Kina nuk e ka zëvendësuar Amerikën. As do e bëjë ndonjëherë
Shumë njerëz duket se mendojnë që është thjeshtë cështje kohe, para se Kina të marrë frenat e lidershipit botëror. Si, mendojnë ata, do të a...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/03/kina-nuk-e-ka-zevendesuar-ameriken-as.html
Shumë njerëz duket se mendojnë që është thjeshtë cështje kohe, para se Kina të marrë frenat e lidershipit botëror. Si, mendojnë ata, do të arrijnë 314 milionë banorët e Amerikës të vazhdojnë në pafundësi të prodhojnë më shumë se sa një popullsi që është mbi 1 miliardë më shumë se ajo e SHBA?
Ky supozim i cekët është i gabuar. Kina nuk po e zëvendëson SHBA si hegjemon global. Dhe nuk do e bëjë asnjëherë.
Kina ka shumë probleme të brendshëm dhe rivalë rajonalë, për të synuar ndonjëherë lidershipin global. Por, edhe nëse Pekini do ta kish të mundur të merrte së afërmi mantelin e lidershipit global, nuk do ta bënte këtë gjë. Kina dëshiron të luajë brenda rregullave të rendit të sotëm global, dhe jo t’i ndryshojë ato.
Fillojmë me cështjen ushtarake: Ushtria kineze as nuk i afrohet shtrirjes globale që ka rivalja e vet amerikane. Kina ka vetëm një aeroplanmbajtëse, një mjet rus i ripërshtatur. SHBA ka 10, plus nëntë minimbajtës detarë. Aeroplanmbajtësja e parë kineze pritet të dalë nga prodhimi në 2018, kohë kur SHBA do të ketë edhe një tjetër aeroplanmbajtëse moderne, si dhe do të ketë përparuar shumë me përfundimin e një tjetre. Ideja që Kina do të jetë në gjendje të konkurojë në skenën globale në një periudhë afatshkurtër apo afatmesme, është thjeshtë absurde.
Edhe në Azinë e Vogël Kina nuk e ka të lehtë. NË vitin 2012, ekspertët e Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, Anthony Cordesman dhe Nicholas Yarosh vërejtën të dhënat e forcës ushtarake kineze dhe taivaneze. Ata zbuluan që ndërkohë që forca relative detare e Kinës po rritej, Taivani në fakt e kishte përmirësuar ekuilibrin e fuqisë ajrore në favorin e tij, në periudhën mes viteve 2005 dhe 2012 – pikërisht teksa rritja ekonomike e Kinës, domethënë kanalizimi i burimeve të rinj për të shpenzuar në ushtri, po arrinte kulmin.
Pajisjet kineze janë shpesh të dala mode, dhe regjimet stërvitorë janë në kufijtë e komikes. Një pjesë e madhe e forcës së vet strategjike raketore patrullon me kuaj, sepse nuk ka helikopterë.
Kjo nuk do të thotë se duhet mohuar që ushtria e Kinës po fuqizohet. Po ndodh. Dhe një ditë, kjo mund të kërkojë që SHBA të rishikojë qëndrimin e vet strategjik në Azinë Lindore. Por fuqia ushtarake kineze jo vetëm nuk mund ta zëvendësojë, por as të mendojë të sfidojë hegjemoninë ushtarake të Amerikës.
Dhe shikoni fqinjësinë gjeopolitike të Kinës. Si rezultat i armiqësisë historike dhe pabarazive të mëdha të fuqive, Pekini do ta kish shumë të vështirë tëbindte Japoninë, Korenë e Jugut dhe Taivanin se akumulimi i ushtrisë së tij nuk është kanosës. Si pasojë, shtetet më të vegjël të Azisë Lindore ka shumë gjasa të hedhin pas krahëve mosmarrëveshjet e tyre të ndërsjellta dhe të të bashkohen në aleancën e udhëhequr nga Amerika, të paktën për të ardhmen e afërt.
Në veri dhe në perëndim, Kina kufizohet nga Rusia dhe India. Kina luftoi kundër secilës jo më larg se vitet 1960, dhe të dyja ka gjasa të ndihen të kanosura nga një grumbullim i mundshëm ushtarak kinez. Ndryshe nga SHBA, që kufizohet nga oqeane dhe dy shtete miqësorë, Kina kufizohet nga armiq dhe rivalë. Projektimi i fuqisë së saj në nivel global është i vështirë, sidomos kur i duhet të shqetësohet për mbrojtjen e terrenit të vet.
Po cfarë do ndodhë kur GDP i Kinës të kalojë atë të Amerikës? Së pari, nuk jemi të sigurtë se kur mund të ndodhë. Duke parë që ritmet aktuale të rritjes ishin të papërballueshëm ekonomikisht dhe ekologjikisht, qeveria kineze mbylli rubinetin e investimeve që furnizonte rritjen e vet të jashtëzakonshme prej 10 % në vit. Sot, rritja ekonomike e Kinës është sa gjysma e asaj që ishte në vitin 2010. Një analizë sugjeron që GDP i Kinës mund të mos e kalojë atë të Amerikës para vitit 2100.
Vec kësaj, GDP për frymë në Kinë është shumë larg standarteve perëndimorë. Në 2012, Banka Botërore e vlerësoi të Kinës me 6009 USD; i SHBA ishte 57 749. Matja e pasurisë për person ka rëndësi, sepse pasqyron aftësinë e qeverisë për të paguar për gjëra që bëjnë nënshtetasit e vet të lumtur dhe të shëndetshëm.
Këtu nisin dhimbjet e kokës për Kinën. Qeveria kineze e ka ndërtuar legjitimitetin e saj të brendshëm duke ofruar përmirësime të shpejtë dhe masivë në cilësinë e jetës të qytetarëve të vet. Teksa rritja ekonomike pëson ngadalësim, kundërshtitë e brendshme mund të rriten. Vec kësaj, efekti anësor më i keq i rritjes ekonomike deri më sot – një krizë ekologjike e paprecedentë – është gjithashtu burim i një pakënaqësie masive. Kina ka 20 nga 30 qytetet më të ndotur të botës; kostot e pastrimit mjedisor mund të thithin 3 përqind të GDP të Kinës. Kjo do të thotë të hedhë në gropë të zezë 30 përqind nga rritja mesatare vjetore që pati gjatë viteve të bumit (para 2013). Vdekjet në masë dhe helmimet që pasojnë ndotjen e rëndë rrezikojnë vetë themelet e pushtetit të Partisë Komuniste.
Ky nuk është rreziku i vetëm për ekonominë kineze. Sistemi financiar i Kinës ka një ngjashmëri shqetësuese me Uoll Stritin e para krizës. Përpjekja e saj për t’iu larguar një ekonomietë papërballueshme të mbështetur në eksportet, sipas Minxin Pei, mund të përplaset në shkëmbinjtë e korrupsionit masiv dhe problemeve të tjerë ekonomikë. Pasi rendit një sërë problemesh, Pei sugjeron që duhet të fillojmë të parashikojmë një botë “ku forca kineze është në rënie, si dhe rritjen e probabilitetit të një tranzicioni të papritur demokratik në dy dekadat e ardhshme”.
Por edhe nëse kjo panoramë e zymtë ekonomike është e gabuar, dhe Kina është në fakt e destinuar për një të ardhme të begatë, ka një arsye shumë të thjeshtë përse Kina nuk do ta zëvendësojë asnjëherë Amerikën si lider global: Ajo nuk do.
Në politikën e saj të jashtme, deri sot, Kina nuk ka shfaqur ndonjë interes për të marrë rolin e Amerikës si mbrojtës global; është një detyrë shumë altruiste. Në vend të kësaj, Kina është e kënaqur që SHBA dhe aleatët të mbajnë hapur rrugët detare, pa kontributin e kinezëve. Me fjalë të tjera, një Kinë e fuqishme, me shumë gjasa do të jetë e kënaqur të ndjekë interesat e vet brenda rendit global ekzistues.
Në 2003, studiuesi i Harvardit, Iain Alastair Johnston analizoi të dhëna për armiqësinë e kinezëve ndaj status kuosë globale përgjatë pesë dimensioneve: pjesëmarrja në institucione ndërkombëtarë, pajtim me normat ndërkombëtare, ndryshim i rregullave që udhëheqin institucionet globalë, shndërrimin transformimin e fuqisë politike globale në një synim të qartë të politikave të veta, dhe të veprojë ushtarakisht për përmbushjen e këtij objektivi. Ai zbuloi se Kina ishte “më e integruar dhe më bashkëpunuese brenda institucioneve ndërkombëtarë se kurrë më parë”, dhe se nuk kish prova për ndonjë qëllim për të sfiduar SHBA jashtë tyre. Johnston rivlerësoi pjesë të argumentit të tij në 2013 dhe konkludoi që nuk kish ndryshuar shumë.
Atëherë, nuk do të ish keq për pjesën tjetër nëse arinjtë kinezë si Pei gaboheshin, dhe Kina do të lulëzonte vërtetë ekonomikisht në shekullin 21. Kina ndoshta nuk do të ketë mjetet ushtarakë për të sfiduar themelet e stabilitetit dhe prosperitetit global.
Dhe moralisht, një bum kinez do të ishte gjë shumë e mirë: rritja ekonomike kineze ka qenë e vetmja fushatë e madhe kundër varfërisë në historinë moderne. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme që amerikanët duhet ta përshëndesin, të pashoqëruar nga ankthi që prodhon fantazma e një rendi botëror kinez./bota.al
Zack Beauchamp