Vetë – sabotimi nuk është një akt, është një proces. Një proces kompleks, tragjik, që vë njerëzit kundër mendimeve dhe impulseve të tyre. Edhe pse ne, të gjithë bëjmë gabime, një e vërtetë vetë – sabotatore vazhdon të përpiqet për të rregulluar ato gabime që tërhiqen sa vjen e më tepër nga vendimet gjithnjë e më të këqija.
Varësia paraqet një gjendje kur arsyetimi dhe të menduarit deluzional shmangen në mënyrë të dhimbshme, duke ndërmarrë veprime të nevojshme për të rregulluar jetën e tyre. Shumë shpesh dëgjojmë tregime të personave të talentuar të cilët, pavarësisht nga potenciali i madh që zotëronin, lejuan që droga dhe alkooli t’i merrte me vete. Për disa, këto janë thjesht thashetheme për njerëz të famshëm, por për mua, është historia e jetës sime.
Kam kaluar 10 vitet e fundit duke studiuar efektet e varësisë së drogës në tru. Unë isha një vetë – sabotator, i cili kaloi pjesën më të jetës së tij para kësaj varësie. Adoleshenca ishte shumë e vështirë. Isha një fëmijë i pëlqyer gjithandej, që buzëqeshte shumë, por përbrenda e kam ndjerë se nuk përshtatem mjaftueshëm. Kjo ndjenjë, së bashku me impulsivitetin tim të lindur dhe hiperaktiv (e cila me shumë gjasa mund të diagnostikohet sot si ADHD), filloi të manifestohej përmes talljeve në klasë, kapërcimin e kufijve duke luajtur me thika etj. Shpresoja, se duke bërë shumë zhurmë dhe duke u vënë re, do të përfundoja me më të mirët. Më pëlqente.
Kur isha 14 vjeç, në një kamp veror kam pasur përvojën e parë me alkoolin. Unë nuk kisha parë të pinin moshatarët e mi, por doja ta provoja. U ndjeva plotësisht luftarak, një ndjenjë e mahnitshme, ndërkaq mësova se do të mund t’i fshihesha ankthit tim shoqëror me alkoolin. Po maskoja ndjenjat e mia negative me një zgjidhje të përkohshme, që do të më çonte në një rrugë të errët? “Përshëndetje vetë – sabotim, emri im është Adi”.
Nga mosha 16 në rreth 20, unë kam qenë një pijanec, përdorja marihuanë përditë dhe duhanxhi i rregullt. Ndërsa këto mbanin ankthin tim social nën kontroll, nuk e kuptoja se si kisha ngushtuar pa dashje rrethin tim shoqëror, vetëm me ata “të droguar” që deheshin në mënyrë konstante. Vazhdova jetën time larg të tjerëve, me kompensimin për fajin, duke u sorrollatur me justifikime të kota për të mos shkuar në shkollë. Deri në kohën që u ula për provën akademike, vetë – sabotimi ishte një mik i ngushtë.
Gjithçka ka të bëjë me gjërat që i bën keq vetes, duke i thënë vetes se ju duke i përmirësuar gjërat. Nuk ka të bëjë me një gabim të vetëm, por me perceptimin e një bote të një vizioni të gabuar, ku ju nuk mund ta shihni shkatërrimin e zgjedhjes tuaj. Për mua, kjo do të thoshte se droga dhe alkooli ndikonin për t’u ndjerë i ftohtë, ashtu siç kanë filluar shumë njerëz duke u përpjekur për të bërë përshtypje, të shtyrë nga sjellja ime. Në fund të fundit, perceptimi im për zgjedhjet e mia ishte shumë i deformuar.
Në moshën 18 vjeçare, unë u arrestua për vjedhjen e një dyqani në veri të Nju Jorkut, ku ndiqja kolegjin. Një fëmijë normal, pa një model të vetë-sabotimit mund të detyrohet ta pranojnë këtë incident para prindërve të tij. Ndërsa unë nuk kisha dëshirë për t’u marrë me kritika dhe isha gati ta pranoja. Si një i rritur, unë mund të merrja një avokat dhe të fshihja incidentin prej prindërve. Sigurisht që nuk kisha 500 dollarë për një avokat, kështu që fillova të shes marihuanë për të paguar tarifën, një gabim edhe më i madh se problemi.
Gjatë pesë viteve të ardhshme, alkooli dhe marihuanë më çuan tek droga më të forta si ekstazi dhe meth. Shitja e marihuanës u shndërrua në pesë vjet në marrëveshje me njerëz të fshehur pas kartelit të drogës. U zhvendosa në Los Anxhelos, duke i thënë vetes “do të bëhem muzikant”, por u përqëndrova pothuajse ekskluzivisht në përdorimin dhe shitjen e drogës. Jetesa ishte në thelb e rrezikshme, por unë mendoja më tepër për paratë, lidhjet, luksin. Nuk bëra muzikë, por u mora me shitjen e drogës në të gjithë botën e muzikës. Edhe kur një ekip SWAT i armatosur erdhi poshtë derës sime dhe më çoi zvarrë në burg, ku u përballa me 13 akuza dhe mundësinë e dekadave burg, vetë-sabotim im ishte i tillë, saqë unë nuk ishte i sigurt që kisha bërë gabim.
Ajo që unë nuk dija deri sa për një dekadë studiova Psikologji dhe Neuroshkencë ishte se si në mënyrë të përkryer unë iu përshtata profilit klasik të një fëmijë me kontroll të dobët impulsi. Shumica e njerëzve janë të pajisur natyrshëm për të filtruar nxjerrjen konstante elektrokimike që ndodh në trurin e tyre. Kur njerëzit “normalë” ndjejnë detyrim për të bërë diçka që ata nuk kishin menduar ta bënin, menjëherë ndizet një dritë e kuqe dhe mekanizmat e kontrollit të tyre vihen në punë. Veprimet, komentet, dhe impulset e çastit që nuk janë përdorur zakonisht, fshehurazi mbyllen brenda përgjithmonë. Kjo ndodh kryesisht në një nivel nënndërgjegjeshëm, kur truri i tyre ka filtruar automatikisht një impuls të rrezikshëm.
Për mua, ky lloj kontrolli kërkon shqyrtim etëndërgjegjshëm, saktësisht llojin e përpjekjeve që mungon në të kaluarën time, sepse unë nuk e kuptoja dhe nuk isha mësuar, që do të më duhej të mendoja për këto gjëra. Me fjalë të tjera, vetë-sabotimi im nuk erdhi, sepse unë nuk kam bërë gjëra që më është dashur t’i bëj, por për shkak se kurrë nuk kam mësuar të ndal veten nga gjëra që nuk mendoja t’i bëja.
Pas masave të dështuara për rehabilitimi pranë një qendre për të pastrehët fola në telefon me babain tim, i përgatitur për ta gënjyer përsëri, se pse duhet të transferohesha në një tjetër objekt rehabilitimi, por ai më bëri një pyetje, ku mbeta bosh: “Vazhdon ta bësh çorbë, çfarë do që të bëjmë ne?”
Së fundi e kuptova se jeta ime ishte përgjegjësi e imja, e askujt tjetër. Të ngrija krye kundër prindërve të mi dhe shoqërisë ishte vetëm një mënyrë për ta bërë jetën time një reagim gjigand për njerëzit e tjerë. i thashë babait se do të kujdesesha vetë për “rrëmujën” time. Ky ishte hapi i parë në jetën time. Shpejt zbulova se ashtu siç është një proces vetë-sabotimi, po ashtu është edhe vetë-rikuperim.
***
Ndonjëherë është mahnitëse se si vetë-sabotimi ka arritur si rezultat i vetë-shpengimit. Ja disa prej tyre:
Mark Twain
Pavarësisht talentit të tij letrar, Twain ishte shumë më pak i mprehtë me të holla. Me fitimet sekrete nga “Aventurat e Tom Sawyer” (1876) dhe Huckleberry Finn (1884) ai ka jetuar në mënyrë ekstravagante dhe ka derdhur miliona në zhvillimin e një shtypshkronje. Për fat të keq, ajo ishte teknologji e vjetër dhe erdhi falimentimi. Për të paguar kreditorët e tij, ai hynë në një turne tregimesh botërore – duke u bërë shkrimtari i parë i famshëm.
Winston Churchill
Pasi fitoi emër si politikan, udhëheqës ushtarak dhe shkrimtar në të 20-tat e tij, Churchill pa afrimin e Luftës së Parë Botërore dhe u bë gati të luftonte për Anglinë. Por në një betejë detare në 1915 ai orkestroi një fatkeqësi, dhe menjëherëpushteti u thye në grimca. Përfundimisht i rizgjedhur në Parlament, ai u tall për paralajmërimin për rritjen e Gjermanisë. Por pas Luftës së Dytë Botërore, ai u bë kryeministër dhe u vlerësua për rezistencën britanike me “gjak, djersë dhe lot” gjatë viteve shumë të errëta.
Martha Stewart
Në vitin 2004, Stewart u dënua për mashtrim të letrave me vlerë dhe pengim të drejtësisë. Parashikimet e zymta për të ardhmen e medias dhe vetë perandorisë së saj vareshin tek imazhi i saj. Megjithatë, brenda një viti pas lirimit të saj nga burgu në 2005, kompania e saj, Omnimedia, ishte fitimprurëse dhe ajo rifilloi kritikat e saj si “perëndesha” amerikane.
Adi Jaffe | psychologytoday.com