Bullgaria e ndarë mes Brukselit dhe Moskës

Në prag të zgjedhjeve evropiane, Bullgaria është më shumë se kurrë e ndarë mes Rusisë, aleatja tradicionale që e furnizon me gaz, dhe BE-së,...


Në prag të zgjedhjeve evropiane, Bullgaria është më shumë se kurrë e ndarë mes Rusisë, aleatja tradicionale që e furnizon me gaz, dhe BE-së, që investon masivisht në vendin më të varfër nga 28 vendet e tjera të unionit.
Në Sofje dihet se një Luftë e Ftohtë si pasojë e krizës ukrainase do të godiste një ekonomi tashmë shumë të brishtë ose nëpërmjet një ndërprerjeje të gazit rus ose nëpërmjet sanksioneve evropiane.
”Në krizën mes Evropës dhe Rusisë, Bullgaria mban qëndrimin e bashkëshortes të detyruar të jetë në të njëjtën linjë me bashkëshortin e saj (Brukselin) duke e ditur se kjo do t’i sjellë humbje të mëdha”, thekson politologu Andrey Raytchev .
Pasoja? Sipas një artikulli të fundit të së përjavshmes ”Der Spiegel” që citon burime sekrete gjermane, Berlini dhe të tjerët kanë akoma më shumë dyshime se do të shohin Moskën të shtrijë influencën e saj në Bullgari për të ndarë bllokun evropian.
Rreth 40-53 për qind e bullgarëve janë kundër sanksioneve kundër Rusisë, sipas tre sondazheve të Gallup, Mediana dhe Qendra e Analizave dhe Marketingut.
Lidhjet mes Bullgarisë dhe Rusisë janë të thella dhe të vjetra, përforcuar nga historia, gjuha e përafërt dhe një kulturë e ndarë. Festë kombëtare është data e çlirimit të Bullgarisë nga dominimi osman nëpërmjet  Rusisë në vitin 1878.
Aleatja më besnike e ish-Bashkimit Sovjetik në kohën e komunizmit, Bullgaria e ka ruajtur këtë marrëdhënie të ngushtë nëpërmjet qeverisë aktuale të mbështetur nga socialistët (ish-komunistët).
Kryesisht, vendi varet pothuajse plotësisht nga Rusia përsa i përket furnizimit me energji. Gazi rus mbërritur nga Ukraina, livrimet e gazit janë në pjesën më të madhe ruse, e vetmja rafineri është ruse dhe i vetmi central bërthamor bullgar përdor reaktorë dhe lëndë djegëse ruse.
Rusia është po aq e pranishme në sektorë të tjerë të ekonomisë Bullgare si turizmi apo pasuritë e patundshme.
Brukseli nuk mungon shumë në mbështetjet financiare: fondet evropiane përbëjnë rreth 65 për qind të investimeve dhe shkëmbimet në BE llogariten në 62 për qind të tregut bullgar.
Ndërsa në përputhje me politikën e përbashkët të BE-së, Sofja nuk heziton të rrisë tonin kundër Brukselit përsa i përket projektit ruso-italian për gazjellësin ”South Stream”, që do të transportojë gazin rus nëpërmjet Detit të Zi drejt Evropës duke anashkaluar Ukrainën.
Parlamenti evropian kërkoi në muajin prill braktisjen e projektit në përgjigje veçanërisht të politikës ruse kundrejt Kievit.
- Moska në fushatën e zgjedhjeve evropiane -
”’South Stream’ është një projekt strategjik prioritar, ndërtimi i të cilit duhet të fillojë që prej kësaj vere”, ka thekuar ministri i Ekonomisë dhe Energjisë, Dragomir Stoinev.
”Ky është plan i gjigantit rus ”Gazprom”. Sepse, të mbështesësh ”South Stream” momentalisht është një veprim anti-ukrainas”, analizon Ognian Mintchev, drejtor i Institutit të studimeve ndërkombëtare në Sofje.
Vetë bullgarët e kujtojnë shpeshherë me ankth ndërprerjen e livrimeve të gazit rus në drejtim të Evropës, në janar të vitit 2009. Kjo ka sjellë reduktim të ngrohjes dhe ndërprerje të aktiviteteve të mëdha ekonomike.
Kjo çështje, është një nga të rrallat, që shfaqet në fushatën e venitur të zgjedhjeve evropiane në Bullgari. Socialistët premtojnë se do të shërbejnë si urë në marrëdhëniet mes Rusisë dhe BE-së. Konservatorët, këmbëngulin në favor të një politike everopiane të përbashkët për energjinë. Por të dy kampet mbështesin ”South Stream”.
Shumë folklorik, por jo shumë elokuent: drejtuesi socialist, Serguei Stanichev, përveç të tjerash drejtues i socialistëve evropianë në Strasburg mori pjesë më 9 maj në një përkujtim antifashist, ku nostalgjikët mbanin në duar flamuj sovjetikë dhe portretin e Stalinit. Lideri ultranacionalist, Volen Siderov ka arritur deri aty sa të nisë fushatën e tij që nga Moska dhe militantët e tij dogjën më 9 maj flamurin evropian para monumentit të ushtrisë sovjetike në Sofje.
(Nga Vessela Sergueva)

Related

Top Lajm 8511328976099916153

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item