Premtues rrenacakë
Marin SORESKU Premtuesit që gënjejnë gjithë ditën, I marr me mend se ç’grijnë e dërdëllijnë. Dëgjoj me dhimbje këtë sulm tronditës, Nga zhur...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/premtues-rrenacake.html
Marin SORESKU
Premtuesit që gënjejnë gjithë ditën,
I marr me mend se ç’grijnë e dërdëllijnë.
Dëgjoj me dhimbje këtë sulm tronditës,
Nga zhurma e tyre veshët më oshëtijnë.
Nga barku i së ardhmes pa pushim,
Si nga një thes pa fund edhe magjik,
Parashikime nxjerrin plot shkëlqim
Por ne na ngjajnë me drizë e me murriz.
Na thonë do të jetë, ja, kështu...
Dhe llomotisin fort edhe paprerë,
Këta mendjeroitur e të mjerë!
Kur rri në radhë me laro e kërcu,
Kur tregut s’mund të blesh as dhe sfungjer,
S’i ha gënjeshtrat, mufkat pa një vlerë.
Përktheu Perikli Jorgoni
Premtuesit që gënjejnë gjithë ditën,
I marr me mend se ç’grijnë e dërdëllijnë.
Dëgjoj me dhimbje këtë sulm tronditës,
Nga zhurma e tyre veshët më oshëtijnë.
Nga barku i së ardhmes pa pushim,
Si nga një thes pa fund edhe magjik,
Parashikime nxjerrin plot shkëlqim
Por ne na ngjajnë me drizë e me murriz.
Na thonë do të jetë, ja, kështu...
Dhe llomotisin fort edhe paprerë,
Këta mendjeroitur e të mjerë!
Kur rri në radhë me laro e kërcu,
Kur tregut s’mund të blesh as dhe sfungjer,
S’i ha gënjeshtrat, mufkat pa një vlerë.
Përktheu Perikli Jorgoni