Ndarje Rusi-Kinë rreth Krimesë

Ndërsa kritikët më të zëshëm të Rusisë kanë vendosur sanksione ekonomike për shkak të Krimesë, gjithashtu disa prej aleatëve të Moskës janë ...


Ndërsa kritikët më të zëshëm të Rusisë kanë vendosur sanksione ekonomike për shkak të Krimesë, gjithashtu disa prej aleatëve të Moskës janë duke i parë me dyshim veprimet e saj në Ukrainë. Materiali në vazhdim tregon se si po ndikon kjo krizë tek marrëdhëniet e Rusisë me Kinën dhe me ish-republikat sovjetike.
Lidhur me luftën civile të Sirisë, Kina dhe Rusia bashkëpunuan për të mos lejuar sanksione më të ashpra kundër presidentit Bashar al-Asad, duke denoncuar mbështetjen e huaj për rebelët si shkelje të sovranitetit sirian.
Sa i përket Krimesë, Kina ka krijuar ngadalë një ndarje me Rusinë, për të njëjtin problem të sovranitetit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Hong Lei:
"Kina respekton gjithmonë sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha shteteve. Kriza e Krimesë duhet të zgjidhet politikisht brenda kuadrit ligjor dhe të rendit. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të ruajnë qetësinë dhe të ushtrojnë vetëpërmbajtje për të shmangur shkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve."
Kina nuk dëshiron asgjë që do të mund të inkurajonte tensionet separatiste, duke bërë Krimenë një lëvizje të kushtueshme për Rusinë, thotë profesori i Universitetit amerikan Keith Darden.
"Kina ka një politikë shumë të rreptë anti-ndarje, me moton ‘Kina është një’. Ajo kërkon mbështetje ndërkombëtare për pozicionin e saj në Tajvan. Ideja se me referendum popullor zona të vendit mund të vendosin, pa miratimin e qeverisë qendrore, se nuk janë më pjesë e shtetit është diçka që ata nuk do ta pranojnë kurrë. Pra, Rusia po vetëizolohet me këtë veprim."
Kur Rusia vuri veton ndaj një projekt-rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Krimenë, Kina abstenoi, duke thënë se duhet bërë më shumë për të shtensionuar krizën.
Zyrtarët amerikanë thonë se janë konsultuar ngushtë me Kinën në lidhje me çështjen e Ukrainës, në përpjekje për ta izoluar Rusinë edhe më tej duke i paraqitur veprimet e saj në Krime si shkelje të normave ndërkombëtare. 
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit Jen Psaki:
"Shpresa jonë vazhdon të jetë që shumë anëtarë të komunitetit ndërkombëtar, duke përfshirë Kinën, të jenë të koordinuar dhe të bashkëpunojnë kundër hapave të paligjshme që Rusia mori në këtë rast dhe për presionin që duhet të ushtrohet nga jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por nga vende në mbarë botën."
Marrja nën kontroll e një ish-republike sovjetike nga ana e forcave ruse ngre gjithashtu pyetje nëse Moska do të ruajë status quo-në e pas Luftës së Ftohtë.
"Kazakistani, për shembull, është shumë i alarmuar nga ideja se popullatat rusisht-folëse mund të kenë të drejtë të vendosin nëse duan të shkëputen dhe të bëhen pjesë e Federatës Ruse. Në kuadër të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura, Rusia e ka respektuar parimin e sovranitetit dhe kjo është pjesërisht arsyeja pse ajo ka pasur marrëdhënie të mira me Kazakistanin dhe disa nga fqinjët e saj. Një ndryshim ndaj këtij parimi që do të shkaktonte dëme të mëdha tek ato marrëdhënie."
Presidenti Vladimir Putin thotë se Rusia nuk është përgjegjëse për krizën në Krime. Ai ka thirrur një takim për në fillim të prillit mes vendeve post-sovjetike të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura për të diskutuar krizën në Ukrainë. /VOA/

Related

Botë 9181981276739317315

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item