Eliza Hoxha - Heshtja e kangës

Eliza Hoxha sjell një këngë të mrekullueshme dhe shumë të fuqishme me titullin "Heshtja e kangës", e cila flet për dhunën seksuale...


Eliza Hoxha sjell një këngë të mrekullueshme dhe shumë të fuqishme me titullin "Heshtja e kangës", e cila flet për dhunën seksuale të ushtruar ndaj femrave shqiptare në Kosovë gjatë luftës. Një dhunë e cila u fundos në shpirtin e tyre për të mos u treguar kurrë për shkak të frikës ndaj opinionit publik. Një frikë që përshkruhet në muret e ekspozitës me të njëjtin titull të Elizës me fjalët "Ata plagosën shpirtin tonë, por tanët shkelën mbi plagët tona". E hapur momentalisht në Muzeun Kombëtar të Kosovës, kjo ekspozitë  pasqyron dhimbjen që femrat e dhunuara në Kosovë përjetuan dhe përjetojnë mbas luftës. I jep atyre një farë mundësie për të kuptuar se nuk janë vetëm, e se një farë shpëtimi mund ta gjejnë tek rrëfimi apo bashkëbisedimi, sepse ato nuk janë fajtore, por viktima dhe si të tilla duhet të luftojnë që këto akte të mësohen e të dënohen e jo të fshihen në to.

Related

Video Plus 2876488900388107996

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item