15 fakte interesante rreth ëndrrave

Ëndrra është një nga përvojat më misterioze dhe njëkohësisht më interesante në jetën tonë. Gjatë Epokës Romake disa ëndrra dorëzoheshin edhe...

Ëndrra është një nga përvojat më misterioze dhe njëkohësisht më interesante në jetën tonë.
Gjatë Epokës Romake disa ëndrra dorëzoheshin edhe në Senatin Romak për analizë dhe interpretim, sepse mendohej se ishin mesazhe nga Perënditë. Interpretimi i ëndrrave shpesh përcaktonte se si të vepronin në beteja dhe fushata udhëheqësit ushtarakë!
Përveç kësaj, është e njohur gjithashtu, se shumë artistë kanë marrë idetë krijuese nga ëndrrat e tyre.
Por, çfarë dimë në të vërtetë për ëndrrat tona?
Ja 15 fakte interesante rreth ëndrrave!

1. Ne harrojmë 90% të ëndrrave tona
Brenda 5 minutash pas zgjimit gjysma e ëndrrës është harruar. Ndërsa për 10 minuta, 90 % e saj është zhdukur.

2. Njerëzit e verbër gjithashtu shohin ëndrra
Njerëzit që u bënë të verbër pas lindjes mund të shihnin imazhe në ëndrrat e tyre. Njerëzit të cilët kanë lindur të verbër nuk shohin imazhe, por kanë ëndrra po aq të gjalla që përfshijnë shqisat e tyre të tjera të shëndosha, aromën, kontaktet dhe emocionin.

3. Gjithkush ëndërron
Çdo qenie njerëzore ëndërron (përveç rasteve të çrregullimit të madh psikologjik). Nëse mendoni se nuk keni ëndërruar, thjesht keni harruar ëndrrat tuaja.

4. Në ëndrrat tona ne shohim vetëm fytyrat që njohim
Mendja jonë nuk shpik fytyra. Në ëndrrat tona, ne shohim fytyrat e vërteta të njerëzve të vërtetë, që kemi parë gjatë jetës sonë, por nuk mund t’i njohim ose t’i kujtojmë. Ne kemi parë qindra-mijëra fytyra gjatë gjithë jetës sonë, kështu që kemi një furnizim të pafund për trurin tonë, që mund ta shfrytëzojmë gjatë ëndrrave.

5. Jo të gjithë ëndërrojnë me ngjyra
Rreth 12 % e njerëzve ëndërrojnë vetëm bardhezi, ndërsa pjesa e mbetur me ngjyra të plota. Studimet nga 1915 deri në 1950 pohuan se shumica e ëndrrave ishin bardhezi, por këto rezultate filluan të ndryshojnë në vitet 1960. Sot vetëm 4.4 % e ëndrrave të njerëzve nën 25 vjeç janë bardhezi. Hulumtimet e fundit kanë sugjeruar se këto rezultate ndryshimi mund të lidhen me periudhën kur u kalua nga TV bardhezi në atë me ngjyra.

6. Ëndrrat janë simbolike
Nëse keni parë ëndërr për një subjekt të veçantë, ajo ç’ka ndodh vërtet nuk është shpesh njësoj si ëndrra. Ëndrrat flasin në një gjuhë thellësisht simbolike. Çfarëdo simboli që zgjedh ëndrra juaj ka pak gjasa të jetë një simbol për veten e saj.

7. Emocionet
Emocioni më i zakonshëm në ëndrra është ankthi. Emocionet negative janë më të zakonshme se ato pozitive.

8. Ju mund të shihni 4-7 ëndrrat në një natë.
Mesatarisht ju mund të ëndërroni rreth një apo dy orë çdo natë.

9. Edhe kafshët ëndërrojnë
Studimet janë bërë tek kafshë të ndryshme dhe të gjitha tregojnë të njëjtat valë të trurit gjatë ëndërrimit në gjumë, ashtu si njerëzit. Shihni një qen duke fjetur diku. Putrat e tij lëvizin sikur do të vrapojnë dhe nxjerrin disa tinguj sikur po përpiqen të kapin diçka në ëndërr.

10. Paraliza e trupit
Lëvizja e shpejtë e syve në gjumë është një fazë normale e gjumit, karakterizuar nga lëvizje të shpejta të syve. Kjo dukuri në njerëzit e rritur në mënyrë tipike zë 20-25% të totalit të gjumit, rreth 90-120 minuta gjumë në një natë.
Gjatë këtij procesi trupi është i paralizuar nga një mekanizëm në tru për të parandaluar lëvizjet që ndodhin në ëndërr, pra për të mos lëvizur trupi fizikisht. Megjithatë, është e mundur që ky mekanizëm të jetë shkaktuar para, gjatë, ose pas gjumit normal ndërsa truri zgjohet.

11. Inkorporimi i ëndrrave
Mendja jonë interpreton stimujt e jashtëm, që shqisat tona e kanë bombarduar dhe kur ne jemi në gjumë i bëjnë ato një pjesë të ëndrrave tona. Kjo do të thotë, se ndonjëherë në ëndrrat tona ne dëgjojmë një zë nga realiteti dhe e inkorporojmë në një mënyrë. Për shembull, ju mund të ëndërroni se jeni në një koncert, ndërsa vëllai juaj është duke luajtur një kitarë ndërkohë që flini.

12. Burrat ëndërrojnë ndryshe nga gratë
Meshkujt kanë tendencë të ëndërrojnë më shumë për meshkuj të tjerë. Rreth 70% e karaktereve në ëndrrës së një burri janë burra të tjerë. Nga ana tjetër, ëndrra e një gruaje përmban pothuajse numër të barabartë të burrave dhe grave. Përveç kësaj, meshkujt në përgjithësi, kanë emocione më agresive në ëndrrat e tyre, se sa femrat.

13. Ëndrrat parashikuese
Rezultatet e disa anketave nëpër grupe të mëdha të popullsisë tregojnë se 18%-38% e njerëzve kanë përjetuar të paktën një ëndërr parashikuese dhe 70 % kanë përjetuar Deja Vu. Përqindja e personave që besojnë ëndrrat parashikuese është edhe më e lartë – duke filluar nga 63% deri në 98%.
Parashikimi i referohet perceptimit që përfshin marrjen e informacionit në të ardhmen, që nuk mund të konkludohet nga informacioni që kemi aktualisht në dispozicion.

14. Nëse gërhisni, nuk mund të ëndërroni
Ky fakt është përsëritur gjithandej, edhe pse pak i dyshimtë, sepse nuk janë gjetur ende prova bindëse shkencore për ta mbështetur atë.

15. Ju mund të përjetoni një orgazmë në ëndërr
Ju nuk mund të keni marrëdhënie seksuale në një ëndërr si në jetën tuaj të vërtetë, por mund të përjetoni një orgazmë po njësoj.

Related

Psikologji 7988461826795323310

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item