e tij të lindjes “57, Bulevardi Stalin – Kronika shqiptare”, dhe që e shkroi së bashku me gruan e tij që hodhën kujtimet e tyre në këtë vepër të gjashtë vjetëve sa kishin jetuar në Shqipëri gjatë viteve ’80.
Profesori i Champseix ka thënë për autorin se gjysmën e jetës së tij e kalon në Shqipëri e gjysmën tjetër në Francë dhe se Kadare ka njohur një sukses të lartë në shtetin e djepit të kulturës, por që kritika letrare franceze ka mbetur gjithnjë e hamendësuar se si të besohet se shkrimtari shqiptar nuk kishte bashkëpunuar me regjimin e asaj kohe në Shqipërinë komuniste. “Kritika, vërtet e ka shtruar shpesh këtë pyetje dhe nga kjo është thënë se pikërisht ky ka qenë njëri ndër shkaqet se pse Kadare nuk është shpërblyer deri më tani me çmimin më prestigjioz për letërsi “Nobel”. Kritika letrare franceze që nuk kishte njohuri të duhura se ku do ta vendoste Kadarenë, ka gjetur këtë formulë e titulluar “Rasti Kadare”. Në Francë, ka pasur polemika të ashpra letrare ndërmjet shkrimtarëve për rastin Kadare, i cili, në disa momente nga disa kritikë është cilësuar si mall importi që kishte për detyrë që shtetit të Shqipërisë t’ia jepte një imazh sa më të bukur në tërë planetin”, theksoi Champseix.
Pas ligjëratës së profesorit nga Franca, me një kumtesë është paraqitur edhe hulumtuesi i pavarur Gëzim Aliu me temën “Retorika e tekstit në romanin Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Paraprakisht, para se të ligjëronin panelistët Champseix dhe Aliu, me një fjalë rasti të pranishmit i ka përshëndetur ambasadorja e Francës në Kosovë, Maryse Daviet si dhe drejtori i Institutit Albanologjik në Prishtinë, Hysen Matoshi.

Jean Paul Champseix, përveçse është njohës i veprave letrare të Kadaresë është i cilësuar të jetë njohës i mirë i letërsisë dhe kulturës shqiptare. Kontributet e tij shtrihen në dimensione të ndryshme studimore që është njohës i kontekstit social dhe kulturor të Shqipërisë së viteve ’80, duke qenë njëri ndër intelektualët e rrallë evropian që pati mundësi t’i përjetonte zhvillimet e asaj periudhe. Aktivitetet kushtuar Javës së Frankofonisë në Kosovë, do të jenë të hapura deri në fundjavën e fundit të muajit mars të këtij viti.

Related

Kultura 7291671570264288493

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item