Një debat mbi origjinën e luftës në Sudanin e Jugut

The Economist   Për disa vëzhgues të luftës aktuale civile në Sudanin e Jugut, aspekti më shqetësues duket se ka qenë përdorimi i bollshëm i...

The Economist  

Për disa vëzhgues të luftës aktuale civile në Sudanin e Jugut, aspekti më shqetësues duket se ka qenë përdorimi i bollshëm i fjalës “fisnor” për të përshkruar konfliktin. Ndërsa ushtarët nga grupi më i madh etnik i vendit, Dinka, shkuan derë më derë në kryeqytetin Juba, duke rrahur apo ekzekutuar anëtarët e Nuerëve, grupi i dytë më i madh në vend, gazetarët që po raportonin u akuzuan vazhdimisht për nxitje të luftës. Ndërsa vrasjet hakmarrëse u përhapën, akademikët dhe anëtarët e diasporës së Sudanit të Jugut u kritikuan gazetarët për mungesën e përgjegjësisë së tyre dhe mungesën e nuancave.
Jok Madut Jok, një akademik dhe ish-ministër në qeverinë e Sudanit të Jugut, u interesua të dinte nga gazetarët e huaj se për çfarë qëllimi shërbente “të thoshe se këta njerëz u vranë në emër të fisit”. Një shkrimtar nga Kenia, Nanjala Nyabola, argumentoi se një ese polemike të titulluar “Pse media Perëndimore e kupton gjithmonë Afrikën gabim?” se duke cituar fjalët e të mbijetuarve, të cilët shpesh akuzuan persekutuesit e tyre në terma fisnore, në fakt qe gabim.
“Po, ky person thotë se Fisi X është përgjegjës për problemin Y, por ata thjesht po e përdorin këtë si shpjegim i shkurtër për një fenomen më kompleks, si marrëdhëniet mes klasave, etnicitetit dhe pushtetit”.
Ky kriticizëm mund të duket se po jepet nga ajo që Mikela Urong (Michela Wrong), një shkrimtare britanike mbi Afrikën, e quan “vendi i relaksuar” i ndarë nga gazetaria, e cila është më shumë sesa “shkrimi i parë i historisë dhe një punë e copëzuar”.
Fisi, si një fjalë që duhet të përdoret me kujdes, mund të ketë me të vërtetë një aromë pezhorative koloniale, që sugjeron primitivizëm. Për më tepër, thonë ankuesit, duke e përshkruar konfliktin si thjesht  fistor, ndihmohet narrativa dembele dhe false e rivaliteteve historike fisnore.
Megjithatë, disa organizata mediatike kanë qenë tepër sensitive dhe të turpshme për të pranuar aspektin fisnor të konfliktit në llojin e gjakderdhjes së fundit në qytetin Bor, ku anëtarët e nuerëve iu vërsulën Dinkasve.
Lexuesit dhe shikuesit me siguri që duan të dinë, në nivelin më të thjeshtë të mundshëm, kush po vret kë. Me llogaritjen e fundit, më shumë se 10 mijë njerëz, më së shumti civilë, thuhet se kanë vdekur. Kjo nuk është për të mohuar se lufta civile u shkaktua nga sherret me nuanca fisnore në majë të pushtetit.
Salva Kiir, presidenti i sulmuar, i cili është Dinka, ka nuerë mes aleatëve të vet më të lartë, ndërsa rivali i tij, Riek Machar, një Nuer, ka gjithashtu zyrtarë të lartë Dinkas në anën e vet, përfshirë edhe anëtarë të familjes së Xhon (John) Garang, i cili udhëhoqi qeverinë e Sudanit të Jugut derisa vdiq më 2005.
Ata që refuzojnë ta quajnë këtë një luftë fisnore me të drejtë argumentojnë se sherri u ndez nga çështje personale dhe politike. Por kjo mund të injorojë faktin se nuk ka një ndarje të thjeshtë mes dallimeve politike dhe atyre fisnore. Politika është fisnore dhe udhëheqësit në Lëvizjen e Çlirimit Popullor të Sudanit, partia e vetme domethënëse, e ka ligjshmërinë e vet nga kapaciteti për të mobilizuar popullsinë mes vijave etnike.
Politika është lufta për kontroll të naftës dhe parave të ndihmave, abuzimi mbi të cilat trishton të gjitha bashkësitë dhe për t’i përdorur këto para në shërbim të rrjeteve të patronazhit të bazuar te fiset. Ajo që për fat të keq është e vërtetë, pavarësisht origjinës, është se lufta ka marrë një aspekt të ashpër fisnor.
Një zgjidhje gjithnjë e më popullore për këtë problem është promovimi i zërave të Afrikës në tregimin e lajmeve të kontinentit. Si pjesë e kësaj, është e mikpritur mbërritja e zërave të tillë si media shoqërore, veçanërisht nga ato zona ku raportimi ndërkombëtar është i paktë dhe i shkëputur.
Patrik Gathara, një shkrimtar nga Kenia dhe satirist, ka një këndvështrim tjetër, atë që mediat vendore duhet ta konsiderojnë si dështim të vetin faktin që nuk janë në gjendje të krijojnë një axhendë në raportimin e ngjarjeve të mëdha të Afrikës në mënyrë të kënaqshme. Nëse media perëndimore, pyet ai, “e kupton Afrikën gabim, atëherë kush po e kupton atë saktë?”

Related

Shtypi i huaj 5399772318096866701

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item