Çfarë përfaqëson Kongresi i Lushnjes dhe vendi i tij në histori
Historiani Niko Ferra rrëfen për ATSH-në mbi vendimet dhe rëndësinë historike të Kongresit të Lushnjes FIER, 21 Janar/ATSH-Rr.Isufaj/-Histor...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/01/cfare-perfaqeson-kongresi-i-lushnjes.html
Historiani Niko Ferra rrëfen për ATSH-në mbi vendimet dhe rëndësinë historike të Kongresit të Lushnjes
FIER, 21 Janar/ATSH-Rr.Isufaj/-Historiani Niko Ferra, rrëfen mbi vendimet dhe rëndësinë historike të Kongresit të Lushnjes.
Gjatë një interviste për ATSH-në, Ferra, specialist i Shtëpisë Muze, ku 94 vjet më parë u mbajt Kongresi i Lushnjes, paraqet materiale dhe fakte historike mbi rëndësinë e këtij kongresi, rrethanat kur u mbajt, vendimet e rëndësishme që ai mori, si dhe vendin që kjo ngjarje zë në historinë e Shqipërisë.
Sipas historianit Fera, Kongresi u mbajt në 21 Janar 1920, por duke parë se nuk kishin ardhur të gjithë delegatët, u la të vazhdojë nga data 23 deri në 28 Janar të atij viti.
“Shqipëria ka 3 ngjarje kryesore; Lidhja e Prizrenit, Shpallja e Pavarësisë dhe Kongresi i Lushnjes, i cili mer merita të veçanta, pasi këtu u krijua dhe u bë Kushtetuta e parë e vendit. Njerëzit u bashkuan në besë dhe vëllazërim, pasi qëllimi i thirrjes së së këtij kongresi ishte pikërisht bashkimi i vendit, tha Ferra.
Në rrëfimin e tij, Ferra tregon se “rrethanat në të cilat u mbajt kongresi ishin shumë të vështira. Territori shqiptar mbahej i pushtuar në pjesën më të madhe nga italianët, grekët, sërbët, etj, ndërsa Qeveria e Durrësit kishte dalë jashtë kornizës dhe nuk përfaqësonte më interesat e popullit për të cilin ishte zgjedhur.
Ndërkohë që Fuqitë e Mëdha kishin marë vendim për ta coptuar dhe përdorur Shqipërinë si plaçkë tregu, për të shuar oreksin shovinist të fqinjëve dhe për të krijuar ”ekulibrin ballkanik”, në kurriz të saj, tregon historian.
Bazuar në rrëfimin e historianit, Kongresi fillimisht analizoi vendimet e qeverisë së Durrësit dhe duke parë se ato nuk përfaqësonin më interesat e popullit shqiptar, e rrëzoi atë dhe zgjodhi më pas një qeveri të re, me Kryeministër Sulejman Delvinën.
Kongresi zgjodhi edhe një delegacion, me përbërje nga të gjitha trevat, i cili do të merrte në dorë fatet e Shqipërisë, në Koferencën e Parisit.
Kongresi zgjodhi Këshillin e Lartë, me 4 anëtarë, të cilët në atë kohë përfaqësonin edhe 4 fetë praktikuese në vend. Ai rrëzoi vendimet e padrejta të Konferencës së Fshehtë të Ambasadorëve të vitit 1915 dhe, vendimin që kishin marë në parim, në janar 1920 Fuqitë e Mëdha, për ta ndarë Shqipërinë.
Ai shpalli Pavarësinë, duke hedhur poshtë ç’do vendim apo mandat të huaj që coptonte Shqipërinë. Kongresi zgjodhi Këshillin Kombëtar, me kopetenca prej parlamenti, të përbërë prej 37 anëtarësh. Vendimi 243, për herë të parë aplikoi prerjen e kartmonedhave shqiptare, si dhe vendimin për hapjen e qendrave shëndetësore që do të mbikqyreshin nga shkencëtari shqiptar i diplomuar në Stamboll, Refat Frashëri.
“Për të gjitha këto vendime, Kongresi i Lushnjes zë një faqe të ndritur në historinë e Shqipërisë, duke u renditur me Lidhjen e Prizerenit dhe shpalljen e Pavarësisë”, tha në rrëfimin e tij, historiani Niko Ferra./m.sh/