MOSKË – Mbi 50 mijë manifestues kundër pushtimit të Krimesë

MOSKË, 15 mars /ATSH-AFP/ – Rreth 50 mijë persona demonstruan sot në Moskë kundër pushtimit të Krimesë dhe politikës së Vladimir Putinit, bë...


MOSKË, 15 mars /ATSH-AFP/ – Rreth 50 mijë persona demonstruan sot në Moskë kundër pushtimit të Krimesë dhe politikës së Vladimir Putinit, bënë të ditur mediat.
Manifestimi u organizua nga një grupim i opozitës, i cili nisi nga sheshi ”Pushkin” dhe u ndal në shëtitoren “Sakharov”, emri i ish-disidentit sovjetik ku u mbajt mitingu.
“Mos e prekni Ukrainën!”, “Jo më luftë”, ishin parullat e të pranishmëve nga të gjitha moshat, të cilët mbanin në duar flamuj rus dhe ukrainas.
“Nuk ka referendum nën kërcënimin e armëve”, shkruante një slogan duke iu referuar votimit të aneksimit nga Rusia të gadishullit ukrainas të Krimesë, kryesisht rusishtfolës dhe i vendosur që prej shkurtit nga mijëra persona të armatosur të dyshuar nga radhët e ushtrisë ruse./
/v.b/

Related

Botë 5325642811311113089

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item