Prostituta më e vjetër në botë: Jam seksi, shumë seksi
Ajo është prostituta më e vjetër në Angli dhe quhet Sheila Vogel-Coup, e cila është plot 85 vjeç. Por e veçanta është se pavarësisht moshës ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/prostituta-me-e-vjeter-ne-bote-jam.html
Ajo është prostituta më e vjetër në Angli dhe quhet Sheila Vogel-Coup, e cila është plot 85 vjeç. Por e veçanta është se pavarësisht moshës së avancuar, vijon të jetë ende në aktivitet të plotë dhe paguhet plot 300 euro në orë. E moshuara e nisi këtë profesion para katër vitesh, kur e përfshirë nga vetmia pas vdekjes së burrit të saj të dytë, inxhinieri i aeronautikës Noel Coupe, kërkoi shoqërinë e shumë meshkujve, për të shuar vetminë e saj.
Familja e saj nuk e priti aspak mirë një vendim të tillë, veçanërisht mbesa e saj, konkurrente e “X Factor”, Katie Waissel.
“Nuk besoj se do ndaloj ndonjëherë së bëri këtë punë. Klientët e mi, fatmirësisht të shumtë, shikojnë diçka pozitive tek unë dhe kjo është një ndjesi shumë e bukur. E di që jam seksi, shumë seksi. Arsyeja kryesore për të cilën kam nisur këtë profesion është se më pëlqen seksi, edhe thjesht duke e menduar më bën që të ndihem më mirë. Nuk kam aspak siklet dhe më pëlqen shoqëria e meshkujve të sjellshëm”, tha 85-vjeçarja./shekulli