TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve
I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/turqi-dy-te-vdekur-pas-konfrontimeve-ne.html
I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori, Huseyin Avni Mutlu.
Ndërsa dhjetëra persona protestuan dje në lagjen “Okmeydani” në Stamboll kundër qeverisë dhe në nderim të kujtimit të adoleshentit 15-vjeçar, një burrë që ishte pjesëmarrës në ceremoninë funebre u godit me plumba të vërtetë nga ana e policisë.
Njoftimi i vdekjes së Ugur Kurtit në platformën Twitter nga ana e guvernatorit të Stambollit shkaktoi zemëratën e qindra personave që dolën në rrugët e kryeqytetit.
Ugur Kurt, 30 vjeç ishte i pranishëm në funeralin e një të afërmi dje, ndërsa u godit me një plumb në kokë. Jo shumë larg, disa policë po përpiqeshin të mbanin nën kontroll dhjetëra protestues