Tjetër histori tmerri në SHBA, gjendet 10 vite pasi humbi

Një 25- vjeçare, e cila u shpall e humbur 10 vjet më parë në Kaliforni, i tha policisë se ajo ishte detyruar që të martohej me rrëmbyesin e ...


Një 25- vjeçare, e cila u shpall e humbur 10 vjet më parë në Kaliforni, i tha policisë se ajo ishte detyruar që të martohej me rrëmbyesin e saj dhe të lindte fëmijën e tij.
Sipas BBC, gruaja e kontaktoi policinë pak pasi komunikoi me motrën e saj në Facebook.
Isidro Garcia, 41 vjeç, u arrestua të martën pasi akuzohet për rrëmbim, përdhunim dhe heqje të lirisë.
Policia tha se ai jetonte me familjen e vajzës, në kohën kur edhe e rrëmbeu.
Gjithçka nisi në vitin 2004, kur Garcia dilte me nënën e viktimës. Ai jetonte në shtëpinë e saj në Santa Ana.
Policia dyshon se Garcia nisi ta sulmonte seksualisht viktimën në qershor të atij viti, katër muaj pasi vajza mbërriti në SHBA nga Meksika.
Në gusht, ai sulmoi nënën e vajzës dhe drogoi adoleshenten, duke e çuar me makinë në një garazh, ku edhe e kyçi.
Gjatë muajve dhe viteve, ai i thoshte asaj se familja nuk po e kërkonte më, dhe nëse do tentonte që të kthehej pranë tyre, do e deportonin.
Garcia e dhunonte vazhdimisht fizikisht dhe seksualisht viktimën e tij.
Ata punonin natën në një shërbim pastrimi.
Një zyrtar i policisë tha se Garcia i kishte bërë lavazh truri asaj.
Në vitin 2007, ai e detyroi që të martoheshin, duke përdorur dokumentet që kishin marrë në Meksikë.
Në vitin 2012, ata u bënë me fëmijë.
Së fundmi, ajo kontaktoi motrën e saj në Facebook. Ajo i tha se bashkë me mamanë kishin tentuar që të kërkonini për të, duke përdorur madje edhe gazetat dhe televizionet.
Kjo e nxiti atë që të largohej dhe të raportonte historinë e saj në polici.

Related

Kronika e zezë 3136669780715732840

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item