NYT:Gazetaria dhe interneti, 8 rregullat e arta

E përditshmja amerikane New York Times u ka kërkuar një grupi gazetarësh të saj që të vlerësojnë strategjinë dixhitale të gazetës. Kohëzgjat...


E përditshmja amerikane New York Times u ka kërkuar një grupi gazetarësh të saj që të vlerësojnë strategjinë dixhitale të gazetës. Kohëzgjatja, gjashtë muaj. Raporti (“Innovation”) me 90 faqe sapo ka dalë. Nieman Joournalism Lab i Harvardit e ka quajtur “një prej dokumentave më të rëndësishëm të kësaj epoke të mediave”. E rëndësishme: New York Times është një prej titujve të mëdhenj ku aksesi me pagesë në artikuj, pas një numri të caktuar artikujsh falas (paywall) funksionon. Largimi i drejtores Jill Abramson nuk ka fare të bëjë me llogaritë, por me menaxhimin e gazetarëve. Që nuk janë thjeshtë të punësuar, siç dëshiron të besojë ndonjë botues. Janë profesionistë që duhen drejtuar me kujdes.Pershtatur ne shqip nga bota.al
Cfarë përmban raporti? Shumë gjëra interesante. Ja cilat janë tetë më të rëndësishmet:
  1. Gazetaria e New York Times është e shkëlqyer, por nuk shpërndahet në mënyrë efikase. Rëndësia ballinës (homepage) ka rënë: vetëm një e treta e përdoruesve/lexuesve e vizitojnë, të tjerë vijnë tek artikujt përmes motorrëve të kërkimit apo sugjerimeve të të tjerëve.
  2. Faqja e parë e gazetës së shtypur tërheq shumë energji dhe vëmendje. Artikujt më të mirë në gazetë i ngarkohen atyre gazetarëve që kanë shumë pak dije të dixhitales “ndërkohë që kolegët e tyre më të zotë në këtë fushë bëjnë punë të tilla si zhvendosja e lajmeve nga njëra faqe në tjetrën”.
  3. Shpërndarja dhe ndarja e materialeve i lihet si detyrë pjesës tekniko-administrative, por “paketimi”, promovimi dhe ndarja e materialeve kërkon supervizim editorial. Një sugjerim: gazetarët duhet të paraqesin, bashkë me lajmin, edhe pesë tweet-e për ta lançuar.
  4. Shumë gazetarë janë të bindur se Ekipi i Mediave Sociale shërben për të promovuar punën e tyre. Në fakt, detyra e tij është që të mbledhë informacione.
  5. Redaksia duhet të bashkëpunojë me departamentin e biznesit të gazetës, gjithmonë duke respektuar ndarjen e roleve: nuk duhet në asnjë mënyrë të përzihet gazetaria me reklamimin. Megjithatë, më mirë të shmangen shprehjet si “Church and state” (Kisha dhe shteti), që përdoren shpesh tek New York Times. Sepse projektojnë një ide ndarjeje, ndërkohë që objektivi është i përbashkët.
  6. Në arkivat e New York Times ekzistojnë 14.7 milionë artikuj, që nga viti 1851. Ky material duhet përdorur, sepse nuk e ka askush tjetër. “Duhet të jemi njëkohësisht një buletin dhe një bibliotekë”, shkruhet në raport. Duhet të mësojmë që të ripërdorim materialet e arkivës. Flipboard pati një sukses të madh në vitin 2013, duke ofruar nekrologjitë më të mira që janë botuar tek New York Times. Pyetja: Përse nuk e bëri vetë New York Times këtë gjë?
  7. Nuk ka asnjë arsye përse Ted Talks (me bileta që shkojnë deri 7500 dollarë) nuk mund të ishin krijuar nga New York Times, që ka emrin, emrat, cilësinë dhe përvojën.
  8. Eksperimentet dhe risitë u janë besuar pak zyrave (grafike, dizajn, ekipi i mediave sociale). Gazetarët janë lënë jashtë. Shpesh herë të lumtur që ka ndodhur kështu.
Kanë shkruajtur shumë të tjera gazetarët e New York Times. Dhe janë kuptuar. (Corriere della Sera)
Përshtatur në shqip nga bota.al

Related

Top Lajm 5462170494534139801

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item