“Hitleri vdiq në Brazil në moshën 95-vjeçare”

Mendohet se ka vrarë veten më 30 prill 1945 në një bunker të Berlinit pasi kuptoi që Gjermania kishte humbur Luftën e Dytë Botërore, por një...

Mendohet se ka vrarë veten më 30 prill 1945 në një bunker të Berlinit pasi kuptoi që Gjermania kishte humbur Luftën e Dytë Botërore, por një libër i ri thotë se Adolf Hitleri u arratis nga bunkeri dhe vdiq në vitin 1984 në moshën 95-vjeçare, në një qytezë të vogël braziliane në kufi me Bolivinë. 

Për ta vërtetuar këtë gjë, autorja e librit publikon edhe një fotografi të një burri me një grua braziliane, por fytyra e burrit nuk duket aspak qartë. Gruaja në foto quhet Cutinga dhe sipas autores Simoni Renee Guerreiro Dias, Hitleri u lidh me të për të treguar se nuk urrente çdo person që nuk ishte i racës ariane.


Libri me titull “Hitleri në Brazil, jeta dhe vdekja e tij” thotë se Hitleri jetoi me emrin Adolf Leipzig në qytezën Nossa Senhora do Livramento dhe njihej mes banorëve si “plaku gjerman”.

Akademikët në Brazil e kanë konsideruar këtë teori si “krejt të pavlerë”. Candido Moreira Rodrigues, një profesor historie në Universitetin Federal të Mato Grosso, tha: “Të gjithë njësoj janë këta njerëz që i thonë vetes historianë dhe dalin me teorira se Hitleri ka jetuar në Amerikën Latine.”

Tre vite më parë, autorët Gerrard Williams e Simon Dunstan kanë publikuar një libër ku ngrenë teorinë se Hitleri ka jetuar në Argjentinë së bashku me të dashurën e tij Eva Braun, me të cilën pati dy vajza. Sipas tyre, Adolf Hitleri vdiq në vitin 1962, në moshën 73-vjeçare./ Top Channel

Related

Libri 3215010968278114664

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item