50 fakte që nuk i dini për Zonjën e Parë të SHBA-ve

Michelle Obama mbushi 50 vjeç të premten dhe mbrëmë e ka festuar këtë rast me një mbrëmje festive. Gazeta “Tirana Observer” ju sjell më posh...

Michelle Obama mbushi 50 vjeç të premten dhe mbrëmë e ka festuar këtë rast me një mbrëmje festive. Gazeta “Tirana Observer” ju sjell më poshtë 50 fakte që nuk i dini përZonjën e Parë të SHBA-ve


1. Michelle Robinson, u rrit në një lagje në jug të Çikagos, në një lagje e cila ishte e populluar me njerëz me ngjyrë.

2. Familja e saj është e përbërë nga mamaja Marian, babai Frasier dhe vëllai i saj i madh Craig.

3. Ata jetonin në një dhomë të vetme e katin e dytë të një apartamenti, i cili i përkiste tezës së saj.

4. Babai i zonjës së parë Frasier Robinson, i cili vuan nga skleroza, në moshën 30-vjeçare ka punuar si hidraulik në një departament të ujit në Çikago.

5. Nëna e Michelle, është një shtëpiake, si dhe një edukatore mjaft e mirë për dy vajzat e saj. Vëllai Craig Robinson, tani është trajner i basketbollit në Universitetin e Oregon.

6. Vëllai e lejonte Michelle, të shikonte televizor vetëm një orë në ditë, por Michelle, arriti që të memorizojë çdo episod të “The Brady Bunch”.

7. Michelle Obama është pasardhëse e skellevërve. Prindërit e saj kanë pranuar se harxhonin shumë kohë të lirë duke luajtur me me tavull si dhe të lexonin ndonjë libër. Madje familja Robinson përpiqet që të hante gjithmonë darkën së bashku.

8. Duke ndjekur gjurmët e të vëllai ajo u largua nga shtëpia në vitin 1981 për të ndjekur universitetin e Princeton.
9. Michelle u diplomua në universitetin e “Harvard” në 1988 për juriste dhe më pas ajo shkoi të punonte në një firmë ligjore “Sidley Austin”.

10. Në verën e viti 1989 ajo u caktua të drejtoj një firmë dhe në këtë vit njohu një djalë afrikano-amerikan të quajtur Barack Obama.

11. Në këtë firmë Michelle u njoh me Barack Obamën dhe pas një takimi të shkurtër me të, ata të dy ranë dakord që të shkonin për një drekë. Të dy shpenzonin shumë kohë në institutin e rasteve në Çikago, duke pirë së bashku edhe kafe.

12. Barack Obama i ka kërkuar Michelle, që ajo të mund ta takonte atë më shpesh, por ajo në fillim ka refuzuar.

13. Michelle pasi ka parë që Obama ishte një djalë punëtor si dhe i lidhur me kishën, ajo mendoi që të shikonte atë me një tjetër sy.


14. Kur Obama drekoi me të në një restorant në vitin 1991 pas mbarimit të diskutimeve me Michelle dhe përfundimit të të ngrënit, zonjusha Robinson i pohoi të dashurit të saj se nevojitej që lidhja e tyre të bëhej serioze.

15. Propozimi për fejesë më në fund erdhi. Në një pjatë ishte një kuti dhe në brendësi të saj ishte vendosur unaza e fejesës, që Obama i kishte bërë të dashurës së tij Michelle që ajo të bëhej e fejuara e tij.

16. Zonja e parë në një periudhë të shkurtër humbi dy njerëz, të atin e saj si dhe miken më të ngushtë, e cila ishte 25 vjeç dhe vdiq nga kanceri.

17. Dhimbja e dy vdekjeve njëra pas tjetër e bindi atë që: Ishte koha për të jetuar për momentin dhe puna për të bërë diferencimin.

18. Pas kësaj Michelle vendosi që ishte koha për tu martuar me mashkullin e shpirtit të saj, Barack dhe Michelle Obama u martuan në 18 tetor 1992.

19. Michelle Obama ka punuar si asistente e Mayor Richard Daley, dhe më vonë u bë asistente për planifikimin dhe zhvillimin e qytetit.

20. Në vitin 1993 Michelle vendosi që të nis një epokë të re në Çikago, në AmeriCorps në programin e trajnimit të quajtur Public Allies. “Unë dua të kem një karrierë të motivuar nga pasioni dhe jo nga paraje, ka pohuar Michelle Obama.

21. Michelle Obama ka punuar në themelimin e një shoqatë për studentet dhe drejtore e personelit të komunikimit në Universitetin e Çikagos.

22. Në vitin 2002 Michelle emërohet drejtore ekzekutive për komunikimin dhe çështjeve të punës për qendrën e universitetit të mjekësisë.

23. Zonja e Parë e shtëpisë së Bardhë fitonte nga puna e saj 300 mijë dollarë. Michelle Obama ka qenë një nxitëse dhe një ndihmesë e madhe për integrimin e njerëzve me ngjyrë në fusha të ndryshme. Ajo ka dhënë ndihmesën e saj edhe në mjekësi.


24. Është krahasuar me ish-zonjën e parë Jacqueline Kennedy Onassis. Mediat amerikane thonë se “ato janë të ngjashme, janë të dyja të reja, të dyja me perla në qafë, të dyja kanë fëmijë të vegjël që do të enden në dhomat e shtëpisë së bardhë. Michelle i vjen rrotull hijeshisë së Kennedy”.

25. Michelle Obama përveç së është cilësuar si zonja e parë me ngjyrë në Shtëpinë e Bardhë ajo është cilësuar dhe si zonja e parë nënë.

26. Filmi i parë që ka parë çifti Obama pas njohjes së tyre në firmën ku punon ishte ai i regjisorit Spike Lee i titulluar “Do the Right Thing”.

27. Në maj të viti 2006, revista “Essence” e ka listuar Michelle Obamën në 25 gratë më gjallëruese në botë.
28. Në korrik të vitit 2007, revista “Vanity Fair” e radhiti në dhjetë njerëzit që vishen më mirë në botë.

29. Në shtator të 2007, revista “02138” e radhiti Michelle në vendin e 58, të 100 njerëzve që kanë qenë ish-nxënës në Havard dhe kanë pasur një influencë në të.

30. Një nga sekretet e Michelle Obamës është fortësia që ajo ka. Kjo e ka bërë që të ta marrë jetën me shumë ritëm.

31. “Nëse punon shumë në jetë për të arritur atë që do, që bota jote është një obligacioni jot, dhe ti do të thuash, unë do ta bëjë atë, dhe do t’i qerasësh njerëzit me dinjitet dhe respekt, edhe në qoftë se ti nuk i di këto dhe nuk je dakord me këto”, ka pohuar Michell Obama në një fjalim të mbajtur për zgjedhjet presidenciale në mbështetje të bashkëshortit të saj Barack Obama.
32. Michelle Obama nuk ka qenë asnjëherë e interesuar që të tërheqë vëmendjen e medias.

33. Në vitin 2008, kur Presidenti i porsazgjedhur, Barack Obama, bashkëshortja Michelle dhe dy vajzat e tyre, Malia dhe Sasha, dolën para turmës prej 200 mijë personash të tubuar në Çikago në nëntor të 2008-ës, familja i ngjasonte një familjeje të ëndrrave. “Nuk do të qëndroja sonte këtu para jush pa përkrahjen e mikut tim më të madh gjatë 16 viteve të kaluara, shtyllës së familjes sonë, pa dashurinë e bashkëshortes sime, Zonjës së re të Parë të SHBA-së, Michelle Obama”, kishte theksuar Obama në fjalimin e tij.
34. Presidenti i ri i SHBA-së përqafoi bashkëshorten dhe i pëshpëriti në vesh, ‘Të dashuroj‘. Në këtë moment, Barack dhe Michelle Obama nuk u bënë vetëm çifti i parë i SHBA-së, por i së gjithë botë.
35. Sipas intervistës së Obamës të thënë më 2008 në The Ellen DeGeneres Shoë, çifti nuk ka ndërmend të lindë fëmijë të tjerë.
36. Ata kanë marrë këshilla nga Laura Bush, Rosalyn Charter dhe Hillary Cliton si t’i rritin fëmijët në Shtëpinë e Bardhë.
37. Emri i koduar i Mishelle, caktuar nga shërbimet sekrete, është “Renaissance” (Rilindja).
38. Edhe pse Michelle Obama ka qenë pjesë e fushatave të të shoqit, ajo nuk iu bashkua gjithnjë atyre. Ajo shkëlqente me fjalimet e saj qysh në vitin 2007.
39. Në 2008-ën, Jennifer Hunter e Chicago Sun-Times shkroi për një fjalim të saj në Aiova (Iowa): “Michelle ishte një pishtar, duke shprehur një pasion të vendosur për fushatën e të shoqit, duke folur drejtpërdrejt nga zemra me gojëtari dhe zgjuarsi.”
40. Ajo shkruante se Michelle shkroi një marrëveshje në të cilën i shoqi hoqi dorë nga duhani në shkëmbim të përkrahjes së saj për kandidimin presidencial.
41. Gjatë fushatës ajo ka folur për racat dhe shkollimin, duke e përdorur si kuadër përkatësinë e saj si nënë. Në fillim të fushatës ajo konsiderohej më pak e famshmja e grave të kandidatëve presidencialë demokratë. Por që atëherë ajo dëshmoi një humor ironik dhe tregonte bukur për jetën e familjes Obama.
42. Me rritjen e figurës së të shoqit në sytë e publikut, ajo u bë pjesë e “pop-culture”. Në maj 2006, revista Magazine, e renditi atë mes “25 of the World’s Most Inspiring Women” (25 grave më frymëzuese të botës). Në korrik 2007, revista Vanity Fair, e renditi mes “10 of the World’s Best Dressed People” (10 njerëzit më mirë të veshur të botës).
43. Ajo u rendit edhe në listën e grave më bukur të veshura të botës, në revistën People më 2008. Kjo revistë e vlerësonte për “pamjen klasike dhe konfidente”.
44. Pas një viti si Zonjë e Parë ajo mori rolin e saj të parë udhëheqës në një iniciativë mbarëkombëtare të administratës. Synimi i saj ishte të bëhet përparim në çrrënjosjen e prirjes së shekullit të 21-të për mbipeshën e fëmijëve.
45. Ajo e titulloi lëvizjen e saj “Let’s Move” (le të lëvizim). Kjo lëvizje nuk i vë në hije përpjekjet e saj në fusha të tjera si mbështetja ndaj familjeve të ushtarëve, ndihma ndaj grave për të baraspeshuar familjen dhe karrierën, ndihma ndaj arteve dhe shkencave, propagandimi i ngrënies së shëndetshme për fëmijët dhe familjet amerikane e tjerë.
46. Ajo ka fituar famë në mbarë vendin lidhur me ngrënien e shëndetshme duke punuar për herë të parë kopshtin e perimeve të Shtëpisë së Bardhë që nga koha kur Eleanor Roosevel ishte Zonjë e Parë e Amerikë.
47. Së fundmi në media kanë dalë spekulime për një krisje në lidhjen mes Barack dhe Michelle Obama-s.

48. Herën e fundit kur ishin bashkë në publik, në ceremoninë kushtuar Nelson Mandelës, Zonja e Parë nuk dukej aspak e kënaqur nga fakti që i shoqi dy karrige me tej qeshte e shkrepte poza “selfie” me kryeministren daneze Helle Thorning-Schmidt.
49. Sipas tabloidëve amerikanë, çifti i artë i Uashingtonit ka probleme qe shkojnë përtej shikimeve kërcënuese. Kështu ‘National Enquirer’ pretendon se martesa e tyre 21-vjeçare po kalon sprova të mëdha pas zbulimit të zonjës Obama se truprojat e shërbimit sekret kanë mbuluar tradhtitë e bashkëshortit. Shtëpia e Bardhe deri tani nuk ka bërë asnjë koment.
50. “Enquirer” shkon deri aty sa të profetizojë se Michelle ka ndërmend të qëndrojë ne krah të të shoqit deri në fundin e Presidencës. Pas kësaj ai do te shkoje ne Hauai ku është rritur, ndërsa ajo do të qëndrojë ne Uashington me fëmijët.

Related

Suplement 5490038843177172599

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item