Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten
Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar v...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/tragjedi-ne-kurbin-nena-vret-te-bijen.html
Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten.
Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoza Keqi, 40 vjeç, ka qëlluar me automatik vajzën e saj 15-vjeçare, Sara.
Policia ka shkuar në vendngjarje për të mësuar shkaqet e këtij krimi të dyfishtë. Aktualisht, rrethanat e krimit mbeten të paqarta.
Burimet njoftojnë se shkak për konfliktin është bërë kërkesa e vajzës për të shkuar në një ekskursion me klasën, por ajo është refuzuar nga e ëma.
Debati mes të dyjave ka nisur mbrëmjen e shkuar, pasi vajza ka tentuar të niset, por nuk ka marrë lejen e së ëmës, e cila e ka qëlluar me armë dhe më pas ka vrarë veten.