Pronari nga Kosova, ngujon dhe dhunon kamerieren nga Librazhdi
Një kameriere shqiptare është dhunuar fizikisht dhe është mbajtur e mbyllur në nj dhomë nga pronari i një restoranti në Kosovë. Mediat kosov...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/pronari-nga-kosova-ngujon-dhe-dhunon.html
Një kameriere shqiptare është dhunuar fizikisht dhe është mbajtur e mbyllur në nj dhomë nga pronari i një restoranti në Kosovë. Mediat kosovare bëjnë ët ditur se, Leonita Tupi nga Librazhdi, punonte si kameriere në një restorant në Xërxë të Kosovës.
Sipas policisë, ajo fillimisht pati një pati konflikt me një klient të restorantit, por kur pronari mori vesh për situatën e ndodhur, e mori Leonitën me dhunë dhe e futi në një dhomë, ku e dhunoi fizikisht.
Pasi u la e ngujuar për disa ditë, ajo arriti të dilte nga dritarja e katit të dytë, duke shfrytëzuar një çarçaf.
Teksa mundohej t’i mbathte nga pronari i saj, ajo hasi në një patrullë të policisë dhe u tregoi atyre se cfarë i kishte ndodhur. Policia e ka dërguar menjëherë për trajtim mjekësor./shekulli