Rasmussen në Shkup: Së pari emrin, pastaj anëtarësimi

Maqedonia do të anëtarësohet në NATO vetëm pas zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me Greqinë për çështjen, ka deklaruar në Shkup,  Sekretari i Pë...


Maqedonia do të anëtarësohet në NATO vetëm pas zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me Greqinë për çështjen, ka deklaruar në Shkup,  Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. “Ju do të merrni ftesën për t’u anëtarësuar në NATO atëherë kur do të gjendet zgjidhje e përbashkët për çështjen e emrit. Prandaj ju inkurajoj të vazhdoni përpjekjet drejt gjetjes së  zgjidhjes. Koha është tani!U bëj thirrje të gjithë liderëve politik të promovojnë dialog gjithëpërfshirës demokratik. Kjo është garancia më e mirë për një të ardhme të qëndrueshme dhe prosperuese” ka deklaruar Rasmussen më një konferencë të përbashkët kryeministrin Nikola Gruevski.  Ai ka shprehur përkushtimin e NATO-së  për të ardhmen e vendeve të Ballkanit si pjesë e strukturave euro-atlantike. "Siguria, stabiliteti dhe e ardhmja juaj janë edhe çështje tona", ka theksuar Rassmusen. Ndërkohë, kryeministri Nikolla Greuvski tha se Maqedonia do të vazhdoj përpjekjet për me përkushtim përmbushjen e kushteve për anëtarësim, por kërkoi që një përkushtim të tillë të ketë edhe nga Greqia. “Sa i përket Samitit, ne do të ishim të lumtur dhe kemi shpresë dhe do bëjmë çmos që deri në shtator të ndodh diçka, por kjo nuk varet vetëm nga ne por edhe të Greqisë, nga gatishmëria dhe vullneti i tyre për të gjetur zgjidhje”, ka deklaruar Gruevski. Gjatë vizitës në Shkup sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, ministrin e Mbrojtjes, Talat Xhaferi  si dhe me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti.

Related

Maqedoni 9169650858591940948

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item