Investojnë 15 miliardë euro, por harrojnë një detaj
Operatori i trenave në Francë, SNCF, thotë se ka zbuluar se 2 mijë trenat që kishte porositur për një kosto prej 15 miliardë euro, janë shum...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/investojne-15-miliarde-euro-por.html
Operatori i trenave në Francë, SNCF, thotë se ka zbuluar se 2 mijë trenat që kishte porositur për një kosto prej 15 miliardë euro, janë shumë të gjerë për shumë platforma rajonale.
Korrespondenti i BBC thotë se ky është një turp për operatorin e hekurudhave, pasi nënkupton se kostot do të rriten më shumë.
Që tani ka nisur puna për të rikonfiguruar stacionet e trenave.
Por zyrtarët thonë se janë akoma plot 1 mijë stacione që duhen ndryshuar.
Mendohet se gabimi ka ndodhur për shkak se operatori i hekurudhave i dha dimensionet e gabuara kompanisë SNCF.
Shumë nga platformat rajonale në Francë janë ndërtuar më shumë se 50 vjet më parë, kur trenat ishin më të ngushtë.