GJERMANI – Emigracioni arrin shifrën më të lartë që prej 20 vitesh

Gjermania regjistroi në vitin 2013 numrin më të madh të emigrantëve që prej 20 vitesh me një total prej 437 mijë personash, njoftoi sot inst...


Gjermania regjistroi në vitin 2013 numrin më të madh të emigrantëve që prej 20 vitesh me një total prej 437 mijë personash, njoftoi sot instituti gjerman i statistikave Destatis.
”Kjo është shifra më e lartë që prej vitit 1993, kur migrimi neto (diferenca mes hyrjeve dhe daljeve nga territori) arriti në 462 mijë persona”, theksoi Destatis duke konfirmuar dhe dhënë detaje në një komunikatë të shifrave.
Pjesa më e madhe e emigrantëve të rinj në Gjermani janë me origjinë nga vendet e Bashkimit Evropian. Emigracioni neto nga vendet e BE-së në fakt ka arritur në 300 mijë persona vitin e kaluar.
Në thelb, vendet kryesore të origjinës ndodhen në Evropën Qendrore, ku Polonia kryeson me një numër emigracioni neto prej 72 mijë personash, para Rumanisë (+50 mijë).
Gjermania llogarit në bilancin e saj të emigracionit pozitiv për të kompensuar një numër në ulje të lindjeve duke i mundësuar ndërmarrjeve të gjejnë krahun e punës që i mungon.

Related

Top Lajm 5792240738640425829

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item