Luftime të ashpra në Donjeck, vriten 11 ushtarë ukrainas
Të paktën 11 ushtarë ukrainas janë vrarë pas një sulmi të separatistëve pro rusë në rajonin lindor të Donjeckut. Militantë të armatosur rën...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/luftime-te-ashpra-ne-donjeck-vriten-11.html
Të paktën 11 ushtarë ukrainas janë vrarë pas një sulmi të separatistëve pro rusë në rajonin lindor të Donjeckut. Militantë të armatosur rëndë sulmuan pikën kufitare në Volnovakha, në një nga sulmet më të përgjakshme për ushtrinë ukrainase që nga nisja e konfliktit në vend.
Sulmi vjen vetëm tri ditë përpara zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë. Kryeministri ukrainas Arseny Yatseniuk ka kërkuar mbledhje urgjente të këshillit të sigurimit pasi sipas tij ka prova që dëshmojnë përfshirjen e Rusisë në këtë sulm.