Walter Isaacson: 14 mësime lidershipi nga Steve Jobs

Në revistën Harvard Business Review, biografi Walter Isaacson ka shkruajtur një artikull në lidhje me “mësimet e vërtetë të lidershipit” që ...


Në revistën Harvard Business Review, biografi Walter Isaacson ka shkruajtur një artikull në lidhje me “mësimet e vërtetë të lidershipit” që ofron personazhi Steve Jobs. Isaacson, i cili është autor i librit “Steve Jobs” e shkruajti esenë, si një përpjekje për të përmbledhur në 6824 fjalë atë biografi, dhe për të ofruar aspektet më thelbësorë të Steve Jobsit si lider, për ata që u ka shpetuar mesazhi kur kanë lexuar librin e plotë. “Në muajt që kur doli biografia ime e Steve Jobsit, dhjetëra komentatorë janë përpjekur të nxjerrin mësime drejtimi prej tij”, shkruan Isaacson. “Disa prej lexuesve e kanë përthithur mesazhin, por unë mendoj që shumë prej tyre janë fiksuar pas anëve të ashpra të personalitetit të tij”.
Isaacson nxjerr në dukje se ata drejtues që kanë vendosur t’i hyjnë rrugës së madhështisë duke qenë “të këqinj” (si Steve), thjeshtë nuk po kuptojnë asgjë. Ai argumenton në mënyrë elokuente se ana e ashpër e personalitetit të Jobs është vetëm një pjesë e ekuacionit. Pjesa më e rëndësishme e tij është vizioni dhe aftësitë për ta mbështetur atë. Isaacson i ka ndarë në 14 kategori vëzhgimet e tij për Jobsin. Disa prej tyre mund të kategorizohen me mirë si modele biznesi se sa si stile lidershipi, por të gjitha duhet të jenë objekt studimi, për këdo që dëshiron të arrijë atë cfarë arriti Steve Jobsi.
1. FOKUSI – Në pjesën e librit biografik që përqëndrohet në rikthimin e tij tek Apple dhe fazën e fundit të jetës së tij në biznes, Walter Isaacson ka shkruajtur gjerësisht për aftësinë e Jobsit për të skartuar produkte të panevojshëm, si edhe shërbime, strategji marketingu, paketime dhe madje edhe butona nga produktet e Apple apo Pixar. Në këtë pjesë të esesë, ai ofron shembuj të veçantë, përfshirë edhe takimin e Steve Jobs me drejtorin e përgjithshëm të Google, Larry Page, ku ai i thotë këtij të fundit se kompania e tij ishte në rrezik të bëhej si Microsofti, për shkak se nuk kishte fokus.
THJESHTESIMI – Nuk ka kompani tjetër që të ketë thjeshtësuar eksperiencën e përdoruesit siç ka bërë Apple, dhe kjo zë pjesën më të madhe të esesë së Isaacsonit. Ai ofron shembuj të Apple që ka thjeshtësuar aparatet dhe programet e vet, dhe madje rrëfen se një prej gjërave që Jobs u kërkonte punonjësve të tij ishte që të gjenin industri “të destinuara të shkonin përfund”, për arsye se nxirrnin produkte dhe shërbime që ishin shumë të komplikuar (si për shembull MP3 player-at në vitin 2000). (Pershtatur ne shqip nga bota.al)
MARRJA E PERGJEGJESISE NGA FILLIMI NE FUND – Kjo është një prej kategorive që mund të mendohet më mirë si model biznesi, pasi Isaacson përqëndrohet tek Steve Jobs që preferonte modelin e kontrollit të të gjithë procesit. Shumë pak kompani e bëjnë këtë  gjë sot, dhe asnjëra nuk e bën në industrinë e kompjuterëve. Dihet që është e vështirë, por të gjithë do të donim që Apple të kishte konkurencë në këtë arenë.
KUR JE PRAPA, KERCE SI BRETKOCE – Steve Jobs ishte i tmerruar kur kuptoi që Apple kishte “humbur varkën” kur bëhej fjalë për “djegien” e muzikës në CD me iMac-un e tij origjinal. Zgjidhja e tij, sipas Isaacson ishte që të bënte një kërcim të fortë para konkurencës me iPodin dhe iTunes. Mësimi më i rëndësishëm këtu është që liderët në biznes nuk duhet të luajnë e ka kush e ka (një mësim që sot duhet ta nxjerrin konkurentët e Apple), por duhet thjeshtë të bëjnë një kërcim të madh për të parakaluar konkurentët.
VENDOS PRODUKTET PARA FITIMEVE – Ne mendojmë që me shumë gjasa ky është mësimi më i vështirë për botën e korporatave. Steve Jobs atëherë dhe Tim Cook sot kanë folur gjatë për filozofinë e Apple, sipas të cilës kompania është e fokusuar në bërjen e produkteve madhështorë, dhe duke vepruar kështu, fitimet do të vijnë vetë. Drejtuesit e shitjeve dhe financiarët e kompanive kanë prirjen që të fokusohen më shumë te fitimet se sa tek produktet, dhe Jobs besonte se kjo ishte një recetë për mediokritet.
MOS U BEJ SKLLAV I GRUPEVE TE FOKUSIT – Kur Steve Jobs u pyet nga një pjesëtar i grupit origjinal të zhvillimit të Mac, nëse duhej të takoheshin me një grup fokusi për të paraqitur një produkt, Jobsi tha: “Jo, sepse klientët nuk e dinë se çfarë duan, deri kur ne ua tregojmë”. Kjo është një këshillë shumë e mirë, por duhet dikush me një vizion të jashtëzakonshëm që ta zbatojë. Për definicion, shumë pak njerëz kanë vizion të jashtëzakonshëm. (Pershtatur ne shqip nga bota.al)
PERTHYEJ REALITETIN – Një tjetër ide që e përshkon të gjithë librin e Isaacsonit është se njerëzit që punonin me Steve Jobsin arritën gjëra të mëdha – shpesh herë gjëra që ata vetë besonin se nuk mund të bëheshin – thjeshtë sepse Steve Jobs mendonte ndryshe nga ata. Kjo është e mrekullueshme, dhe të gjithë pyesim sa kohë duhet të kalojë përpara se të shohim dikë tjetër që të bëjë të njëjtën gjë.
VESHJA – Një tjetër mënyrë për të menduar për këtë kategori është se mbulesa vërtetë ka rëndësi. Steve Jobs ishte i obsesionuar pas paketimit dhe prezantimit, dhe ky është një tjetër mësim shumë i rëndësishëm në esenë e Isaacson.
KERKO PERSOSMERINE – Në kohën kur Mac kundër Windows ishte lufta më e rëndësishme e platformave, ne të revistës Apple Magazine argumentonim me zë të lartë se ajo që e dallonte Apple nga konkurenca ishte se problemi me botën që preferonte Windowsin ishte që këta qenë të kënaqur me “mjaftueshëm”. Në këtë pjesë, Isaacson mbron idenë që ndjekja e përsosmërisë nga Steve Jobs ishte një arsye përse ai qe kaq i suksesshëm.
TOLERO VETEM LOJTARET ME TE MIRE – Këtu qëndron thelbi i problemit të anës së ashpër të karakterit të Jobs. Sipas vetë Jobsit, të qënurit brutalisht i ndershëm (dhe i pasjellshëm) ishte një mënyrë për të mbajtur lojtarët e klasit të dytë larg nga Apple. Në libër, Isaacson shkruan gjatë për këtë çështje, por mësimi më i rëndësishëm këtu është se të paktën deri në një farë mase, kjo marrëzi e tija ishte metodike.
FOL SY ME SY – Thelbi i kësaj këshille: Takohu sy më sy kurdoherë që është e mundur dhe mos u përpiq të bashkëpunosh përmes emailit.
NJIH PANORAMEN E MADHE DHE DETAJET – Ja një tjetër gjë që e dallonte Steve Jobsin. Ai kishte një vizion të përgjithshëm dhe aftësinë që të merrej edhe me hollësitë më të vogla që mendonte se kishin rëndësi. I urojmë fat kujtdo që dëshiron ta zbatojë këtë mësim.
KOMBINO SHKENCAT SHOQERORE ME SHKENCAT EKZAKTE – Isaacson përmend diçka ideale për këtë kategori. Ai shkruan se Jobsi ishte i fokusuar në idenë e bashkimit të shkencave shoqërore me shkencat ekzakte dhe e identifikon si konceptin që ka meritën përse produktet e Apple janë kaq fantastikë. (Pershtatur ne shqip nga bota.al)
MBETSH I URITUR, MBETSH BUDALLA – Këtu Isaacson përqendrohet tek mënyra si Steve Jobsi e gjeti frazën e famshme që e përmendi para studentëve në universitetin e Stanfordit si dhe mënyrën si ajo luajti rol gjatë gjithë jetës së tij. Versioni i shkurtër i këtij mësimi është që, nëse mendon se mund të arrish suksesin e Steve Jobsit thjeshtë duke ardhur vërdallë dhe duke u bërë i keq me punonjësit, atëherë gabohesh rëndë. E vërteta është që formula që e bëri Jobsin aq të suksesshëm është kaq e ndërlikuar dhe aspak lehtësisht  e riprodhueshme.
Walter Isaacson ka patur më shumë mundësi afrimi me Steve Jobsin se çdokush tjetër, përveç drejtuesve të kompanisë dhe familjes se tij. Në këtë afrimitet ai ishte vëzhgues dhe jo pjesëmarrës.
Qoftë nëse jeni një person që i dashuron produktet e Apple, qoftë nëse jeni dikush që mendoni se ajo është marka e një idioti, një humbësi apo më keq, duhet të dini që njeriu që e ngriti dhe e çoi drejt suksesit këtë kompani është një nga ata që dalin një herë në disa breza, ashtu si Thomas Edisoni, Henry Fordi dhe ndoshta Leonardo Da Vinçi. Dhe këtu përfshihen edhe madhështia e tij, edhe të metat e karakterit.
Shkollat e biznesit dhe akademikët, bota e korporatave dhe me shumë gjasa edhe qeveritë do e studiojnë Steve Jobsin për shumë vite. /Apple Magazine/
Pershtatur ne shqip nga bota.al

Related

Top Lajm 7301428629255617703

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item