Ulet çmimi i apartamenteve, ja zonat ku mund të blesh

Të dhënat nga agjencitë imobilare tregojnë se mesatarisht çmimi i një apartamenti në Tiranë ka rënë me 10%. Janë me mijëra apartamente që ka...

Të dhënat nga agjencitë imobilare tregojnë se mesatarisht çmimi i një apartamenti në Tiranë ka rënë me 10%. Janë me mijëra apartamente që kanë ngelur stok. Sipas çmimeve të tregut, zona më e lirë në Tiranë është Fresku. Në këtë zonë çmimet lëvizin nga 300-550 euro m2


Kriza e emigrantëve shqiptarë në dy vendet fqinje dhe frika që kanë çiftet e reja për marrjen e një kredie janë dy arsyet kryesore që kanë futur tregun e ndërtimit në krizë. Janë më mijëra apartamentet, të cilat kanë ngelur stok, ndërkohë që ka shumë pallate të tjera ku nuk po mbyllin ndërtimet, për shkak të uljeve të shitjeve. Pjesa më e madhe e këtyre ndërtimeve ndodhen në periferi të Tiranës, në zonën e Freskut dhe Yzberishtit. Agjencitë imobliare shprehen se nuk po shesin as gjysmat e apartamenteve që janë shitur në të njëjtën periudhë në vitin 2012 dhe 2013. “Situata është e rëndë. Në pjesën më të madhe të pallateve të reja janë shitur 4 ose 5 apartamente, ndërkohë që pjesa tjetër ka ngelur e bllokuar. Në marrëveshje me agjencitë e tjera, por edhe me biznesmenë, është bërë ulje e çmimit për një m2, por përsëri nuk po ndihet ndonjë lëvizje”, – shprehet një prej drejtuesve të zyrave imobilare në Tiranë. Pavarësisht se ka shumë çifte të reja që interesohen çdo ditë nëpër zyrat imobilare, shumë pak prej tyre vendosin të blejnë një shtëpi. “Çdo ditë vijnë rreth 10 çifte të reja apo çifte të moshës 30-35 vjeç, por pjesa më e madhe e tyre vetëm interesohen. Ne gjithmonë përpiqemi që çdo rast ta shfrytëzojmë. Ditën e djeshme një çifti i kemi ofruar një apartament në Yzberisht 20% më pak se vlera fillestare dhe përsëri nuk u tunduan nga oferta”, – përmend nj agjenci imobilare. Të dhënat nga këto agjenci tregojnë se mesatarisht çmimi i një apartamenti në Tiranë ka rënë me 10%.

Zonat e lira dhe të shtrenjta
Për një familje apo të ri, për të blerë një shtëpi të lirë ka pak mundësi. Sipas çmimeve të tregut, zona më e lirë në Tiranë është Fresku. Në këtë zonë çmimet lëvizin nga 300-550 euro m2. Për pallatet që janë të papërfunduara, çmimi nuk shkon më shumë se 350 euro m2, ndërsa në rastet kur jepen çelësat në momentin e blerjes, çmimet arrijnë shifrat e 550 eurove. Një tjetër zonë e lirë është dhe Yzberishti, si gjithë pjesa jashtë Unazës. Zonë me interes përgjatë viteve të fundit ka qenë dhe “Don Boskoja”, për shkak të infrastrukturës që po ndërtohet dhe çmimeve, të cilat nuk shkojnë më shumë se 750 euro m2. Siç duket, të pasurit dhe emigrantët nuk preferojnë më zonën e ish-Bllokut, por pallatet që janë ndërtuar pranë Liqenit Artificial, pavarësisht se çmimi në këto zona është minimumi 2500 euro m2.
Qiratë
 Shqiptarët po zgjedhin të jetojnë në banesa me qira, në vend që t’i blejnë ato. Ky fakt, së bashku me rritjen e numrit të emigrantëve në vendin tonë ka rritur çmimet e qirave për apartamente. Shqiptaret që do të marrin një shtëpi me qira do t’u duhet të paguajnë më shumë se një vit më parë. Arsyeja kryesore është kërkesa e rritur për apartamente me qira për sa kohë çiftet e reja e kanë më të vështirë ta blejnë atë. Në shtrenjtimin e qirave po ndikojnë edhe të huajt, kryesisht fqinjët, që vijnë të studiojnë e të punojnë këtu. Rritjen e çmimit të qirave e thekson edhe Banka e Shqipërisë në një raport të fundit të saj. Sipas Bankës, duke filluar nga gjysma e dytë e vitit të kaluar, çmimet e qirave u rriten me më shume se 10%.
 
Çmimet aktuale në Tiranë
Çmimet te Fresku 300-550 euro m2 
Çmimet në Unazë 550-900 euro m2 
Çmimet jashtë Unazës 400-500 euro m2 
Çmimet në qendër 1300-2000 euro m2
Çmimet te Liqeni dhe të Blloku 2200-2700 euro m2

Çmimet e referencës sipas vendimit të qeverisë
Zona                                                   Vlera në lekë
1/1 Unaza-Materniteti i Ri               98 200
1/2 Uzina e Auto-Traktorëve                      70 500
2/1 Zona e Bllokut, Liceu               193 000
2/2 Sheshi “A. Rustemi”-Unaza-Rruga e Elbasanit      137 600
2/3 Min. Jashtme-Rruga e Elbasanit-Q.Studenti           115 200
2/4 “Mihal Grameno”-Sauk-Parku Kombëtar                  118 500
2/5 Zona e Parkut                90 750
3/1 Spitalet – Shkolla e Bashkuar                         81 500
3/2 Kinostudio                      67 800
4/1 Unaze-Shishtufinë                   76 500
4/2 Bregu i Lumit                  62 000
5/1 Zona e Bllokut, Pallatet “Agimi”                      191 000
5/2 “V. Shanto”, St. “Dinamo”, Garda                    133 000
5/3 Pishinat, rruga “Komuna e Parisit”                116 500
5/4 Rr. “K.Parisit”, Unaza, Sh.Teknologjike                    94 500
6 Unaza e Re-Kombinat-“Misto Mame”                71 000
7/1 Ish-Ekspozita-Gjykata-“Myslym Shyri”                       125 300
7/2 “21 Dhjetori”, Zogu i Zi, rr. e ambasadave                 121 000
7/3 Ish-uzina “Enver”, Rr. e Durrësit                     93 500
7/4 Fusha e Aviacionit, Unaza e Re                    71 500
8/1 Pazari i Ri                       112 800
8/2 Rruga “Bardhyl”, Tregu Ushqimor, Unazë                95 800
8/3 nga Tregu te ish-Kombinati                 71 500
9/1 Sheshi “Skënderbej”, Muzeu, St. Trenit                    136 200
9/2 Politeknikumi, St. i Trenit, “Siri Kodra”                       107 000
9/3 “Don Bosko”                   72 600
10/1 Qendra, kafe “Flora”, sheshi “Skënderbej”, ish-Ekspozita                       146 300
10/2 Rruga e Durrësit, e Kavajës, “Myslym Shyri”                      143 300
10/3 “Qemal Stafa”, kafe “Flora”, Zogu i Zi                      111 800
11/1 Rruga e Durrësit, “Don Bosko”                     88 500
11/2 Lapraka                         72 800
11/3 Laprakë, Kthesë e Kamzës               63 000

Related

Ekonomi 4190075591578776193

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item