The Economist: Rendi i ri botëror rus

Analiza/Çfarë do të ndodhë me diplomacinë dhe sigurinë pas Krimesë The Eonomist Rendi botëror post-sovjetik ishte shumë larg perfeksionit, p...

Analiza/Çfarë do të ndodhë me diplomacinë dhe sigurinë pas Krimesë

The Eonomist

Rendi botëror post-sovjetik ishte shumë larg perfeksionit, por ideja e Vladimir Putin për ta zëvendësuar atë është akoma më keq
“Në mendjet dhe zemrat e njerëzve”, Vladimir Putin i tha parlamentit rus këtë javë se Krimea gjithnjë ka qenë një pjesë e pandarë nga Rusia. Ai e aneksoi gadishullin me shpejtësi dhe efiçensë, të mbështetur nga shumica dërrmuese në një referendum. Ai e quan këtë fitore dhe një goditje kundër Perëndimit.
E vërteta është se Z.Putin është një forcë për paqëndrueshmërinë dhe konfliktin. Akti i tij për rendin e ri kishte si qëllim rishikimin e kufijve duke përdorur argumenta që do të ndezin konfliktet territoriale në dhjetëra vende mbarë botën. Edhe pse shumica e krimeanve duan t’i bashkohen Rusisë, referendumi ishte një farsë. Sjelljet e fundit të Rusisë ngjasojnë me fillimin e një lufte të re të ftohtë me Amerikën. Në fakt kjo përbën një kërcënim më të gjerë kudo sepse Putin po sulmon rendin ekzistues botëror.
Politikat e jashtme ndjekin ciklet. Kapitullimi sovjetik çoi në një dekadë supremacie të pakundërshtueshme për Shtetet e Bashkuara dhe vlerave të saj. Por,  si pasojë e arrogancës së Xhorxh Bushit, kjo ‘botë unipolare’ u pengua në pluhurin e Irakut. Qysh atëherë Barak Obama është përpjekur të nxisë frymën bashkëpunuese, të ndërtuar në besimin se Amerika mund të bashkëveprojë me vendet e tjera për të përballur problemet e përbashkëta dhe të izolojë keqbërësit. Kjo ka dështuar në Siri, por ka treguar shenja pune në Iran. Dhe në formën e saj më të mirë, Amerika ka ndikuar në mbajtjen e korsive detare të hapura, kufij të respektuar dhe të drejtat ndërkombëtare nën vështrim. Marrë nga kjo anë, rendi post-Sovietik ka kuptim.
Tani është Putin ai që po e shkatërron këtë. Ai e sheh marrjen e Krimesë si një e drejtë ndërkombëtare, nën argumentin se rënia e qeverisë në Kiev nënkupton se ai nuk është më kufi në bazë traktatit të nënshkruar në vitin 1994, kur Ukrahina hoqi dorë nga armët bërthamore. Por e drejta ndërkombëtare varet nga qeveritë që trashëgojnë të drejtat dhe detyrat e paraardhësve të tyre. Ai ka ngritur parimin se duhet të mbrojë patriotët e tij kudo që ata ndodhen – çdo njeri që e përcakton veten rus. Kundrejt të gjithë provave, ai mohoi se trupat që morën nën kontroll Krimenë ishin rusë. Kombinimi i mbrojtjes dhe dredhisë është një formulë ndërhyrjeje në çdo vend ku ka minoritete, dhe jo vetëm rus.
Ai nuk e përfill parimin që ndërhyrjet jashtë vendit duhet të jenë mjeti i fundit që duhet përdorur. Përmend bombardimet e NATO-s në Kosovë në vitin 1999, por kjo erdhi si pasojë e dhunës së tmerrshme. Edhe Kosova ashtu si Krimea nuk u aneksua menjëherë por u nda më vete nëntë vjet më vonë.

Rendi i ri i Putinit, shkurtimisht, është i ndërtuar në parimin e ‘revanshizmit’ (hakmarrjes), përbuzjes së të vërtetës dhe të të bërit çdo gjë që i përshtatet atyre në pushtet. Por, mbi të gjitha, ky nuk përbën ndonjë rend. Fatkeqësisht shumë pak njerëz e kuptojnë këtë. Shumë vende nuk e durojnë faktin që Amerika është e para, ose moralin Perëndimore. Por ata e shohin rendin e ri të Putinit akoma më keq. Pak vende kanë një sistem të hapur rregullash, edhe pse jo të përsosur. Vendet më të mëdha, veçanërisht ato në zhvillim, përballen më pak me kërcënimet e ngacmimeve, por edhe një botë  mosbesuese dhe anarkike do t’i dëmtonte njëlloj.  Nëse marrëveshjet ndërkombëtare do të prisheshin, shumë lehtë India do të hynte në luftë me Kinën për Arunachal Pradesh (një nga 28 shtetet e Indisë, ndodhet në veri-lindje të saj), Turqia do ta kishte të vështirë të bindte kurdët që e ardhmja e tyre qëndron tek paqja.  Egjipti dhe Arabia Saudite duan që ambiciet rajonale të Iranit të bien, dhe mos ushqehen me parimin se kjo mund të ndihmojë myslimanët shia në të gjithë Lindjen e Mesme.
Edhe Kina duhet të ndalojë. Taktikisht, Krimea e lidh atë në nyje. Precedenti i ndarjes është djallëzor për shkak të Tibetit, ndërsa parimi i bashkimit është i shenjtë për shkak të Taivanit. Edhe pse interesat e Kinës janë të qarta. Për dekada me rradhë, ajo kërkoi të rritej paqësisht brenda sistemit të saj, duke shmangur konkurrencën që Gjermania nisi kundër Britanisë në shekullin e 19 dhe që përfundoi në luftë. Paqja është e paarritshme në botën e Putinit sepse çdo gjë mund të bëhet pretekst për luftë, dhe çdo agresion kërkon kundërpërgjigje.
Vepro tani ose paguaj më vonë  

Për Obamën ky është një moment shumë përcaktues: ai duhet të kryesojë dhe jo vetëm të bashkëpunojë. Krimea është e rëndësishme edhe për pjesën tjetër të botës. Duke marrë parasysh rrezikun, përgjigja deri më tani ka qenë e dobët dhe e fragmentizuar. Kina dhe India pak a ashumë kanë qëndruar të mënjanuar. Perëndimi vendosi sanksione për vizat dhe ka ngrirë pasuritë e disa rusëve. Objektivat e quajnë këtë ‘distinktiv nderi’.
Por masat duhen marrë që tani dhe duhet t’i tejkalojnë pritjet. Franca duhet të refuzojë të bëjë shitje armësh me Rusinë, dhe nëse rradhën e ka Ukraina Lindore, Gjermania duhet të përgatitet të ndalojë gazin dhe naftën ruse. Planet duhet të fillojnë që tani për të minimizuar varësinë e Europës ndaj energjisë ruse dhe të përforcohet NATO.
Ukraina ka nevojë për para, për të shmangur kolapsin, dhe reforma afatgjate me ndihmën e FMS-së. Si hap i parë, Amerika duhet menjëherë t’i paguajë detyrimet e saj fondit, që ka qenë i bllokuar nga Kongresi për disa muaj.
Edhe pse Perëndimi është i përgatitur për të marrë masa serioze kundër Putinit, fuqitë në rritje në botë nuk do ta dënojnë atë. Por në vend që të pranojnë në heshtje aneksimin ilegal të Krimesë, ata duhet të reflektojnë dhe të vendosin se nën cilin rend botëror duan të jetojnë. Preferojnë ata një rend të karakterizuar nga respekti dhe marrëveshjet ndërkombëtare? Apo një rend ku kufijtë injorohen dhe marrëveshjet prishen sipas dëshirës?

Related

Shtypi i huaj 4385555301313774187

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item