“Visa” dhe ”MasterCard” kërcënojnë me largim nga Moska

Autoritetet ruse shpresojnë në gjetjen e një kompromisi mes grupeve amerikane të kartave të kreditit “Visa” dhe ”MasterCard”, të vëna në vës...


Autoritetet ruse shpresojnë në gjetjen e një kompromisi mes grupeve amerikane të kartave të kreditit “Visa” dhe ”MasterCard”, të vëna në vështirësi nga një projekt i legjislacionit rus që e ka shtyrë kompaninë  “Visa” të kërcënonte në pezullimin e aktiviteteve në këtë vend.
“Një kompromis duhet gjetur deri në 1 korrik. Thjesht do të ketë një reduktim të shumës së depozitave, e nevojshme për ‘Visa’-n dhe ‘MasterCard’-in për vazhdimin e aktiviteteve në Rusi”, u shpreh sot Anatoli Aksakov, zëvendës presidenti i Komisionit të Dumës (Dhoma e Ulët) në lidhje me tregjet financiare.
“Duhet të diskutojmë dhe të përcaktojmë një shumë të arsyeshme me synim që këto kompani të jenë të interesuara të vijojnë aktivitetin në tregun rus”, shtoi ai.
Më 1 korrik pritet të hyjë në Rusi një ligj që synon në krijimin e një sistemi kombëtar pagesash elektronike, si përgjigje ndaj ndjeshmërisë së Rusisë ndaj dy sistemeve amerikane të cilët aplikuan në muajin mars sanksione amerikane kundër Moskës.
Ligji gjithashtu u kërkon operatorëve të huaj të përcaktojnë një fond special në Bankën Qendrore Ruse, që mund të merren në rast pezullimi të veprimtarisë së tyre.

Related

Botë 4249998881121385555

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item