Kapen mushkat me një ton duhan kontrabandë

Kufiri Kosovë-Shqipëri Rreth 1 ton duhan është sekuestruar në Pikën Kufitare të Vërmicës, në Kosovë, sasi e cila ishte duke u futur në Shqip...

Kufiri Kosovë-Shqipëri


Rreth 1 ton duhan është sekuestruar në Pikën Kufitare të Vërmicës, në Kosovë, sasi e cila ishte duke u futur në Shqipëri me mushka nëpërmjet kufirit të gjelbër. Karvani me kafshët është diktuar nga kamerat e sigurisë, të cilat janë instaluar nga policia kufitare e Kosovës, në të gjithë gjatësinë e kufirit të gjelbër mes të dyja vendeve. Sipas informacioneve, bëhet e ditur se kafshët e ngarkuara me duhan janë braktisur nga kontrabandistët sapo këta të fundit kanë parë kamerat e vendosura. Sipas komandantit të vijës së gjelbër kufitare, Shaban Osmanolli, imazhet e fokusuara nga kamerat do i kalohen edhe palës shqiptare, me qëllim identifikimin e personave të përfshirë në këtë kontrabandë. Instalimi i kamerave të vëzhgimit është bërë vetëm një javë më parë, çfarë ka sjellë edhe efektet e para në pengimin e kontrabandës së mallrave në vijën e gjelbër kufitare mes të dyja vendeve. Gjatë ditës së hënë, një kamion i ngarkuar me viça u kap në kufirin e gjelbër në pjesën e Shishtavecit, ndërkohë që një ditë më pas, falë këtij sistemi monitorimi, u sekuestrua 1 ton duhan i përpunuar.

Related

Kronika e zezë 4659342859885346967

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item