Dashuria: Si ta kuptoni që keni gjetur shpirtin binjak?

Keni pranë një mashkull që ju bën të lumtur, por nuk jeni të sigurta se ai është ‘i duhuri’, kontrolloni nëse i përmbush kushtet e mëposhtme...

Keni pranë një mashkull që ju bën të lumtur, por nuk jeni të sigurta se ai është ‘i duhuri’, kontrolloni nëse i përmbush kushtet e mëposhtme

 1. Ai mburret për ju. Pavarësisht nëse keni marrë një rritje në detyrë apo thjesht keni fituar një konkurs të parëndësishëm, ai nuk mund të rrijë pa u treguar të tjerëve edhe nëse ju akoma nuk ju ka shkuar në mendje ajo çështje. Kjo, për shkak se ai është adhuruesi juaj më i madh.
2. Ai sakrifikon për ju. Edhe ju do të bënit të njëjtën gjë për të. Ai mund të zhvendoset nga një vend në tjetrin vetëm për të qenë me ju, apo mund të heqë dorë nga një punë për të qenë pranë jush.
3. Ai ka të njëjtat vlera si ju. Është bukur të kesh pranë dikë që do të njëjtat gjëra si ju dhe e mendon botën në të njëjtën mënyrë. Nëse keni gjetur dikë, i cili ju mirëkupton për gjithçka sepse i bën edhe vetë ato gjëra, atëherë është një arsye më tepër për të kuptuar se keni gjetur shpirtin binjak.
4. Edhe pas disa vitesh bashkë, ai është xhentëlmen. Si për shembull të hapë derën për ju, t’ju mbajë në krahë nëse takat ju kanë bërë me dhembje këmbësh apo t’ju ndihmojë me punët e shtëpisë.
5. Ai nuk përpiqet t’ju ndryshojë. Ai mund ta dijë se jeni një njeri më i ngatërruar se të tjerët, që ndoshta nuk dini të gatuani apo që kërkoni të keni një kafshë shtëpiake për të cilën nuk mund të kujdeseni, por ai s’e ka problem këtë gjë.
6. Dëshironi të martoheni me të. Nuk bëhet fjalë për ceremoninë dhe planifikimin, por për idenë e kalimit të pjesës së mbetur të jetës së bashku. Nëse ky mendim ju bën entuziast, atëherë jeni me njeriun e duhur.
7. I keni mbijetuar një lidhjeje në largësi. Mund të ketë qenë e vështirë dhe frikësuese, por dashuria për njëri-tjetrin ju ka mbajtur pranë, duke bërë që sakrificat t’ju bashkojnë më tepër.
8. Ju merr malli vërtet. Përtej shprehjes së zakonshme që përdoret për të thënë një fjalë të ëmbël, nëse e thoni “më mungon shumë” dhe e ndjeni vërtet, kjo është një nga shenjat që jeni me shpirtin binjak.
9. Ju pëlqen privatësia, por jo me të. Nëse keni një apartament tuajin dhe nuk doni ta ndani me askënd tjetër, sepse ju pëlqen privatësia, por nuk e keni problem ta ndani me të, buzëqeshni, keni gjetur njeriun e zemrës. Në fund të ditës do të jeni të lumtura, jo se hoqët qafe punët, por sepse do të takoheni përsëri me të.
10. Komunikoni shumë mes jush. Çdolloj historie për punën, miqtë apo çdo gjë tjetër ju pëlqen ta ndani me të. Tani nuk keni më nevojë të telefononi miqtë e t’i detyroni t’ju dëgjojnë, e keni gjetur njeriun që është aty për ju në çdo kohë. Dhe kjo ju gëzon pafund.
11. Planifikoni për të ardhmen afatshkurtër. Nuk keni frikë të thoni pas gjashtë muajsh apo një viti, sepse e dini që kjo e ardhme do të jetë aty për ju. Është një lidhje që ju ngjall besim dhe qëndrueshmëri.
12. Mund të qani përballë tij. E qara është një gjest shumë intim, që nuk mund të bëhet përballë çdo njeriu. Por gjithsesi ju nuk e keni problem të qani përballë njeriut tuaj më të afërt. Ai di t’ju qetësojë dhe t’ju bëjë të ndiheni të sigurta.
13. Nuk ankoheni për të. Nëse jeni mbledhur me mikeshat tuaja që po ankohen për të dashurit e tyre, ju papritur bëheni e heshtur, sepse nuk keni shumë për t’u ankuar. Përkundrazi, ndiheni e lumtur që shkoni aq mirë.
14. Ai është i afërt me familjen tuaj. Po ashtu ju keni lidhje me familjen e tij. Ai mund të telefonojë babain apo vëllain tuaj, pa pasur nevojë të marrë mendimin tuaj më parë. Dhe e gjitha kjo nuk përbën asnjë problem.
15. Ai interesohet për mikeshat tuaja. Nëse njëra prej tyre po kalon një ditë të keqe, ai ju këshillon të kaloni kohë me të dhe ta bëni të ndihet më mirë. Ose mund t’ju kërkojë ta ftoni për darkë që të kaloni kohë të tre.
16. Ai ju lë të shfryheni. Ndonjëherë kur diçka ju acaron aq shumë sa filloni ta shprehni vazhdimisht, ai nuk mërzitet rreth përsëritjes suaj, por prej faktit se ju jeni e mërzitur.
17. Ju bën komplimente. Pa qenë e nevojshme që të jeni veshur bukur apo të keni shpenzuar orë të tëra para pasqyrës, ai ju bën komplimente se dukeni shumë e bukur apo ngacmuese.
18. Nuk grindeni. Mund të udhëtoni të qetë duke e ditur se nuk do të jeni çifti tragjik që e kalon të gjithë kohën duke u grindur, aq sa të tjerët mendojnë se do të përfundoni keq.

Related

intimitet 3387927436207569703

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item