Letra e një ushtari që nuk u kthye kurrë nga lufta

Një ushtar britanik i shkruan një letër të ndjerë të dashurës së tij nga fronti i luftës. Frank Bracey shkruan në letër se ndien se nuk do t...


Një ushtar britanik i shkruan një letër të ndjerë të dashurës së tij nga fronti i luftës. Frank Bracey shkruan në letër se ndien se nuk do të kthehet më nga lufta dhe shpreh dëshirat e tij të fundit. Dhe në të vërtetë, kështu ndodh. Ai nuk kthehet më nga një prej betejave gjatë Luftës së Parë Botërore.
Bracey, pjesëtar i Royal Garrison Artillery, u vra në Pas-de-Calais, më  3 gusht 1916. Letra e tij dhe fotoja ku duken qartë njollat e lotëve mbi bojë është botuar sot në gazetën “The Independent”.
“Shumë e shtrenjta Uin,
Po të shkruaj dy rreshta, në rast se ndodh diçka. Thjesht për të të treguar se sa të kam dashur gjithmonë, zemër. Ti je vogëlushja më e mirë në tokën e Zotit, ta kam thënë ndonjëherë këtë?
Por unë po të shkruaj këtë letër, sepse kam një parandjenjë se nuk do të kthehem më kurrë. I ruaj letrat e tua në kuti dhe shpresoj të kesh bërë të njëjtën gjë edhe ti me të miat dhe kartolinat që të kam nisur.
Nëse kthehem, e dashur, ti nuk do ta shohësh kurrë këtë letër, por kam një parandjenjë se nuk do ta shoh më kurrë Anglinë. Nëse unë përfundoj i varrosur, dëshiroj që ti të jesh e lumtur dhe të gjesh dikë që vlen më shumë se unë, i përuluri yt. Ti ke qenë gjithçka për mua Uin. E di se dashuria jote më përket mua përgjithmonë, e shtrenjta ime, por në rast se nuk kthehem, të uroj gjithë lumturinë e botës dhe një bashkëshort të denjë për ty. Nuk e kam harruar atë që më the kur të pyeta se çfarë do të bëje nëse nuk do të kthehesha, por, Uin, për hir të dashurisë tonë, dua të jesh e fortë. E di që do të ishte e vështirë për ty vogëlushe, por mos bëj asgjë nga ato që më ke thënë.
Dëshira ime e fundit është që ti të martohesh me një burrë të mirë, të jesh e lumtur dhe të mendosh për mua, të përulurin tënd, ndonjëherë.
E ndjeva se duhej t’i shkruaja këta rreshta Uin, por çfarëdo që të ndodhë, e dashura ime, bëje zemrën të fortë dhe mendo që Franku yt e bëri detyrën e tij për njerëzit e ishullit të vogël.
E pres që ti tani të mendosh për mua si për një të çmendur, por nuk kam qenë kurrë më i kthjellët seç jam në këtë moment.

 Përktheu: Gazmira Sokoli

Related

Lajme te rralla 2833873133203113918

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item