PROFILI KRIJUES I PETRIT PALUSHIT
Nga Kosovare Krasniqi (Krijuesi që jeton në rrëfenjat dhe për rrëfenjat e tij) Ndryshimet që ndodhën në shoqërinë shqiptare – rënia e ideolo...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/profili-krijues-i-petrit-palushit.html
Nga Kosovare Krasniqi
(Krijuesi që jeton në rrëfenjat dhe për rrëfenjat e tij)
Ndryshimet që ndodhën në shoqërinë shqiptare – rënia e ideologjisë komuniste dhe demokratizimi i raporteve shoqërore e njerëzore – ndikuan edhe në letërsi dhe arte. Krijuesit e vërtetë me vepër e treguan personalitetin e tyre, ndërsa të tjerë, edhe pse vazhduan të botojnë edhe më tej, vetëm sa e rëndojnë botën e letërsisë pa na dhënë vepra që i qëndrojnë kohës, pa marrë parasysh patericat e kritikës klanore që i mbështet.
Një krijues krejt i veçantë që u shfaq në letrat shqipe pas viteve ‘90, është Petrit Palushi, i cili pos si romansier, herë pas here merret me publicistikë dhe eseistikë, njihet edhe si studiues i letërsisë shqipe, veprat kritike të të cilit janë: “Shkrimtari dhe anatema” (1995), “Misteri i rrëfimit”, (1999) etj., por që me këmbëngulje e kultivon prozën dhe mbetet prozator deri në fund, i dalluar në fushën e romanit. E tërë proza romanore e tij përbëhet nga këto vepra: “Përroi i Andrrës” (2004), “Tri motra në një qytet” (2006, botimi i dytë 2011), “Artemisa e mëkatit” (2010), “Njeriu që kujdesej për varrin e vet” (2007) dhe “Këpucët e Kaltrinës” (2013). Por Petrit Palushi nuk ndalet, ai vazhdon të punojë në projektin e tij romanor i cili nuk mbyllet me këto vepra, sepse ai vazhdon të krijojë vepra të reja. Shënoj gjithashtu se në vitin 2011 është botuar libri i studiuesit Halil Haxhosaj “Vështrim në prozën romanore të Petrit Palushit”, ku shqyrtohen tri romanet e para të Palushit.
Këtu duhet të shtojmë se Petrit Palushi është ndër të parët dhe ndoshta edhe i vetmi, i cili e ka ndriçuar figurën “heretike dhe antidiktaturë” të Havzi Nelës me veprën “Kryqëzimi i Havzi Nelës” (2008), gjithashtu është autor i librit-ditar “Kukësi në 79 ditë” (1999), në të cilin përshkruhet eksodi i shqiptarëve të Kosovës gjatë periudhës së bombardimeve të vitit 1999.
Atmosfera e romaneve
Krijimtaria e Petrit Palushit është ndër më të veçantat në letërsinë shqipe, kështu që në këtë kumtesë qëllimi im është të shpalosë botën krijuese të tij, e cila shpërfaqet në romanet që cituam. Petrit Palushi në prozën bashkëkohore shqiptare hyri fuqishëm që me botimin e romanit të tij të parë, “Përroi i Andrrës” (2004), me të cilin tërhoqi vëmendjen e kritikës letrare; pikërisht ishte proza e tij e veçantë që bëri që kritika të kthejë sytë nga krijimtaria e tij, si ndër më të veçantat në letërsinë tonë më të re. Me temat që trajton, me mënyrën si e formëson lëndën, me gjuhën dhe stilin e veçantë të tij, me strukturën dhe mikrostrukturën e prozës së tij, proza e Petrit Palushit e nxit lexuesin të përsiasë për të, të mendojë më thellë, por edhe kritikën të gjykojë për këtë vepër, për secilën veç e veç, por edhe si vepër të tërësishme.

Ky krijues, në veprën e tij synon të paraqesë jetën nën diktaturën e egër komuniste dhe të gjitha anët e errëta të këtij sistemi, i cili për dekada me radhë kishte mbajtur të ngujuara fatet e njerëzve që kanë jetuar nën atë sistem. Mungesa e lirisë së individit, mungesa e lirisë së fjalës, ndalimi i religjionit, nëpërkëmbja e të drejtave më të zakonshme, varfëria e skajshme apo uria ekstreme, mungesat më elementare në një kohë kur mund të thuhet se edhe ëndrrat ishin të ndaluara, shpërfaqen në pjesën dërrmuese të romaneve të tij. Megjithatë, në këtë prozë vërehet edhe kundërshtia që i është bërë këtij sistemi dhe “tejkalimi” i tij, në mos në realitet, së paku në imagjinatën e këtyre njerëzve. Mirëpo, ky krijues, nuk ka mbetur i barrikaduar te temat e diktaturës, por në romanet e tij si temë trajton edhe tradhtinë bashkëshortore, po edhe abuzimin me pushtetin, çka do të thotë se temat e romaneve të tij janë nga më të larmishmet.
“Jeta” e personazheve në romanet e tij fillon si jetë reale, pastaj ajo pothuaj shkëputet nga realiteti duke kaluar në fantazi, që do të thotë se ai përmbush atë që e thotë Bernard Clavel: “Për të qenë romansier duhet të kesh tharmë, rrëfenjeza për t’i shkoqitur, personazhe për t’u dhënë jetë e gjallëri, me një fjalë duhet të mbartësh një botë”. Pra, Palushi është mjeshtri i cili krijon rrëfenja, u jep jetë personazheve të tij, duke i futur ata në një jetë plot ankth dhe shpresë.
Atmosfera ku zhvillohen ngjarjet e romaneve të tij është e zymtë. Autori është shumë realist, përshkruan ngjarjet pa u dhëne zbukurime, pa dhënë shumë anë të ndritshme apo të errëta, shumë të ëmbla apo shume të hidhura, shumë serioze dhe shume ironike, pra jep jetën me nota reale të saj, pa anuar nga asnjëra ana – as nga ajo e keqja e as nga ajo e mira, gjithnjë shkon në një mjedis gri.

Një pasqyrë e romaneve
Krijimtarinë e tij Petriti Palushi në fushën e romanit e ka filluar me romanin “Përroi i Andrrës”, menjëherë pas botimit të të cilit, kritika ka filluar të interesohej për krijimtarinë e tij. Si pjesë të gjeografisë së këtij romani ai mori një pjesë të natyrës – përroin, në mes rrjedhës së dredhuar të të cilit vijnë vërshime ose lumë fjalësh të përziera me nuanca ritmesh. Njerëzit përreth tij thoshin se, po të të zinte gjumi afër tij, do të shihje ëndrra të këqija. Sipas tyre, “përroi” ishte i xhindosur dhe kjo ngjallte frikë tek njerëzit. Vetëm Shpendi, personazhi kryesor i këtij romani, kishte guximin të bëjë gjumë tek përroi, përderisa fshatarët vuajnë nga ankthi i ëndrrave torturuese. Lexuesi këtu e ka të vështire të kuptojë ku mbaron ëndrra dhe ku fillon realiteti.

Te “Përroi i andrrës” as koha nuk është e përcaktuar, as ngjarjet zhvillohen në rrjedhë kronologjike, romani nuk ka një subjekt të qartë, këtu të gjitha rrefenjëzat janë pjesëza të ndërlidhura me njëra-tjetrën, por qe mund të jetojnë edhe si tërësi më vete.
“Tri motra në një qytet” është një tjetër roman i Palushit, subjekti i së cilës zë fill me kthimin e tri motrave nga një shtet i huaj në atdhe dhe zhgënjimi me atdheun e tyre.
Asgjë nuk i ndalon motrat Lisi për të takuar vëllanë e tyre,i cili me dëshirën e tij ishte kthyer për studime në Shqipëri, me gjithë qortimet e të atit, i cili ia kishte tërhequr vërejtjen se “Shqipëria nuk është vend trëndafilash e lulesh, por vend ferrash e qiparisash”.
Në këtë roman, realiteti i Shqipërisë komuniste shihet me syrin e shqiptareve të kthyera nga jashtë. Ashpërsia e këtij realiteti më së miri shihet nga sytë e atyre që e përjetojnë për herë të parë, sepse banorët e këtushëm, nga jeta e gjatë nën këtë realitet, e kishin humbur aftësinë e perceptimit të drejtë të tij.

Motrat e vuajnë për shkak të babai të tyre, i cili ishte arratisur para se të lindnin ato. Ky faj “i tmerrshëm” është i ngjashëm me fajin e tragjedive greke, në të cilat personazhet e tyre i trashëgonin fajet nga fati i tyre tragjik; fati i tyre përcaktohej nga faji që e trashëgonin.
Romani në vijim, “Njeriu që kujdesej për varrin e vet”, siç nënkuptohet nga vetë titulli, është një histori e dhimbshme e një njeriu të goditur nga fati i tij. Rrëfimtari i këtij roman, Bardhi, në pafuqinë e tij për të ndaluar vdekjen e fëmijëve të tij, bën veprimin më të pazakonshëm që është bërë ndonjëherë – hap një varr për veten e vet. Për ta luftuar këtë fat, duke e hapur varrin e vet, ai është i gatshëm të flijohet për ta mbrojtur vijimësinë e familjes së ti. Pra, këtu autori Petrit Palushi ka krijuar modelin e organizmit të jetës në baza humane, të cilin model ia vë përballë modelit të shoqërisë së organizuar në baza ideologjike, e cila për të mbajtur vijimësinë e ekzistencës së saj, i flijon anëtarët e saj. Këtu, prindi është i gatshëm të flijohet për të siguruar vijimësinë e familjes së tij.
Ndërsa në romanin “Njeriu që kujdesej për varrin e vet” është dhënë bota e mashkullit, bota e prindit, në romanin “Artemisa e mëkatit”, paraqitet bota e femrës. Nuk është lehtë të kuptohet bota e femrës; gruaja e romanit në fjalë, Artemisa, është vetë një dilemë. Këtu na del misteri i botës së femrës si grua dhe sidomos të gruas si personalitet: Artemisa – një botë e panjohur dhe e vështire ose edhe pamundur për t’u deshifruar nga lexuesit.
Autori, me figurën e Artemisës, krijon një personash që rrezaton në vete siguri dhe pushtet. Krijon një shpirt njeriu të lirë. Ajo, Artemisa, duke e krijuar botën e brendshme të ndjenjave të saj, ndan për tre muaj një jetë mes për mes, pa anuar nga asnjëra palë, as nga ajo e burrit e as nga ajo e dashnorit. Kur flitet për Artemisen, mendja të shkon te zonja Bovary e Floberit, pastaj te Ana Karenina e Tolstoit dhe kam mendimin që këtu kemi një pikëlidhjeje me këto dy romane.
Ndoshta edhe më shumë se tek romanet e tjera, në këtë roman vërtetohet konkluzioni se personazhet e romaneve të Petrit Palushit synojnë lirinë.
Në mesin e veprave të cilat si teme qendrore kanë temën e jetës nën diktaturë, hyn edhe romani “Këpucët e Kaltrinës”.
Përderisa të rinjve evropianë iu hapen horizonte të reja dhe të shumta të jetës, të rinjve shqiptarë iu mohohet gjithçka, mirëpo si brez i ri (gjimnazistë), personazhet e këtij romani prapë ëndërrojnë, duke shpresuar se një dite e gjitha kjo që shohin para sysh, do të mbetet e kaluar, e gjitha do te ndryshoje si në një përrallë me mrekulli. Dardani, Etniku dhe Valoni, gjimnazistë që kërkonin ndryshimin në heshtje, janë në kundërthënie me atë që ndiejnë dhe atë që shprehin, por ata orientohen nga ajo anë e horizontit në të cilën e shohin të ardhmen e tyre dhe duan të dalin nga tmerri në të cilën gjenden.

Rrjedhja e ujanës ose ujit nëpër rrëfenja
Një element i rëndësishëm dhe disi i misterioz që e hasim në rrëfenjat e Palushit është uji apo ujana, siç emërtohet në romanet e tij. Autori jo vetëm në një vepër të tij përmend ujanën, por ky element përmendet në të gjitha veprat e veta, pra është një element karakteristik i cili del nga vetë natyra, dhe që autori jo pak i jep rëndësi në veprat e veta. Pra, si një fenomen që Uji është edhe si kryetemë e të gjitha romaneve të tij. Uji në rrëfenjat e tij ngërthen të frikshmen, por edhe qetësinë. Uji, përveç shume të mirave që i sjell njerëzimit, i sjell edhe shumë të këqija, duke marrë edhe jetë njerëzish, “ku çdo vere pothuajse mbytej nga një fëmijë”. Pra, ujana është ajo e cila edhe u jep jetë edhe u merr, me ujin e saj sjell edhe të mirën edhe të ligën. Në ujërat e liqenit, që mbushej prej dy lumenjve që rridhnin prej andej kufirit, aty bashkohet rrjedha e të dy Drinave, që vijnë nga Kosova e Maqedonia, autori e gjen frymëzimin për të na dhëne romane shumë të bukura, pavarësisht që “Njeriu që kujdesej për varrin e vet” dhe “Përroi i Andrrës” të cilët kanë një bukuri të frikshme; i pari për shkak të ëndrrave kobndjellëse që sjell, ndërsa i dyti për shkak të frikës së vdekjes.

Përfundim
Bukuria e veprave të Petrit Palushit del nga rikrijimi i atij realiteti të trishtë të kohës së komunizmit në romanet e tij. Pra, veprat e tij, po të parafrazojmë kryeveprën e Bodlerit, njëherësh veprën prijatare të poezisë moderne evropiane, janë lule të së keqes, krijime që dalin nga rikrijimi i realitetit të egër komunist, i cili kishte burgosur qenien shqiptare në malet e rrepta të Shqipërisë.
Palushi krijon romane moderne duke shfrytëzuar botën e legjendave kuksiane; i lidhur ngushtë me jetën e popullit dhe i lindur në një mjedis ku bëhet realiteti bëhet një me botën e legjendave, Palushi krijon romane moderne.

Rëndësia e krijimtarisë se tij qëndron në atë se Palushi, përveç që e kënaq lexuesin me rrëfime interesante, një rendësi tjetër e veçante është se fjalorit shqiptar i dhuron fjalë më shumë, bëhet një lloj fjalëformuesi, përdor fjalë dhe shprehje, duke na dëshmuar që rruga të cilën e kanë trasuar paraardhësit e tij është e ngushtë për të.
Proza e Palushit është në vazhdën e prozës bashkëkohore shqipe, romanet e tij lexohen me një frymë; Petrit Palushin e mban arti i tij, jo patericat e kritikës klanore, ideologjike, partiake apo të klaneve kulturore që janë krijuar në bazë interesin e ngushtë.
Si përfundim, tashmë shkrimtari Petrit Palushi ka krijuar stilin e tij, i cili nuk ka shok në prozën shqipe, ka një stil të vetin “duke mos u rrekur t’i shkojë pas fill e për pe një shkrimtari të madh”, ashtu siç i ka edhe lexuesit e tij, të cilët veprat e tij i lexojnë me endje, në kohen kur letërsia ka gjithnjë e më pak lexues.