Terrori: Përse tigrat indianë po vrasin njerëz?
Rreth 1700 tigra kanë mbetur në pjesët e egra të Indisë. Në pesë javët e shkuara, 17 njerëz në katër shtete janë vrarë nga tigrat Në vendin ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/01/terrori-perse-tigrat-indiane-po-vrasin.html
Rreth 1700 tigra kanë mbetur në pjesët e egra të Indisë. Në pesë javët e shkuara, 17 njerëz në katër shtete janë vrarë nga tigrat
Në vendin që është shtëpi e popullatës më të madhe të tigrave në botë, pak gjëra e lëkundin mendimin e publikut më shumë se një “njeringrënës”.
Me 17 njerëz ta vrarë nga tigrat në pesë javët e shkuara në katër shtete indiane si Uttar Pradesh, Karnataka, Tamil Nadu dhe Maharshtra, banorët e inatosur po kërcënojnë se do të marrin ligjin në duart e tyre.
Për ata që nuk e kanë të njohur si eksperiencë, asgjë nuk mund ta përshkruajë terrorin e të jetuarit në frikën e një tigri “njeringrënës”.
Në distriktin Nilgiri, shkollat janë mbyllur prej një jave. Shumica e atyre që jetojnë atje janë punëtorë me paga të përditshme, të cilët nuk mund të dalin për të shkuar në punë. Nëse terrori i tigrit vazhdon edhe më gjatë, familjet më të varfra do të fillojnë të vdesin urie.
Kurthe kafazesh dhe kamera të fshehta janë vendosur në të gjitha vendet. Gjurmues dhe veterinarë me armë qetësuese po kërkojnë nëpër të gjitha pyjet hipur mbi elefantë.
Nuk është kurrë e lehtë të luftosh një tigër që e ka humbur frikën ndaj njerëzve. Në fakt, shumica e sulmeve mbi njerëzit janë takime të rastësishme që kanë shkuar gabim. Viktima të këtyre sulmeve aksidentale rrallë janë tërhequr me vete nga tigrat si pre apo ngrënë në kuptimin e plotë të fjalës. Seritë e sulmeve mbi njerëzit janë treguese të seriozitetit të njeringrënësve mbi këtë çështje.
Një tigër zakonisht bën një vrasje të përmasave të mëdha një herë në javë. Për 1700 tigrat e Indisë, kjo do të thotë 85000 vrasje në vit. Nëse njerëzit do të ishin pjesë natyrore e ditës së tigrave kjo do të përkthehej në 85000 njerëz të vrarë.
E vërteta është se më pak se 85 njerëz janë vrarë apo lënduar aksidentalisht në një vit nga tigrat vendas. Shifrat janë më të vogla krahasuar me pickimet e gjarpërinjve ose të transmetimit të virusit të rabies nga kafshët te njeriu nëpërmjet pështymës.
Akoma, tigrat mbesin makineritë vrasëse më të frikshme në perceptimin e publikut. Njerëzit nuk arrijnë ta bëjnë dallimin mes një vrasjeje aksidentale apo një vrasjeje të planifikuar. Sipas ligjit, shefat e departamentit të jetës së egër mund ta deklarojnë një tigër njeringrënës dhe të lejojnë vrasjen e tij. Shoqatat nga ana e tyre ngulin këmbë në kapjen gjallë të tigrave dhe jo në vrasjen e tyre.
Shumë tigra
Tigrat që bëjnë konflikte me njerëzit kanë më shumë gjasa të jenë tigra që e kanë kaluar periudhën e miturisë, por nuk kanë zhvilluar akoma karakteristika të të rriturve ose tigra të vjetër të lënduar që janë përzënë nga habitati i tyre. Të rinjtë mund të jenë duke u përpjekur të gjejnë territore të reja. Njeringrënësi i kapur në Karnataka më 5 dhjetor ishte një mashkull 12-vjeçar, pra e kishte plotësuar jetëgjatësinë që pritet në jetën e egër. Ai që u kap më 2 janar ishte një 8-vjeçar me plagë në shpatulla dhe brinjë.
Të tilla kafshë të dobëta, nuk do të mbijetonin edhe për shumë gjatë në jetën e egër, ndaj nuk bën ndonjë ndryshim fakti nëse do të vriteshin apo do të dërgoheshin në kopshtin zoologjik, shprehen ekspertët.
Këta shpresojnë që vala e zhurmës që po bën publiku i trembur mbi vrasjet e kryera prej tigrave, të mos i nxisë autoritetet të nguten në shpalljen e tigrave si njeringrënës, gjë që do t’i çojë ata drejt vrasjes.
“Çdo njeringrënës i konfirmuar duhet të eliminohet, por jo tigrat që vrasin aksidentalisht dikë për vetëmbrojtje. Kopshtet zoologjike kanë që tani shumë tigra”, thotë dr. Xhorxh Shaller, biologu kryesor i kësaj fushe në botë.
Ndërkohë, jeta është në pritje në fshatrat e terrorizuar të Indisë. Kërkimi për njeringrënësit vazhdon.