I preu vetë këmbët, sepse nuk paguante dot operacionin kirurgjikal
Një burrë kinez që jeton në një fshat të provincës Anhui ka vendosur t’i presë vetë këmbët e sëmura, sepse nuk kishe para për të paguar oper...
Një burrë kinez që jeton në një fshat të provincës Anhui ka vendosur t’i presë vetë këmbët e sëmura, sepse nuk kishe para për të paguar operacionin kirurgjikal. Ai i ka thënë medieve se për të prerë këmbët ka përdorur një copë të mprehtë qelqi. Këtë dimër këmbët e burrit nga kina filluan të ngrinin dhe të infektoheshin shumë keq, pasi ai punonte zbathur në tokën e tij. “U detyrova t’i prisja vetë këmbët, sepse ato po më kalbeshin. Vuajta shumë, sa nuk kam fjalë ta përshkruaj. Jam shumë i varfër për përballuar shpenzime të mëdha”, ka thënë ai. Tashmë kinezi është shtruar falas në spital dhe mjekët po tregojnë kujdes të veçantë.
Ulio:
This comment has been hidden from the blog.
rudi:
This comment has been hidden from the blog.
Philip:
This comment has been hidden from the blog.