POLITIKE / Të larguar nga skena në kulmin e pushtetit

Nuk janë vetëm Moammar Gheddafi, Saddam Husseini dhe të tjerë që janë larguar ose dëbuar nga postet e tye në ata momente kur mendonin se ish...


Nuk janë vetëm Moammar Gheddafi, Saddam Husseini dhe të tjerë që janë larguar ose dëbuar nga postet e tye në ata momente kur mendonin se ishin në kulmin e pushtetit. Dhe mbi të gjitha, nuk është e thënë që karriken ta lësh vetëm më luftë. Ja disa prej politikanëve që, në momente kur ishin majat e pushtetit në vendet respektivë, u larguan krejt papritur, prej gabimeve që bënë vetë, kapricove të fatit apo komploteve të të tjerëve…
Udhëheqësi: Richard Nixon
Shteti: SHBA
Rënia: Skandali i Watergate ishte më shumë se sa thjeshtë një përgjim i zyrave qendrore të Komitetit Kombëtar demokrat – shumë shpejt u shndërrua në një histori korrupsioni dhe komploti, që mbërriti deri në Zyrën Ovale. Presidenti Richard Nixon mohoi gjatë të gjithë kohës përfshirjen e tij, mbi të gjitha në nëntor 1973, kur u tha gazetarëve “Unë nuk jam i keq”.
Faktet treguan një tjetër histori. Zbulimi që Shtëpia e Bardhë kishte rregjistruar diskutime sensitivë në Zyrën Ovale shkaktoi një luftë politike për kontrollin e kasetave. Kur Gjykata e lartë vendosi që kasetat, të cilat më pas do të “tregonin” se Nixoni dhe ndihmësit e tij bënin plane për të mbuluar skandalin e Watergate, t’i dorëzoheshin prokurorit special, ditët e presidentit ishin të numëruara. Nixoni dha dorëheqjen në 9 gusht 1974. “Dua të them vetëm që, nëse disa prej gjykimeve të mi kanë qenë të gabuar – dhe disa prej tyre kanë qenë të tillë – ata janë marrë mbi bazën e asaj që kam besuar në atë kohë, se ishte në interesin më të mirë të kombit”, tha ai në fjalimin e lamtumirës.
Teksa largohej nga Shtëpia e Bardhë për herë të fundit, Nixoni u ndal në derën e helikopterit që do ta çonte në pensionin e turpshëm, duke hapur krahët sa më gjerë për të bërë të famshmen shenjën “V”, që është shndërruar në markën e tij.
Udhëheqësi: Mohammed Reza Pahlavi
Shteti: Iran
Rënia: Pas muajsh të tërë protestash të zgjatura dhe grevash të përgjithshme në 1978, Shahu i Iranit u përpoq të përgjigjet me një forcë të madhe ushtarake për të shtypur protestat dhe më pas u përpoq të paqësojë publikun me xheste liberalizues. Më në fund, në 16 janar 1979 ai u nis në mërgim. Sipas lajmeve zyrtarë, shahu dhe bashkëshortja e tij po largoheshin në Egjipt thjeshtë për pushime. Por fakti që kish marrë me vete një poçe me dheun e Iranit tregonte të kundërtën.
Largimi i tij u shoqërua me festime të mëdha në të gjithë vendin. Dy javë më vonë, Ajatollah Ruhollah Khomeini, i cili nxiti dhe frymëzoi revolucionin dhe që vetë kish qenë dëbuar në mërgim nga shahu, mbërriti në Iran. Dy muaj pas kësaj, Irani u shpall zyrtarisht me referendum një republikë Islamike.
Pjesa e mbetur e jetës së shahut ishte e shkurtër dhe vetëm në shëtitje, teksa ai u zhvendos nga Egjipti, në Marok, në Europë dhe në Amerikën e Jugut, në kërkim të një shtëpie të përhershme. Shahu kish vite që vuante nga kanceri dhe kishte nevojë urgjente për trajtim mjekësor. Ekuilibri politik në Republikën e sapolindur Islamike të Iranit u radikalizua shumë pasi shahu mbërriti në SHBA për trajtim mjekësor në vitin 1979: një grup të rinjsh iranianë, nën dyshimin e pabazë se shahu po punonte me qeverinë amerikane për të organizuar një rikthim në pushtet, u kundërpërgjigjën duke pushtuar ambasadën amerikane në Iran. Shahu vdiq në vitin 1980 në Egjipt dhe u varros në xhaminë al-Rafai të Kairos. Pershtatur ne shqip nga bota.al
Udhëheqësi: P.W.Botha
Shteti: Afrika e Jugut
Rënia: I zgjedhur kryeministër në vitin 1978, Botha ndryshoi Kushtetutën e Afrikës së Jugut gjashtë vjet më vonë për të krijuar poizicionin e presidentit të shtetit, të cilit i jepej juridiksion vetëm mbi çështje të rëndësisë kombëtare, përfshirë çështjet ushtarake dhe të sigurisë. Pasi qëndroi për më pak se një mandat, ai u detyrua të japë dorëheqjen nga ajo detyrë.
Botha përdori autoritetin e tij për t’i rezistuar trysnisë nga komuniteti ndërkombëtar për të shfuqizuar ligjet e aparteidit në Afrikën e Jugut, që ishin diskriminues ndaj popullsisë me ngjyrë, qe ishte shumicë në vend. Pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB, e cila impononte një embargo armësh si dhe mungesë të investimeve ndërkombëtare që filluan të kenë efekt negativ mbi ekonominë e vendit, Botha vazhdoi të instalojë forca ushtarake dhe policore për të përforcuar sistemin e segregimit në vend. Të shqetësuar nga militarizimi i theksuar i politikave qeveritare, pjesëtarë të partisë së Botha, Partia Kombëtare, ndërmorën hapa për ta rrëzuar nga pushteti.
Pasi pësoi një atak në janar 1989, partia zgjodhi F.W.de Klerk – një reformator që nuk konsiderohej aleat i Bothas – për ta zëvendësuar si kryetar të partisë. Një muaj më vonë, partia kërkoi që de Klerk të bëhej menjëherë kryetar i shtetit, por në fillim Botha refuzoi të japë dorëheqjen. Megjithatë, disa muaj më vonë ai ishte marxhinalizuar aq shumë saqë nuk kish zgjidhje tjetër përveçse të largohej.
Duke dhënë dorëheqjen përmes një fjalimi në televizion në 14 gusht 1989, Botha refuzoi të thotë ndonjë fjalë apo të artikulojë justifikime për natyrën e rënies së tij. “Ata u përgjigjën se mund të përdorja shëndetin tim si arsye”, tha ai. “Unë u thashë se nuk jam i përgatitur të largohem me një gënjeshtër. Për mua është e dukshme se pas gjithë këtyre vitesh kur kam bërë përpjekjet më të mëdha për Partinë Kombëtare dhe qeverinë e këtij vendi, si dhe sigurinë e shtetit, po injorohem nga ministrat që shërbejnë në kabinetin tim”. Teksa de Klerk mori menjëherë në duar drejtimin dhe njohu opozitën me ngjyrë të vendit, Botha u tërhoq në pronën e tij në qytetin Wilderness. Vdiq aty në vitin 2006.
Emri: Nuri al-Said
Shteti: Iraq
Rënia: Kryeministri karizmatik dhe shpesh herë brutal që shërbeu për shtatë mandate në sistemin monarkik të Irakut, Nuri al Said sundoi gjatë edhe pas mandatit britanik. Ndikimi i tij u zgjerua dramatikisht pas vdekjes së Mbretit Faisal I në 1933, aq shumë sa që vitet e mbetur të monarkisë së Irakut njihen si Ahd Nuri, ose epoka e Nurit.
Por mbërthimi i tij pas pushtetit nisi të bjerë me ngjitjen e presidentit egjiptian, Gamal Abdel Nasser dhe nacionalizmit të tij pan arab në fundin e viteve pesëdhjetë, si edhe rritjes së zemërimit të brendshëm ndaj kontrollit pseudokolonial britanik mbi shtetin iraken. Nuri arriti në fundin e tij atëherë kur ushtarët tek të cilët ishte mbështetur për të ruajtur sundimin e tij, i kthyen armët kundër tij. Një kontigjent ushtarak i urdhëruar të stabilizojë monarkinë në Jordani i ktheu sytrë nga Bagdadi. Mbreti 23 vjeçar Faisal II dhe enturazhi i tij u ekzekutuan nga një skuadër pushkatimi në oborrin e pallatit në 14 korrik 1958 dhe trupi i monarkut u mbështoll me një tapet dhe u nxorr fshehtas jashtë pallatit për t’u varrosur në fshehtësi.
Fundi i Nurit është një rast studimor për rrezikun që u kanoset autokratëve që qëndrojnë shumë gjatë në pushtet. Një ditë pas grushtit ushtarak të shtetit, ai u largua për në shtëpinë e motrës së udhëheqësit të ardhshëm të opozitës irakene, Ahmed Chalabi, sipas një profili mbi Chalabin i shkruajtur nga Dexter Filkins. Nuri, i veshur si grua dhe i mbuluar nga koka tek këmbët, u kap një ditë më vonë tek përpiqej të largohej nga Bagdadi. “Nurit iu hoqën rrobat, u ndëshkua me ngulje i gjallë në hell dhe u la në diellin përvëlues në mes të sheshit”, shkruhej në një artikull të kohës të revistës Time. Pershtatur ne shqip nga bota.al
Emri: Zine el-Abidine Ben Ali
Shteti: Tunizia
Rënia: I njohur më parë si një prej autokratëve më të sigurtë të botës arabe, kapja pas pushtetit e Ben Aliut nisi të lëkundet pas vetëflijimit në dhjetor të vitit 2010 të Mohamed Bouazizit, një shitës frutash që ishte munduar prej autoriteteve, dhe i nxitur nga mungesa e shpresës dhe paaftësia për të nxjerrë bukën e gojës. Akti i tij i dëshpërimit u shndërrua në një thirrje për mijëra tunizianë të zemëruar prej mungesës së shanseve ekonomike në vend. Ata dolën masivisht në rrugë në fillim të janarit, duke fituar në anën e tyre edhe ushtrinë e vendit. Duke nuhatur se tashmë gjithçka ishte kthyer kundër tij, Ben Ali u largua nga vendi në 14 janar, duke shkuar në qytetin saudit Jeddah.
Në ditët para largimit të tij, Ben Ali u përpoq të zbusë protestuesit me një listë lëshimesh. Në 10 janar ai deklaroi se do të krijonte 300 mijë vende të reja pune për të frenuar papunësinë në rritje. Kur kjo lëvizje nuk arriti të zbusë zemërimin e publikut, ai mbajti një fjalim publik ku premtoi se nuk do të kandidonte për një tjetër mandat dhe do t’u siguronte tunizianëve liri totale, politike dhe të medias. Ishte shumë pak, shumë vonë. Megjithatë, autokrati në largim nuk mund të rrinte pa u kujtuar dhe një herë tunizianëve se çfarë kish bërë për ta: “Ndiej shumë dhimbje për atë që ka ndodhur. Dhimbja dhe vuajtja ime janë të tmerrshme, pasi kam kaluar më shumë se 50 vite të jetës time duke i shërbyer Tunizisë”, tha ai.
Emri: Mbreti Faruk
Shteti: Egjipt
Rënia: Faruku erdhi në pushtet në vitin 1936 në moshën 18 vjeçare. Udhëheqësi i papërvojë shumë shpejt armiqësoi këshilltarët e tij kryesorë duke refuzuar këshillat e tyre, madje shpesh herë duke i shmangur të gjithë në një periudhë shumë të rëndësishme, kur pushtimi i ushtrisë britanike po merrte fund. I parë si një peshë e lehtë nga pikëpamja politike, mbreti kritikohej gjerësisht për dështimin e ekonomisë si dhe vazhdimësinë e ndikimit politik të Britanisë në Kairo. Popullariteti i tij u dëmtua edhe më tej nga një luftë e pasuksesshme kundër shtetit të sapokrijuar të Izraelit në vitin 1948.
Pas humbjes së pësuar kundër Izraelit, një grup komandantësh të ushtrisë egjiptiane të udhëhequr nga Koloneli Nasser formuan Lëvizjen e Oficerëve të Lirë, një celulë klandestine që kish si synim përmbysjen e monarkisë egjiptiane. Oficerët e Lirë morën mbështetje financiare dhe logjistike nga CIA përmes një programi të fshehtë të njohur si “Projekti FF”. Oficerët e përmbysën Farukun dhe qeverinë e tij në korrik të vitit 1952, duke detyruar mbretin dhe familjen e tij që të largoheshin në mërgim në Monako. Sistemi i sundimit ushtarak autokratik që vendosi Nasseri vazhdoi për pesë dekadat e ardhshme. Edhe më interesante se sa largimi i Farukut mund të jenë ato çfarë ai la pas. Gazetarët që hynë në pallatin e tij menjëherë pas përmbysjes përshkruan një koleksion gjërash të çuditshme që do të kishin turpëruar edhe Charles Foster Kane, duke përfshirë qindra sende qe sherbejne per magji, pulla, monedha të rralla dhe një koleksion masiv pornografie. /the atlantic/
Pershtatur ne shqip nga bota.al

Related

Top Lajm 9063245725193872515

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item