Ferri në nëntokën e Bukureshtit (Video)

Thellë në rrugët e Bukureshtit, në Evropë, në shekullin e 21 – ekziston një rrjet i tuneleve dhe kanalizimeve që është shtëpia e qindra burr...


Thellë në rrugët e Bukureshtit, në Evropë, në shekullin e 21 – ekziston një rrjet i tuneleve dhe kanalizimeve që është shtëpia e qindra burrave, grave dhe fëmijëve të prekur nga abuzimi me drogën, HIV dhe TB. Ju mund të udhëtoni në zemër të BE-së nga “Gara du Nord” e Bukureshtit, shkruajnë Paraic O’Brien dhe Jim Wickens,  por udhëtimi ynë do të zgjasë vetëm disa metra. Në sipërfaqje, një prej antarëve më të rinjë të Bashkimit Europian ka punuar shumë për të ripërcaktuar veten e tij. Por ekziston edhe një Rumani tjetër e nëndheshme. Kur diktatori Çaushesku u rrëzua ekzistonin me dhjetra jetimore dhe shërbime shtetërore në Rumani. Por në 1990 një numër raportesh kanë zbuluar se në çfarë mankthi ishin kthyer ato. Neglizhenca dhe skenat e mizorisë të kujtojnë kampet e përqëndrimit.
Pra çfarë ndodhi me ata fëmijë ?
Na është thënë se disa prej tyre u strehuan brenda tuneleve nëntokësore në Bukuresht. Varësia nga droga është e përhapur, disa prej tyre patën fëmijë midis tyre. Hyrja në këtë  nëntokë është një vrimë në një pjesë të trafikut, shumë afër stacionit. Pasdite vonë ata fillojnë të zgjohen dhe kacavirren nga toka si të “pavdekshëm”. Bashkë me ta është edhe ky djalë i vogël, Nicu, që duket rreth moshës 12 vjeçare. Më vonë zbuluam se Nicu ynë “i vogël” është në të vërtetë 17 vjeç, por zhvillimi i tij është penguar nga abuzimi me drogën. Ai bie dakort që të dërgojë fjalë poshtë, se ne kemi dëshirë të takojmë liderin e tyre. Kjo tokë e nëndheshme që po flasim, ka një lidër dhe ju mund të shkoni poshtë vetëm me ftesë. Disa orë më vonë vjen konfirmimi se ai do të na takojë tani. Me këmbë edhe duar u zvarritëm poshtë në brendësi të universit paralel të errët. Është nxehtësia ajo që të godet fillimisht. Këto tunele të vjetra ishin pjesë e projektit gjigand të Çausheskut për ngrohjen e qytetit. I gjithë vendi është i pajisur me energji elektrike, ka edhe një sitem që prodhon muzik. Nëse do të kishte një klub nate në ferr do të dukej si ky. Arritëm në dhomën e parë që ata e quajnë “Zyra”.  Përpara syve na shfaqet një grua me një shiringë në mes të këmbëve të saj dhe një djalë i vogël i cili na ka ngulitur sytë duke mbajtur në gojë një qese me Aurolac, duke e fryrë avash, si një zemër e zezë. Të gjithë janë të infektuar me HIV dhe një e katërta e tyre vuajnë nga turbekulozi.  Ata janë të gjithë në rrugën e tyre “përtej kufinjve”.Njeriu “përtej kufinjve” quhet Bruce Lee, që zhvillon edhe “ndeshje rruge”. Ai na tregon një tatuazh në këmbën e tij ku shkruhet: “Bruce Lee, Mbreti i Kanalizimeve”. Ai do të jetë udhëheqësi ynë surreal brenda vrimës tragjike të Bukureshtit.

Related

Ne tapetin e kuq si Angela Martini

Angela Martini eshte gjithmone prezente ne tapetin e kuq te premierave te ndryshme ndaj eshte dhe shembulli me i mire per te mesuar nje apo dy rreth parakalimit ne keto evente. Me poshte keni disa vid...

Ekskluzive: Pamje tmerri të Shkodrës së vitit 1912 (Video)

Këto çka do të shihni janë pamje tmerri të Shkodrës në prillin e vitit 1912, në vazhdën e bombardimeve të zgjatura gjatë një rrethimi nga forcat serbo-malazeze, në Luftën e Parë Ballkanike.Në video sh...

Arkivat e mediave britanike , Shtatë videot e rralla të historisë shqiptare! (7 VIDEO)

Shikojeni videon e dasmës së Ahmet Zogut, Mbretit të Shqiptarëve, vizitën e Princeshave shqiptare në New York, si punoheshin qeleshet në vitin 1937, shikoni pjesëtarët e Oborrit Mbretëror gjatë shetit...

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item