Kripa e detit kundër asaj të kuzhinës

Megjithëse në 10 vitet e fundit shquhet për reputacionin e keq kur bëhet fjalë për ndikimin e shëndetit, së fundmi gjithnjë e më shumë flite...


Megjithëse në 10 vitet e fundit shquhet për reputacionin e keq kur bëhet fjalë për ndikimin e shëndetit, së fundmi gjithnjë e më shumë flitet për rëndësinë e natriumit (sodiumit) në të ushqyerit tonë. Në vazhdim do të cekim se cila kripë është më e mirë, kripa e detit apo ajo e zakonshme.
Disa studime pohojnë se natriumi është shumë i rëndësishëm për shëndetin tonë. Ajo lidhet me rregullimin e presionit të gjakut dhe lëngjeve trupore, transmetimin e impulseve elektrike në mes trurit dhe qelizave të sistemit nervor, nxitjen e aktivitetit të zemres, madje përshpejtimin e metabolizmit.
Mesatarja që një person mund të konsumojë natrium është 3.3 gramë, kryesisht nëpërmejt kripës. Doza ditore e natriumit që rekomandohet nga ekspertët është 2.3 gr. ndërsa për ata që janë më të vjetër se 51 vjeçë e që vuajnë nga diabeti, presioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet e veshkave, rekomadohet doza me 1.5 gr. nga ana tjetër, ka njerëz që vuajnë nga mungesa e natriumit apo sodiumit në trup.
Problemi më i madh për shëndetin tonë është natriumi të cilin e sjellim përmes kripës së kuzhinës, e cila gjendet në ushqimet industriale të përpunuara. Shumë shoqata mjekësore theksojnë se shumë vdekje shkaktohen nga sëmundjet e zemres dhe do t’i kishim parandaluar sikur kripa të reduktohej në vetëm 2 gr. në ditë.
Ajo që është më e rëndësishme është të dini të zgjedhni llojin e drejtë të kripës si dhe sasinë e duhur për trupin tuaj. Kur ne marrim sasi të tepërta të natriumit, në qelizat tona grumbullohen lëngje të shumta të cilat shkaktojnë tension të lartë. Thjeshtë, duke eliminuar ushqimet e përpunuara industrialisht, do të arrihet deri në zvogëlimin e natriumit në sasi të shëndetshme. Por kjo nuk është e gjitha, tregimi vazhdon edhe me ndryshimin e rëndësishëm nga kripa e thjeshtë e kuzhinës tek ajo e detit.
Në të kaluarën, paraardhësit tanë e kanë përdorur në formën e saj natyrore, ndërsa sot kripa është e pasur me klorur natriumi dhe kalium të ulët gjë që mund të jetë kombinim shumë i keq për shëndetin. Ky kombinim rrit rrezikun e sulmit në zemër dhe infarktin. Nëse konsumoni ushqime që janë të pasura me kalium si: bananja, fasulja dhe perimet e gjelbërta, do të mbani ekuilibër të mirë të natriumit në trup.
Kripa e kuzhinës gjendet kryesisht në thellësitë e tokës dhe patjetër duhet që të përpunohet në mënyrë industriale për shkak të mineraleve tjera, ndërsa kripa e detit është shumë më pak e përpunuar dhe përmban shumë minerale, shumica e të cilëve janë shumë të mirë për shëndetin tonë. Kripa e detit, edhepse nuk përmban minerale si kalciumi dhe magnezi gjithsesi mban një mori tjera të mineraleve që janë të shëndetshëm për organizmit tonë.
Arsyeja pse shumica e njerëzve përdorin kripën e kuzhinës është Jodi, por edhe kjo nuk është një arsye e mirë. Përbërësit si hudhra, spinaqi, fasulja, algjet e detit, kungulli, susami, ananasi, dardha, pjeshka dhe soja e papërpunuar mund të sjellin sasi të mjaftueshme të jodit, kështuqë mund ta zëvendësojnë atë.
Prodhuesit e kripës së kuzhinës përdorin aditivë të ndryshëm. Në disa paketime të kripës janë hasur edhe ca grimca të sheqerit. Për të gjitha këto arsye që u përmendën, ekspertët rekomandojnë përdorimin e kripës së detit në vend të asaj të kuzhinës, megjithëse është pak më e shtrenjtë./femra

Related

Shëndet & estetikë 4883581181330646232

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item