Shqiptari nga Tetova – ‘bajraktari’ i 200 vjetorit të Norvegjisë – FOTO

Alberti, flamurtari i paradës Siç keni lexuar në ShqipMedia.com, më 17 Maj të këtij viti, për të shënuar 200 vjetorin e pavarësisë së Norveg...

Alberti, flamurtari i paradës
Siç keni lexuar në ShqipMedia.com, më 17 Maj të këtij viti, për të shënuar 200 vjetorin e pavarësisë së Norvegjisë, komuniteti shqiptar i atjeshëm u organizuan për të sjellë para miliona vizitorëve në Oslo ushqime tradicionale shqiptare. http://shqipmedia.com/portal/ushqime-shqiptare-ne-diten-e-pavaresise-se-norvegjise-foto/
Për të gjithë ata që s’kanë shumë njohuri mbi këtë popull nordik, 17 Maji është dita më e rëndësishme e vitit për Norvegjinë, për vendësit por dhe të gjithë ata emigrantë të natyralizuar. Pika kulminante e kësaj feste është parada e ardhmërisë, të rinjtë e shkollave fillore dhe sidomos maturantët e Oslos që parakalojnë bulevareve kryesore të kryeqendrës nordike. Kjo paradë udhëhiqet nga flamurtari i qytetit, nder ky që këtë vit i takoi Albert Nezirit, djali i një emigranti nga Tetova e Maqedonisë. Shkolla Linderud ku ndjek mësimet Alberti ka udhëhequr me paradën këtë vit, dhe ky privilegj Albertit i është caktuar nga këshilli organizator i 17 Majit.
Albert Neziri
Albert Neziri
Për të theksuar demokracinë norvegjeze dhe rolin e emigrantëve atje, këshilli organizator i festës ka shkuar dhe një hap më tej duke i dhënë nderin dhe privilegjit të riut nga Tetova që të mbajë një fjalim për babain e demokracisë së këtij vendi, Henrik Wirgeland – luftëtari më i madh për të drejta të barabarta për të gjithë njerëzit që jetojnë në këtë vend, qofshin norvegjezë apo të ardhur. Përkujtojmë se në kushtetutën norvegjeze të vitit 1814, paragrafi 2 ka ndaluar hyrjen e të huajve në vendin e mijëra fjordeve – por lufta e palodhshme e Wirgeland me shokë ka bërë që ky ligj të abrogohet dhe me këtë sot Norvegjia të njihet si parajsa e demokracisë në planetin tonë.
Alberti në objektin e komunës, pas fjalimit
Alberti në objektin e komunës, pas fjalimit
Alberti është nxënës i shkëlqyer dhe udhëheqës i Këshillit Rinor të rajonit Gruruddalen. Kryetari i komunës së Oslos Fabian Stang ka ftuar në drekë Albertin dhe familjen e tij në pallatin komunal (Rådhuset) ku në këtë drekë solemne kanë marrë pjesë Presidentja e Komitetit të 17 Majit, Ministri i Arsimit, shefja e gjitha drejtorive arsimore të Norvegjisë, Ambasadori Amerikan, Ambasadori Anglez dhe shumë figura tjera të çmuara të jetës publike në Norvegji.
Familja Neziri në drekë tek kryebashkiaku
Familja Neziri në drekë tek kryebashkiaku
Rijan Neziri, babai i Albertit, ka ardhur në Norvegji në moshë shumë të re, dhe si shumë emigrant të tjerë edhe Rijani ka punuar shumë që fëmijët e tij të kenë një gjendje më të mirë ekonomike dhe kushte më të mira për shkollim. Sot me shumë kënaqësi dhe emocion deklaroi për ShqipMedia.com se kjo ka qenë festa e tij më e bukur ndonjëherë.
“Thjeshtë, me gojën plotë një prind i kënaqur me djalin e tij. Dhe uratat e panumërta nga shumë e shumë njerëz eminentë, ashtu duke mbetur i habitur me talentin e tij edhe unë si prind. Lus Zotin t’ia shtojë diturinë dhe ta mbrojë nga çdo e keqe, jo vetëm Albertit port ë gjithë rinisë shqiptare anekënd Botës” – tha për ShqipMedia.com Rijan Neziri.
A. Xhaferi – ShqipMedia.com
Rijan Neziri dhe Albert Neziri
Rijan Neziri dhe Albert Neziri
Alberti dhe Presidentja e Komitetit të 17 Majit
Alberti dhe Presidentja e Komitetit të 17 Majit
Mësuesja e Albertit, motra Doruntina, Sekretarja e Komitetit, motra Dëbora, drejtori i shkollës Linderud (ku mëson Alberti) dhe presidentja e Komitetit të 17 Majit
Mësuesja e Albertit, motra Doruntina, Sekretarja e Komitetit, motra Dëbora, drejtori i shkollës Linderud (ku mëson Alberti) dhe presidentja e Komitetit të 17 Majit
Alberti, flamurtari i paradës
Alberti, flamurtari i paradës

Related

Lajme 3676930060104670066

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item