Një asteroid gjigant kërcënon Tokën më 8 qershor
Asteroidi i quajtur “HQ124″ ka vënë në “shënjestër” tokën më 8 qershor dhe do të mund të vërehet përmes një teleskopi normal. Në këtë datë, ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/nje-asteroid-gjigant-kercenon-token-me.html
Asteroidi i quajtur “HQ124″ ka vënë në “shënjestër” tokën më 8 qershor dhe do të mund të vërehet përmes një teleskopi normal. Në këtë datë, një asteroid me dimensione jo të vogla, do t’i kalojë tangent planetit tonë.
Sidoqoftë nuk ka vend për alarm, sepse ky objekt qiellor sipas astronomëve nuk mund të përbëjë kërcënim për njerëzimin. Ky fenomen mund të shikohet për disa ditë vetëm falë një teleskopi normal.
I zbuluar më 24 prill të këtij viti nga shkencëtarët e laboratorit “Propulcion” të Institutit të Teknologjisë në Kaliforni si dhe nga NASA, asteroidi ka një diametër mes 500 dhe 1000 metrave.
Ky shkëmb hapësinor po drejtohet nga Toka me një shpejtësi rreth 14 km në sekondë. Kalimi i tij duhet të ndodhë në një distancë të barabartë sa 3.2 herë, atë që ndan Tokën nga Hëna, si dhe 1.470.000 milionë kilometra nga sateliti ynë.