EKONOMI / Përse vendet e pasur janë demokratikë?"

Ricardo Hausmann* Kur ishte vetëm 22 vjec, Adam Smithi bëri pohimin e famshëm që “shumë pak gjëra të tjera janë të domosdoshme për të cuar n...

Ricardo Hausmann*


Kur ishte vetëm 22 vjec, Adam Smithi bëri pohimin e famshëm që “shumë pak gjëra të tjera janë të domosdoshme për të cuar një shtet, nga barbarizmi më i ulët, drejt shkallës më të lartë të pasurimit dhe bollëkut, përvec paqes, taksimit të lehtë dhe një administratë drejtësie tolerante: gjithë të tjerat vijnë prej kursit natyror të gjërave”. Sot, pothuajse 260 vjet më vonë, ne dimë që asgjë nuk mund të jetë më larg të vërtetës.

Zhdukja e Malaysia Airlines Flight 370 tregon sa gabim ishte Smithi, pasi nxjerr në pah ndërveprimin e ndërlikuar mes prodhimit në kohët moderne dhe shtetit. Për të bërë udhëtimin ajror fizibël dhe të sigurtë, shteti garanton që pilotët dinë të fluturojnë dhe që avionët kalojnë nëpër testime të rreptë. Shteti ndërton aeroporte dhe siguron radarë dhe satelitë që mund të gjurmojnë avionët, kontrollorë të trafikut ajror për të mos lejuar të përplasen, dhe shërbime të sigurisë për të mos lejuar terroristët të ngjiten në ajër. Dhe, kur dicka shkon keq, nuk është paqja, taksimi i lehtë dhe drejtësia që thirren për të ndihmuar. Janë agjencitë qeveritare profesioniste, që kanë në dispozicion gjithë burimet e nevojshëm.

Të gjithë ekonomitë e përparuara sot duket se kanë nevojë për shumë më tepër nga sa supozonte Smithi 22-vjecar. Dhe qeveritë e tyre janë jo vetëm të mëdha dhe komplekse, duke përfshirë qindra agjenci dhe administruar miliona faqe me rregulla dhe rregullore; ato janë gjithashtu demokratike – dhe jo vetëm ngaqë zhvillojnë zgjedhje në mënyrë të shpeshtë. Përse?

Në kohën kur botoi Pasurinë e Kombeve, në moshën 43 vjec, Smithi ishte shndërruar në shkencëtarin e parë të kompleksitetit. Ai kuptoi që ekonomia është një sistem kompleks që duhej të koordinonte punën e mijëra njerëzve, vetëm për t’i bërë gjërat të dukeshin të thjeshta si një vakt ngrënie, apo një kostum.

Por Smithi kuptoi gjithashtu se ekonomia ishte shumë e ndërlikuar për t’u organizuar nga kushdo, ajo ka aftësinë të vetëorganizohet. Ajo zotëron “një dorë të padukshme” që vepron përmes cmimeve të tregut, për të siguruar një sistem informimi që mund të përdoret për të llogaritur nëse ka vlerë përdorimi i burimeve për një qëllim të caktuar – domethënë, a është fitimprurës.

Fitimi është një sistem stimujsh që bën firmat dhe individët që të përgjigjen ndaj informacionit që ofrojnë cmimet. Dhe tregjet e kapitalit janë një sistem mobilizimi i burimeve që siguron para për ato kompani dhe projekte që pritet të jenë fitimprurës – domethënë ata që përgjigjen në mënyrë adekuate ndaj cmimeve të tregut.

Por prodhimi modern kërkon shumë inpute, që tregjet nuk i ofrojnë. Dhe, sic ndodh në rastin e kompanive ajrore, këta inpute – rregulla, standarte, certifikime, infrastrukturë, shkolla dhe qendra trainimi, laboratorë shkencorë, shërbime sigurie, mes të tjerëve – janë thellësisht komplementarë me ata që mund të ofrohen prej tregjeve. Ata ndërveprojnë në mënyra nga më të ndërlikuarat me veprimtaritë që organizojnë tregjet.

Atëherë, ja një pyetje: Kush e kontrollon ofrimin e inputeve që sigurohen publikisht? Kryeministri? Legjislatura? Cilët kryegjyqtarë të ndonjë vendi kanë lexuar miliona faqet e legjislacionit apo të kenë menduar se si ata e kontradiktojnë apo komplementojnë njëri-tjetrin, aq më pak t’i kenë zbatuar në veprimtaritë e shumta që përbëjnë ekonominë? Edhe një president nuk mund të jetë tërësisht në dijeni të gjërave që bëhen apo nuk bëhen nga mijëra agjenci qeveritare dhe si këto ndikojnë në secilën pjesë të shoqërisë.

Ky është një problem që buron prej pasurisë së informacionit dhe, ashtu si sfida e koordinimit social që adresojnë tregjet, ai nuk lejon një kontroll të centralizuar. Ajo që nevojitet, është dicka e ngjashme me dorën e padukshme të tregut: një mekanizëm vetëorganizimi. Zgjedhjet nuk mjaftojnë, sepse atozakonisht ndodhin në intervale dy apo katër vjecarë dhe grumbullojnë shumë pak informacion për votues.

Sistemeve të suksesshëm politikë u është dashur të krijojnë një dorë të padukshme alternative – një sistem që decentralizon pushtetin për të identifikuar problemet, propozon zgjidhje dhe monitoron performancën, me qëllim që vendimet të merren me sa më shumë informacion.

Për të marrë një shembull, qeveria federale e SHBA zë vetëm 537 nga afro 500 000 pozicionet e zgjedhur në vend. Eshtë e qartë se shumë më tepër gjëra ndodhin gjetkë.

Kongresi amerikan ka 100 senatorë me 40 ndihmësa secili, dhe 435 përfaqësues me 25 ndihmësa secili. Ata janë të organizuar në 42 komitete dhe 182 nënkomitete, që do të thotë se paralelisht ndodhin 224 diskutime. Dhe ky grup prej më shumë se 15 mijë vetësh nuk është vetëm. Përballë tyre janë afro 22 mijë lobistë të rregjistruar, misioni i të cilëve është të ulen me ligjvënësit dhe të hartojnë ligje.

Kjo, bashkë me një media të lirë, është pjesë e strukturës që lexon miliona faqet e legjislacionit dhe monitoron atë cfarë bëjnë dhe nuk bëjnë agjencitë qeveritare. Ajo gjeneron informacionin dhe stimujt për t’u përgjigjur ndaj tyre. Ndikon në shpërndarjen e buxhetit. Eshtë një sistem i hapur, në të cilin cdokush mund të krijojë lajm, apo të gjejë një lobist për të cuar përpara kauzën e tij, qoftë kur bëhet fjalë për të shpëtuar peshkaqenët, për shembull, apo qoftë kur bëhet fjalë për t’i ngrënë ata.

Pa një mekanizëm të tillë, sistemi politik nuk mund të ofrojë atë lloj mjedisi për të cilin kanë nevojë ekonomitë moderne. Prandaj të gjithë vendet e pasur janë demokraci, dhe prandaj disa vende, si përshembull Venezuela ime, po varfërohen. Ndonëse disa prej këtyre vendeve zhvillojnë zgjedhje, ata kanë prirjen të pengohen edhe kur u shfaqet problemi më i vogël në koordinim. Vënia në radhë për të votuar nuk është garanci që qytetarëve nuk do u duhet të vihen në radhë edhe për letër higjenike. (Project-Syndicate)


* Ricardo Hausmann, ish Ministër i Planifikimit në Venezuelë dhe ish krye-ekonomist në Bankën NdërAmerikane për Zhvillim, është profesor i ekonomisë në Universitetin e Harvardit, ku është dhe Drejtor i Qendrës për Zhvillim Ndërkombëtar./bota.al

Related

Ekonomi 84166752166679031

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item